Prof. dr. Kalaj fiton Çmimin për projektin shkencorë më të suksesshëm

Prof. Dr. David Kalaj

Ministria e Shkencës e Malit të Zi para disa ditëve ka përzgjedhur fituesit e çmimeve vjetore për arritje shkencore në vitin  2012.

Çmimi për drejtuesin e projektit shkencor-hulumtues dhe ekipit hulumtues i ka takuar prof. dr. David Kalaj nga Tuzi, njofton Kohapress. Ai ka realizuar projektin më të suksesshëm në nivelin shtetërorë për vitin 2012, me ç’rast fitoi çmimin me vlerë prej 5000 euro.

Kalaj është profesor në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore dhe udhëheqës i Programit Studimor për përgatitjen e mësuesve në gjuhën shqipe në Universitetin e Malit të Zi në Podgoricë.
Punimet shkencore të dr. Kalaj shpesh janë publikuar në revistat shkencore më prestigjioze botërore. /Malesia.Org/

 

Abonohu tek RSS Feeds të ketij komenti në këtë artikull

15 Përgjigje

  1. Urime Doktor
    Krenohemi me ty, te ruajt zoti ty dhe familen.

  2. Urime dhe pun te mbar vllau jon nga Malesia Dr David Kalaj, ne jemi krenar me juve qe arritni kaq mir ne shkenc. Tani ne presim se do te jepni konrtibute edhe ne ceshtjen ton te shenjte kombetare.Urime personale,familjare dhe shoqerore. Tung me deshior qe shum shqiptar nga trojet tona te marrin shembullin tuaj dhe te marrin grada dhe tituj shkencor.URIME

    • Urim Profesor. Sa i perket kontributit, qe z. Pasqyra e ngjarjeve kerkon (ne aspektin kombetar), mendoj se ky vec eshte dhene nga Profesori. Ky eshte Profesor e politikan. Cka don politike me afirmative sesa ky cmim? Gjithkush ne profesionin e vet, Pasqyre

  3. David, te uroj nga zemra per sukseset dhe arritjet ne profesion dhe karriere. Malesia dhe kombi ka shume nevoje per ciftin tend qe t’na mundesohet haprimi perkrah popujve te zhvilluar, dhe per te arritur ate stad,domosdo na duhet nje pune e madhe. Sokrati ka thene: ” Eshte vetem nje hyjni qe eshte dija, eshte vetem nje djall qe eshte injoranca”. Ky artikulim eshte me se aktual per ne.

  4. URIME! MË TË SINQERTA Pof, Dr, DAVID KALAJ! PËR ÇMIMIN PËR PROJEKTIN SHKENCOR MË TË SUKSESHËM. ME JU JEMI KRENAR TË GJITH MALËSIA E MADHE E MË GJER. NA NDEROVE, ZOTI U NEROFT. shtjefën ivezaj nga MALËSIA E MADHE.E TUZIT.

  5. Davidi, per dadhim nga te tjeret, puna shkencore dhe inovacionet jane primare. Titujt, gradat dhe lavdresat per te jane sekondare.
    Kjo eshte vecoria e Davidit qe perputhet me karakteristiken e shkencatarve real dhe te mirefillte qe bejn ndryshime konkrete ne jeten e nje shoqerise.

  6. pa nivelin e lart te arsimit, pra gradat shkencore te larta sigurisht se nuk mund te vihet as ne shprehje te inovacionet, hulumtimet etj ne shkence.
    Urime Dr Kalaj.

  7. ato ma se mirit e demonstrojn gradat e larta shkencore

    • Davidi eshte i fokusuar me shume ne inovacione se ne grada, ata e dallon prej disa te tjereve. Davidi nuk ka nevoj te shtroj dikujt ndonje darke apo te lusi ndokend qe t’i ngrisin titullin.

  8. I dashtun David,

    Prano urimet me te sinqerta per sukses te arritur. Shpresojme qe se shpejti ndegjojme edhe per suksese tua te tjera.

    Me shume respekt dhe nderim,
    Martin Berishaj, Lublanë

  9. urime ma te sinquerta ne suksein tuai. Gezohem kur Malesoret perparojne ne Malesi e gjetiu. Sukses.

  10. Z. dr David,
    Urimet e mija te sinqerta me rastin e shperblimit te Radhes ne lamin e Shkencave Matematikore .Shpresoj se ju do te jeni inspirim i madh per gjeneratat e reja te Malesorve dhe Shqiptarve JU kete e keni arritur me pune ,modesti dhe talent te rradhe.
    Sendet dhe sukses edhe ne te ardhmen.

    Deda Juncaj, Michigan

  11. z.dr. David Kalaj.
    urimet e mija ma te sinqerta per suksesin tuej qe keni arrit.
    asht kenaqsi kur ndegjojme qe nje Malesor mbrrin kulminacionin e tille sikur se keni arrit ju. Nuk asht e cuditshme aspak suksesi juej se rjelle nga nje familje te gjithe me shkolle dhe me sa me duket mue mos jam i informuem gabim bile 2 antare nga shtepia juej me titulle.Dr.
    pra edhe i here Urime dhe sukse edhe ma tutje ne punen dhe jeten tuej.
    ju pershendes.

  12. Djali i Martin Lekes Kalaj te uroj kete lemi shkencore dhe turoj shendet .

  13. RRnoft lirija e fjales e demokracija Malesis.