Rruga Tuz – Vrane e pakalueshme dhe pa asnjë sinjalizim për punimet

rruga tuz vrane 02
Në aksin rrugor Tuz-Dushiq-Lekaj-Vrane është hapur një kanal në mes të rrugës nga i cili kjo rrugë është plotësisht e pakalueshme. Aty tek kanali nuk ka asnjë shenjë sinjalizimi për punimet, e çka më keq askund në afërsi nuk ka ndonjë sinjalizim që paralajmëron se rruga është plotësisht e pakalueshme dhe as sinjalizim për rrugë alternative. E vetmja zgjedhje është të ktheheni nga keni ardhur dhe të gjeni vetë rrugë alternative, dhe jo të gjithë i dinë rrugët alternative. 

Në pyetjen tonë se si është mundur që nuk kanë vendosur sinjalizim për punime dhe rrugën alternative, dy punëtorët të cilët ishin aty pranë, nuk dhanë asnjë sqarim dhe refuzuan të tregojnë se cila ndërmarrje është duke kryer punimet.

Ku mund të ndodhë kjo? Po në Malësi ndodhin nga më të ndryshmet të pazakonshmet, sepse këtu të tjerët bëjnë ashtu si duan, kurse ne heshtim. Ku është gjysmë komuna KU TUZ, i pyet dikush ata, apo ata nuk shqetësohen nga situata të tilla!? /MALESIA.ORG/

rruga tuz vrane 03