Portali i pavarur në gjuhën shqipe në Mal të Zi “Malësia.org”

malesia org koha javore14 vjetë informim në gjuhën amëtare

Portali i vetëm online në gjuhën shqipe në trevën e Malësisë ka shënuar para pak ditësh katërmbëdhjetë vjetorin e ekzistencës. Ky portal ka luajtur rol mjaft të rëndësishëm në informimin e opinionit të gjërë vendas dhe atyre përtej oqeanit Atlantik për jetën dhe veprimtarinë e shqiptarëve në trevën e Malësisë dhe më gjërë.
Mediumi në fjalë edhe pse fillimisht ka funksionuar në kushte të pafavorshme materiale, ai me kalimin e viteve ka vijuar të zgjeroj misionin e tij informues me shumë rubrika gazetareske, fal kontributit financiar që kanë dhënë bashkëmalësorët në SHBA për t’a ruajtuar dhe mirëmbajtur këtë portal të vetëm dhe të pavarur shqip në Mal të Zi.

I pyetur se si erdhi deri tek ideja e krijimit të një dritare të tillë informuese, kryerdaktori i kësaj faqe online, Robert Gj. Ivezaj u shpreh, “Malësisë i mungonte një dritare në internet në kohën kur ai ishte përpahur në këtë pjesë të botës, e sidomos të shprehurit e fjalës së lirë (medias) shqipe në këtë trevë, pikërisht kjo nevojë më shtyu në themelimin e portalit. Qëllimi ishte te krijohet një portal informativ-kombëtarë përmes të cilit diaspora dhe trevat mbarëshqiptare do të jetë më pranë Malësisë duke u informuar dhe njohur me zhvillimet politiko-sociale dhe në përgjithësi me realitetin në Malësi, si dhe mundësia që organizatat/shoqatat, intelektualët, subjektet politike, dhe individ të shprehin opinione ë ndryshme”, theksoi Ivezaj.

Në vitin 2000 kur u krijua ky portal, ai ishte shumë i frekuentuar për informim dhe argëtim nga vizitorë të web-it pasi në atë kohë mungonin rrjetet sociale si facebook, twitter, instagram, etj. Ndër arritjet e këtij portal në atë kohë ishte se për herë të parë përmes kësaj faqe u hap komunikimi mes komunitetit malësorë në vendlindje dhe atij në diasporën shqiptare. Misioni i raportimit të këtij portali ka qenë dhe mbetet informimi i drejtë dhe i paanshëm me ngjarjet e rëndësishme të jetës politike, sociale e kulturore në Malësi, ku fjala e lirë sipas kryredaktorit, zënë ghithmonë vendin e parë.

“Portali ka një mision më shumë se shpërndarjn e informacionit, ai ndjekë një politikë redaktuese të karakterit kombëtarë përmes së cilës ndikohet ne krijimin dhe vetëdijesimin e opinionit publik, theksoi Ivezaj.
Ngjarjet të cilat kanë qenë dhe mbetën më primare për këtë webfaqe online janë ato të raportimit mbi situatën politike, sociale e ekonomike e sidomos për një shoqëri ku sipas Ivezajt pabarazia është ende evidente tek shqiptarët në Mal të Zi.
Të krijosh në portal sipas thelemuesit të tij, nuk është vështirë por mirëmbajtja e tij siç tha, kërkon punë, guxim, kohë e përkushtim.

“Portali ynë është jo-fitimprurës dhe duke u nisur nga logjika se ai funksionon në bazë vullnetare, ky mision nuk është aspak i vështirë. Por, në anën tjetër edhe përkundër vullnetit të mirë dhe guximit, ka vështirësi. Shumë herë për shkak të obligimeve dhe kohës së kufizuar nuk kemi mundësi të jemi prezent në çdo vend ku e kërkon kjo punë. Mijëra lexues në ditë janë përkrahja dhe shpërblimi më i mire për punën që bëjmë, dhe kjo na motivon edhe më shumë”, theksoi më tej Ivezaj.

Ndërkaq viteve të fundit për ruajtjen dhe mirëmbajtje e kësaj webfaqeje, kontributin e tyre e kanë dhënë disa organizata dhe grupe individësh në diasporë në Michigan dhe New Jork të cilët kohë pas kohe e kanë ndihmuar dhe ndihmojnë këtë portal në realizimin e misionit të tij duke u lehtësuar shpenzimet pjestarëve të stafit që deri atëherë i kryenin ata.

Në pyetjen e Koha Javore se sa vështire është të mbijetoj një portal i pavarur shqip në Mal të Zi?, Ivezaj përgjigjet, “Përkudër vështirësive kadrovike profesionale që për arsye financiare i mungojnë portalit tonë, duhet potencuar aspektin politikë dhe shikuar nga ky këndvështrim mediat në këtë shtet nuk janë në gjendje aspak të volitshme, dhe ky është një problem serioz dhe i njohur për opinionin vendas dhe ndërkombëtarë. Sipas organizatës me seli në Francë, me veprim ndërkombëtarë, “Reporters Without Borders” e cila merret me problemin e lirisë së shtypit dhe ka statusin konsulent pranë Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-se, liria e shtypit në Mal të Zi renditet ndër më te centralizuarat në Evropë, ku në statistikën e fundit nga shtetet evropiane më keq renditet vetëm Bjellorusia, dhe ky trend negativ është në rritje. Në vitin 2009 Mali i Zi renditej në vendin 77, në vitin 2010 në vendin 105, viti 2011/2012 në vendin 107 dhe në vitin 2013 renditet në vendin 113. Nisur nga ky fakt, imagjino se si do të renditej liria e shprehjes tek shqiptarët në këtë shtet. Pra, përpos vullnetit e kohës kërkohet edhe guximi i cili mund të ju mbyllë dyert për një perspektivë”, përfundoi Ivezaj.

Portali në fjalë ka gjithsej nëntë rubrika apo kategori .Portali edhe në të ardhmën do vijoi misionin e tij infomues me qëllim përmirësimin dhe ngritjen e nivelit raportues.

Marrë nga “Koha Javore”  (18 shtator 2014)