Qyteti i New York-ut stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit (Foto)

flamujt ny 02New York 800, në Tuz asnjë

Më shumë se 800 flamuj shqiptarë janë vendosur që disa ditët e fundit në rrugët kryesore në qytetet Staten Island dhe Bronx të New York-ut.

Është viti i pestë më radhë që Bronx, lagja më e madhe e shqiptarëve të New Yorku-t, zbukurohet me flamujt shqiptarë në të gjitha rrugët kryesore.

Këtë vit është edhe ishulli Staten Island i cili është përfshirë në festimet e nëntorit, rrugët e të cilit janë mbushur përplot flamuj shqiptarë.

Flamujt kuq e zi mund të vërehen kudo; pranë shtëpive, klubeve, lokaleve dhe bizneseve të shqiptarëve.

Jo se mund të krahasohojmë, sepse shumica dërmuese e shqiptarëve në SHBA  janë imigrant, gjenerata e parë dhe e dytë, kurse shqiptarët në Malësi janë në troje të veta shekullore, por në rrugët e Tuzit nuk është shtuar asnjë flamur shqiptarë. Shqiptarët këtu festojnë të mbyllur… /MALESIA.ORG/

flamujt ny flamujt ny 04 flamujt ny 03 flamujt ny 02 flamujt ny 01