Portieri nga Tuzi në testim te Empoli

Nikolle VulajPortieri shqiptar nga Tuzi 20 vjeçari Nikollë Vulaj me datën 21 shatorë dë të udhëtoj drejt Italis ku do qëndrojë disa ditë në testime te ekipi i Seria A Empoli.

Vulaj në këtë intervistë fletë për periudhen e veshtirë të cilen e kalojë kur ishte pjesë e ekipit malazez Buducnost, poashtu fletë edhe per ëndrren e ti të madhe që një ditë të veshë fanellën kuq e zi të kombëtares shqiptare.

Si ka nisur karriera juaj sportive?

Karrieren e kam filluar në KF Hat-Trik në Malësi pastaj kam vazhduar në Buduqnost të Podgorices ku kam luajtur për U17,U18 dhe për ekipin e parë. Nuk mund të flasë për Buducnost e mos ta permend sa te veshtire e kampa të luej aty, ku të gjithe ishin serbo-malazez. Trajnerat sme lejonin te luej edhe pse isha 100 her më i mirë se ai portieri tjeter që aktivizohej. Por as kjo gjë shum e veshtire per mua psiqikisht nuk me ndaloj të tregoj talentin.

Pjesë e cilit ekip jeni momentalisht?

Tani jam në SHBA dhe luej për NY Cosmos U20, ekip ky në të cilin luan dhe ishë legjenda e Real Madridit Raul Gonzales.

Ekipi italian Empoli ka shprehur interesim për ju?

Paraqitjet e mira që i kam bërë me NY Cosmos u ka ra në sy drejtuesve të Empolit të cilet më kan kontaktuar përmes menaxherit tim dhe nga data 21 shtatorë do jem në testime te ky ekipë.

Cila është ëndrra juaj?

Ëndrra ime si e çdo fudbollistit shqiptar edhe pse jam i lemë dhe i rritur në Mal të Zi është që një dit ti mbroj ngjyrat kuq e zi të flamurit ma të bukur në botë. Edhe pse kam pasaporten e Amerikes të cilet marrin pjes ne çdo kampionat boteror dhe janë të sukseshem, kurr edhe asnjëherë nuk do ta prenoja të luajë për ta para Kombetares Shqiptare.

E ndjekni Kombëtaren Shqiptare dhe a keni pasur ndonjë kontakt nga FSHF-ja?

Po e ndjeki me vemendje çdo ndeshje, kontakte skam pas ende me FSHF por shpresoj që në të ardhmen edhe kjo të ndollë.

Portieri i juaj i preferuar është ?

Portieri im i preferuar gjithmone ishte Van Der Saar i Holandes

Intervistoi:Anton Gjokaj