Ballina | Për Ne

MALESIA.ORG

Portali "Malesia.Org - Malësia në Internet" me qendër në Tuz të Malësisë lindi me 14 shtatorë të vitit 2000.
Shërbimet tona sigurojnë mbulimin e çështjeve të përditshme nga Malësia por edhe trevave tjera shqiptare në Mal të Zi përfshirë politikën, çështjet sociale,  shoqërore e aktivitete të ndryshme. Gjithashtu mbulojmë lajmet më të rëndësishme nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora.


Portali ynë është i pavarur nga struktura politike dhe shtetërore e Malit të Zi apo  ndonjë shteti tjetër.
Malesia.Org është portal jo-profitabil dhe mirëmbahet e financohet nga vet stafi dhe ndihma e donatorëve. 

Në kuadër të portalit funksionon chati (dhoma virtuale, ku përdoruesit nga krejt bota komunikojnë e shoqërohen), si dhe forumi (në të cilin debatohen tema nga më të ndryshmet).

Mbas një punë disa vjeçare portali ynë gjendet në mesin e portaleve më të vizituar shqiptarë.

LEGALE

Drejta e autorit

Ndalohet publikimi, emetimi dhe ridistribuimi i materialit (shkrime, foto, video) nga faqet tona në çfarëdo forme, pa lejen paraprake nga Malesia.Org, përndryshe do të konsiderohet si shkelje ligjore.
Ne respektojmë të drejtën e autorit dhe për çdo material të huazuar japim kredinë e duhur autorit.

Të dhënat e përdoruesve

Ne nuk mbledhim as shpërndajmë kurrfarë të dhënash të përdoruesve të ueb-faqes tonë.
IP e çdo vizituesi regjistrohet automatikisht në serverin tonë dhe ajo përdoret ekskluzivisht për funksionimin dhe sigurinë e faqes sonë. Në asnjë mënyrë IP-të nuk ndahen me palën e tretë, përveç nëse kërkohet nga institucione ligjore.

 

Programuar nga nderto.com INC.