Radulovic kërkon të zbulohen organizatorët e tifozëve Shqiptarë

tifozat-rrogathNënkryetari i Parlamentit malazez, Branko Radulovic, ka njoftuar se do të iniciojë mbledhjen e Kolegjiumit ku do të kërkojnë nga organet gjyqësore shqyrtimin e organizimit të tifozëve të Kombëtares Shqiptare, të cilët të martën në mbrëmje festuan pas ndërprerjes së ndeshjes në mes të Serbisë dhe Shqipërisë.

Deputeti tjetër i Frontit Demokratik Emilo Labudovic ka kërkuar të reagojnë organet përgjegjëse dhe të dënohen organizatorët e tifozëve në Tuz – Malësi, Ulqin dhe Plavë. Ai mendon se kjo është çështje serioze e sigurisë.

Përkujtojmë se tifozët shqiptarë festuan në të gjitha trojet shqiptare në rajon si dhe në qytetet evropiane, e deri në SHBA, por në Mal të Zi festimet si dhe çdo aktivitet në të cilin theksohet identiteti kombëtarë shqiptar, kjo në medie dhe në shoqërinë civile paraqet “çështje serioze të sigurisë”. /MALESIA.ORG/