Presidenti Bujar Nishani, do të vizitojë Tuzin

Bujar NishaniTë hënën dhe të martën, më 23 dhe 24 mars, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani, vjen në vizitë zyrtare në Mal të Zi. Të hënën presidenti Nishani do të takohet me presidentin e Malit të Zi Filip Vujanovic, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë malazez. 

Pas takimit në Podgoricë, Nishani do të vizitojë Tuzin, me ç’rast do të vizitojë në Komunën urbane të Tuzit si dhe Shkollën Fillore në Tuz.
Pritet që një ditë më vonë, të martën më 24 mars, kryetari shqiptar të vizitojë edhe komunën e Ulqinit.

Mirë se vjen Kryetari ynë! /MALESIA.ORG/