Rezultati paraprak i zgjedhjeve në territorin Malësisë

Këshilli Shtetërorë i Zgjedhjeve sot shpalli rezultatet paraprake të zgjedhjeve presidenciale për të gjitha vendvotimet në Mal të Zi.

Duke u bazuar në të dhënat e KShZ-së, në territorin e KU TUZ / Malësisë, me 24 qendra votimi, me të drejtë vote ishin të regjistruar 10.418 qytetarë të Malësisë. Nga këta, 5.102  apo 49 % votuan, kurse 5.316 apo 51 %  qytetarë me të drejtë vote nuk votuan.

Kandidati i DPS-së, Filip Vujanovic fitoi 4.312 vota kundrejt kandidatit opozitarë Miodrag Lekic i cli fitoi 522 vota.
Numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 268.

Nëse bëjmë krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, vërejmë se partia në pushtet DPS, ka ruajtur përkrahjen në Malësi. Megjithatë, bie në sy pjesëmarrja në votime, ku vitin e kaluar në territorin e Malësisë votuan 61.8 % e qytetarëve me të drejtë vote.
Në zgjedhjet e vitit të kaluar ishin 10.152 qytetarë me të drejtë vote. Votuan 6.276 apo 61.8 % kurse 3.876 apo 38.2 % nuk votuan. Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte 58.

Numër i ulët i daljes në votime veçanërisht dallohet në Ulqin, ku vetëm 38.9 % e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në këto zgjedhje. Vujanovic në Ulqin mori 4804 vota, kurse Lekic 1879. Fletëvotime të pavlefshme kishte 699.

/MALESIA.ORG/

  • Edukatori

    Tashti duartrokitjen per fitoren e cila nuk eshte e jona lejauni Malazezevet se Malesia dhe populli i saje nuk ka fitua kurrnji send. Tash e me tutje intelektualet dhe mbare populli i Malesise duhet me punua me fitua edhe na t’pakten Komunen e plote te cilen e meritojme.

  • http://malesia.org Kojasi

    Ata te cilet nuke duan popullin e vete,ne qofte se e bajne me vetedije,jane tradhtare te familjevet te veta, per ata qe nuke dine duhete fale .Por nuke falen ne qofte se jane udheheqsa te partive dhe nuke jane te perjetshem duhet ta dine meshire per popull te pa fajshem

  • Sinqerisht

    Don zoti e dalngadalë po ndërgjegjsohemi se u bëmë gazi i botës.. Kaq meritojmë!!!!

    • http://gravatar.com/simoncuranaj Drejtesia

      Sinqerisht
      Pershendetje.
      Dashte Zoti,se perndryshe u beme rraca me e keqe e njerzimit,po shesim veten tone per mend qe si kemi.
      Une kurr nuk kame degjuar te kete ne kete bote nje shembull si te tonin,armiku te rrehe,dhunon,torturon,shane,urrene,asimilon dhe po tenton te na zhduke nga faqja e dheut e ne malsoret dikur rraca ma e paster njerzore sot po e perqafojme po kete armik dhe po i japim voten qe te fitoje e te behet edhe ma i forte qe te na sundoj e torturoje edhe me silisht.
      Ky rast eshte i vetmi fenomen ne bote qe ne vend se te ankohet te bota per te drejta te veta,i vene vetevehtes jullarin e i mshel vetvehtes gojen qe te rrine tere jeten ngarkuar!

  • dodgjeka

    A muj dikush menai qit,sa banor ka Ulqini?A asht e mujtun se ka marr Vujanoviqi vota prej Malesorvet gati sa prej Ulqinit

  • Coci

    Qyrta me numer e me perqinje Dod. Ne Malsi kan votua shum ma shum se ne Ulqin.
    Ulqini ka ma shum se 18 mi votues e Malsia dicka ma shum se 10 mi.
    Ne Ulqin kan votua 38 % e ne Malsi kan votua 49%.
    Edhe pse Malsia ka rreth 8 mi ma pak votues se Ulqini, Vujanoviqi ne Ulqin ka fitua vec 500 vota ma shum ne se Malsi.
    dmth se malsort e duen ma shum vujanoviqin sec e duen ulqinakt ose ma mir me than shiten ma lir

  • Coci

    prej 38% te ulqinakve qe kan votua, gati 2 mi vota ja kan dhan miliqit e rreth 700 vota i kan chart

  • Martini

    mjaft me pralla se cdo here malesia e ka perkrah dps.

  • dodgjeka

    Jekto xgijedhje jan lekcioni per tan politikanat e Malesis se populli nuk din ka me nigjua,Malesia nuk ka autorite,Malesia nuk e ka i personalitet ci kime mujt mei pri popullit e me “luftua per drejtat e tynet. Cfar shkollash kan marua jekta nijerz kur nuk kur nuk jan tmujshim,ose t’dijshim meu pri 10000 qytetar.Edhe mos te kishin thirr popullin mei bojkotua xgijedhjet nuk kishin dal ma shum me votua..Malesort nuk kan bes ma n’politikanat e vet.Hiqniju t’blemit e t’shitunit se ato jan prrall per femi.

  • http://malsiaorg selishti

    kujeni malsor vec perparan FRAN LULGJURI E NIKOLL GEGA mete gjithe ata malsor te cilet votuan vujanovicin se tash ekini te marrun komunen e plot aty ne majete ati gishtit te cilin va conte para zgjedhjeve ne tuz malsi avanti franjo ehip ma gishtit te vujanovicit ekqyre deciqin se edhe ni matosh me u rrezua te man gjukanoviqi e nikoll gegoviqi ,barre per ju tyrp me ba cka bani ,askini pas koh me zan tash 20 vite me rradh i kini te njejtat premtime edhe barabar se barabar ne b… te tyne tyrp per malsin dhe malsoret te cilet votuan kunder vet vehtes.NJE FJAL E MOCME THOT UJKU QIMEN ENRRON POR VESET KURR ,ashtu pra ikini edhe keta .

  • http://gravatar.com/cipiripieurokrem populli

    hej o ju njerez, i kemi ber vet ato sepse si vujanoviqi e si aj tjetri nji m.. jan, hajr prej atyre esht veshtir me prit.

  • dodgjeka

    Qurnije koalicionin e par me Cunmulaj e me Nikoll Camaj,shkojn bajn koalicion me SNP e t’sotmit kan blijell Boshnjak,Malazes e nuk dij cka ma en KU Tuzit.Pas xgijedhjet parlamentare vrapoj gati tan partija Shqiptare me ba koalicion me Millin ater per Vujanoviqin lypin prej popullit mei bojkotua xgijedhjet.Tash pou dves,si muj populli meu besua jektyne nijerzvet,ci luftojn me duor e kam per interesa t’veta.Popullit ja kan lan me luftua per bashkimin komtar,per drejtat per ekonomi,jo pa politik populli nuk muj kurrgja me ba.