Qeveritë shqiptare mblidhen në Kukës (Video)

flamuri-stadiumMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë, Erion Veliaj, ka bërë me dije se dy qeveritë shqiptare, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të zhvillojnë mbledhjen e ardhshme të përbashkët më 16 prill.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare do të zhvillohet në Kukës, ndërsa këtë njoftim, ministri Veliaj e dha derisa po vizitonte bizneset në qytetin e Shkodrës.

Ministri Veliaj ka hedhur poshtë çdo aludim se qeveria Rama po investon më shumë në jug sesa në veri.

“Është një qeveri e të gjithë shqiptarëve. Ka financuar aq projekte në Shkodër sa ç’ka financuar dhe në Gjirokastër. Për ta provuar këtë, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen në Kukës me rastin e 15-vjetorit të eksodit të madh kosovar”, tha ministri.

Në qytetin e Kukësit, më 16 prill, është menduar të organizohet edhe një festë e madhe Shqipëri-Kosovë, për të përkujtuar 15-vjetorin e eksodit kosovar.

“Njësoj si 15 vite më parë, jemi BASHKË!”, është motoja e spotit të lansuar për këtë qëllim nga qeveria që mund ta shihni më poshtë: