Sesioni shkencor “Plava dhe Gucia ndër shekuj”

Për nder të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë  së Shqipërisë, Shoqata “ALPET SHQIPTARE”, organizoi SESIONIN SHKENCOR “PLAVA DHE GUCIA NDËR SHEKUJ DHE  ÇËSHTJA  KOMBETARE”.

Sesioni shkencor u mbajt më 27-29 korrik 2012, në Shtëpinë e Kulturës në Plavë.

Në këtë sesion shkencor morën  pjese përfaqësues të Instituteve historike nga Tirana dhe Prishtina, përfaqësues të Arkivit Shtetëror nga Tirana, si dhe shumë pjesëmarrës tjerë të nderuar. Me këtë rast  u dëgjuan fakte historike lidhur me këtë trevë, të cilat nuk kishin pas rast të dëgjohen me parë.

Kryesia e punës ishte e përbëre nga:
-     Prof. Dr. Jusuf Bajraktari
-       Tahir Gjonbalaj
-       Akademik Marenglen Verli
-       Zonjusha Hasnije Kukaj – Gjonbalaj

Në emër të organizatorit, “Alpeve Shqiptare”  fjalën e rastit e  mbajti  Tahir Gjonbalaj, i cili duke përmendur Luftën e Nokshiqit, betejën e humbur të Mark Milanit , luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore dhe pushtimin definitiv të Plavës nga mali i Zi, në fund të vitit 1919, pastaj Komitetin kombëtar për mbrojtjen e Kosovës me seli në Shkodër si dhe Luftën e  Dytë  Botërore, ndër të tjerat tha se populli shqiptar duhet ta mësoj ta dijë historinë, sepse aj popull që e harron historinë detyrohet ta përsërisë, “Ne nuk jemi kundër kurrkujt, mirëpo duam ta mbrojmë vetën dhe atë e kemi obligim.

Në sesionin e parë u paraqiten:

Akademik Marenglen Verli – “Vështrim rreth kontributit të Plavë – Gucisë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare”.
Prof Dr. Jusuf Bajraktari – “Qëndresa e Plavë-Gucisë kundër Malit të Zi në kohën e LSHP-së”
Hasnije Kukaj – Gjonbalaj lexoi fjalën përshëndetëse të Idriz Lamaj i cili jeton në SHBA
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi – “Plavë–Gucia në dokumentet e shekulli XVII”
Prof. Dr. Mevludin Dudiq – Rektor i Universitetit të Novi Pazarit
Prof Dr. Isa Bicaj – “Pushtimi i Plavë – Gucisë nga Mali i Zi me 1912-1913”
Prof Dr. Seit Mancaku – “Indentiteti gjuhësor i Shqiptarëve të Plavë – Gucisë”
Prof Dr. Frasher Demaj – “Alternativat e diplomacisë së Fuqive te Mëdha Për Kufirin Shqiptaro – Malazez Në Konferencën E Ambasadorëve në Londër”

Në sesionin e dytë u paraqiten:

Prof. Dr. Zymer Neziri – “Lahutarët e Vuthajve dhe të Martinajve në fondet arkivore Amerikane”
Halil Buçpapaj – “Vlera dhe kontribute atdhetare shqiptare në Plavë e Guci”
Ibrahim Hajdarmataj – “Kontributi i Malësisë së Gjakovës në Plavë e Guci në vitin 1912”
Mr. Endrit Musai – “Ekspozita e Arkivit Qendror të Shqipërisë ( AQSH) Plava dhe Gucia në dokumentet e AQSH-së”

Fjalen e mbylljes e  mbajti Prof. Dr. Jusuf Bajraktari.

Albert Camaj

FOTOGRAFITË

 

Abonohu tek RSS Feeds të ketij komenti në këtë artikull

11 Përgjigje

  1. Kjo krahine kontributin e vet ne shqiptarizem qe nxene vend meritor ne historine tone komberate per krijimin e pavaresis se Shqiperise e ka qe nga kongresi i Berlinit gjere pas luftes se dyte boterore. Per kontributin kombetar dhe demet e shkaktuara ne luften e Nokshiqit ,Mali i Zi e derrmoi dhe e denoi per 130 vjet me radhe. Tri luftera, tri djegje, pushkatime, debime, vetem nga 1912 gjere me 1919. Pastaj mbas Luftes se dyte boterore me komunist e shkaterroj berthamen e familjes tradicionale dhe te fort shqiptare.Sllavet bene kumbare dhe ”probatina” ,rekruatuan te rinje nga familjet e forta per ti bere antar te SKOJ-it. Me ardhjen e Informbyroistve nga Shqiperia (te cilet aty ketu bashkpunuan me UDB-n ) shkatuan percarje edhe vellavrasje mes ketij populli fisnik. Me presione plotike, dhune , pa arsim, pa zhvillim, pa asnje te voglen shprese per ta bere jeten ne truallin amtar ,detyrojne popullaten shqiptare te ik .Kishte vetem dy udhe :o ne Kosove , o ne Amerike. faleminderit te dyjave qe na strehuan .Kesaj krahine nuk i ka afrue asnje te mire as Jugosllavia e vjeter as Jugosllavia e re, as pushteti malazias, vetem ajrin. Shqiptaret u shperngulen nga trojet e veta. Sot neper bote ka mbi 20.000 shqiptar me origjine nga kjo krahine gjersa ne vend ka vetem diku rreth 1000 votues (raport nga zgjedhjet e fundit). Eshte nisje e mire, per te cilen gje eshte fol qe nga 100 vjetori i Liftes se Nokshiqit. Eshte histori e anatemuar. Historia shqiptare , historian , politikolog dhe dijetare kane shume pune per te bere..per ta studijue dhe qit ne drite te verteten e kesaj krahine. Eshte nje nder kufijt me te pergjakur shqiptar-shqiptar. Sot nuk duhet qajt e kaluara , duhet te shifen potencialet e se ardhmes. Jemi ne trekufirin shqiptar-shqiptar ( Shqiperi-Kosove-Mal i Zi) Potenciali gjeo- startegjik do beje joshes jo vetem vendoret, dhe shqiptaret me origjine nga kjo krahine por do joshe edhe shqiptaret tjere dhe adhuruesit e natyres . E ardhmja kerkon ambiente te shendosha. Natyraliste, ambientaliste dhe ata qe kerkojn ushqime organike jane kategoria e njerzve me edukate dhe me kapital kudo neper boten perendimore. Alpet shqiptare do mund te ofrojn kerkesat e kohes, jane nje bukuri e rrale, ende e pa studijuar dhe e pa njohur ne treg- turizem alpik. Natyra shkembore dhe rudine ,luginat dhe ujerat e bollesheme do jene potencial shume i kerkuar ne shekujt qe do vijn. Sapo te ndertohet infrastruktura lidhja mes tri shteteve duhet shique mundesite ne rivitalizimin zhvillimin e drejt te kesaj Krahine.
    Qoft i perjeteshem kujtimi per te gjithe luftetaret, atedhetaret ,kreshniket viktimat dhe ata qe mbajten gjalle shpirtin liridashes te kesaj krahine.

    PS
    Edhe disapora shqiptare e njerzve nga Plav Gucia e ka meritue , njoftimin, ftesen bashkpunimin , pjesemarrjen ne ket seminar, por Tahiri si Tahiri eshte duke injorue diasporen duke rrah gjoks.E ke organizue me thene e bera UNE. UNI yt eshte i vjeter dhe i demshem. Asgje te mire nuk ke bere ti Tahir Gjonbala per ket krahine, perpos qe ke interesat tua perosonale, ke ble pasuri te patundeshme, ke punesue tere rrjetin familjar dhe ke perca popullaten.

  2. Vertet Plave Gucia meriton jo vetem kete simpozium por edhe shume te tjere, por menyra e organizimit ia humbe peshen reale qe do duhej te kishte nje organizmi i keti rangu. Organizatori me nje grusht njerz, me nje vllazri te Vuthajve dhe me ca satelit te tyre nuk ia don te miren treves se tyre.
    Per ta paresore eshte qe ata te ekspozohen para kamerave dhe u asht ba Ilir Bucpapa i TVSH sikut te ishte duke bere propagand per PPSH-se.
    I kan mledh do para neper kafe te bizhozit te NY dhe nuk kan ide per vlerat kulturore dhe historin e mirefillt tetreves se tyre.
    Eshte e turpshme te quhet simpozium po ma mire kollokfium. Me besoni se ekipi apo keshilli organizativ nuk ka kapacitet te organizoj nje turnir futbolli te ndonje lagje e lere ma te merret me organizimin e simpoziumeve. TURP

  3. A more injoranta te udsh ju , komentuasit me lart po si sju vjen tyrp me ba keso shpifjesh per njerz qe kan vlere kombetare e qe kan bere shum me shum per kombin 1 dit se sa ju flliqana te udsh tash sa vjet. Por me siguri kini inad se vaka qit Tahiri tani aletatet tuaj dps bashk me ju te udsh ne komunen e plaves ne opozit, Ju udsh permes satelitave tuaj cdo njeri te ndershem qe esht kunder jush mundohet me etiketua per te keq.
    Tahir Gjonbala eshte njeri i vyeshem dhe person shum kombetar kete e deshmon pjesmarrja e profesorave te nderuara nga gjitha trevat shqiptare ate dit ne simpozium, kete e deshmoj edhe dje ne tubimin gjithpopullore me pjesmarrja Lideri i Levizjes Vetvendosje Albin Kurtit, Florin Krasniqit, Kyretari i AAK per komunen e Rahovecit Smail Latifit dhe shum tjereve. Por juve inati su len me ba hajr ju te udsh me dps por knaqnju tani ne opozit ore sahanlupirsa te pushtetit.

  4. Realisti ti je lepiresi i Tahirit ose jr Ahmeti ose Ismrti. Tahirti as te pareve te tij kurr nuk i ka prek pushteti. Te paret e tij kane qene sherbysit me te njohur njohur te krahines tone ndaj regjimit turk. Ata kane qene te nxane pas pasurise dhe “cifllaqeve” deri ne Shkoder. Te paret e Tahirit dhe vet Tahiri e kane pa ndrrue mbiemrin nga Gjonbalaj ne Rexhaj, se jane fanatik musliman. Kombetart dhe intelektualt komunizmi i ndjeki per 60 vjet. Shtepine e tyre i ka pas per rekrutim ndaj islamizmit dhe medreses, adhtu i donte strategjija sllave. Deri sa cdo shtepi ne Vuthaj ka kalue neper sigurimin e shtetit per interrogim, nuk e din kush per asnje te keqe ndaj Tahirit ad te parve ti. Intelegjenca, dhe patriotet per fat te keq u demtuan dhe leshuan vendin. Tahiri si i pergedhelur dhe tinzar ishte pregatit per te ngel aty. Me renjen e komunizmit dijti ta shfrytezon rastin dhe gjoja rreshtohet ne demokraci. Jasht trojeve Plave Gucise shitet mire, por ne ne Vuthsj dhe krahine nuk mund te na shet “callem”. Eshte me i damshem se UDBja dhe malazezet. Vetem ne viter e 60 ta kq qene me keq kur dajt e ti me UDNN Sshtine vellavrasjen mes vendorve. Kelmendi pse sja thue troc kush ka qene dhe cka kane bere dajt e tij. Nuk dij si keni fytyre dhe cfare mendje keni kur e dini se njeri nuk u thote “miredita” ne Plave e Guci. Kur ikin macat mije bejne qef.

  5. Shoqata ”Alpet Shqipatre” organizon simpozium shkencor!!!. Kjo ndodhe ne Plave nga Vuthjanet. Jaaaaa ,.. vertete kjo eshte arritje e madhe. Kete kombinim mund ta bejne vetem keta ”njerz te medhenje te kombit”. Alpet Shiqptare jane pasuri e pa hulumtuar dhe e pa njohur ende . Do ju pyes Ju te ALPEVE. Cka keni bere per promovimin e Alpeve?, sa here keni oragnizue ndonje levizje me dal majave te Alpeve?,keni nje broshure ku numeroni pikat me te bukura te alpeve?, keni bere nje promovim per Alpet Shqiptare?, nje program?, nje iniciative per ti bere te njohura Alpet Shqiptare?,keni qene vet ne ato maja, dhe bjeshke qe ju rrethojne?,. Emri me veprimtarine nuk ju perputhet.Kaloje koha kur mund te luhet ne ”emer te patriotizmit”. Patriot ishin ata qe sakrifikuan per atedheun. Jane te demoduara keto veprime tuaja. Kush qendron dhe manipulon me Ju? Sa kuptoje dhe ndegjoje nga individ qe vijne atje dhe lexoje ne shtyp , JU jeni vetem nendege e LD Malit Zi per Plave e Guci. Eshte paftyresi dhe injorance te luhet me banoret e ketyre vendbanimeve. Te riatedhetarizuarit dhe ata qe vijne sepse eduam vendin e vet, nuk mund te kuptohen me ju.Shofin ndryshe, shofin perparimin jo arrogancen, Nga ajo cka flitet dhe shkruhet i bjene se jeni te ngusht ne shpirt, jeni manipulator me te varferit , jeni jo largpames,jeni te uritiur, gjeloz ne zemere. Nuk jeni te vetdijeshem sa dem i shkaktoni ketij vendi dhe ketij populli. MJAFT
    Keni bere konsultime, ftesa organizim per ti inkuadrue shqiptaret me origjine nga kjo krahine? .Nuk do ishte me mire te ia lenit kete organizim Intelektualve shqiptare se bashku me ata boshnjak (ti afrojme se edha ta jane shqiptare-sllavet na i ndane). Ne Kosove dhe shqiperi kemi shume Intelektuale: Akademik, Gjuhtar, Historian, Gjeograf, njerz te artit me dhjetera DR Shkence me origjine nga Plave Gucija . Po diaspora ? As nje nuk merre pjese. Por duhet ”ALPET” te organizojn simpozium shkencor.
    Mos lexoni keto shkrime me INAT por me ndergjegje. Pyetni vehten per cka beni keshtu, cka ka te mire nga gjithe kjo. Perpos nje rrehje gjoksi primitive dhe e vjeter aq sa edhe vet alpet.

  6. Eh me det vaj halli per ju more te gjore, po si sju vjen tyrp me fol keso rrenash, jo po ju thon juve si keni njeh ne plav e guci. Tahiri ka autoritet ne te gjitha trojet shqiptare, shtrohet pyetja perse? pergjegjia eshte e lehte per ata se ika sherbye per te mire ketij vendit. ndersa ju te udsh kete e keni thik ne zemer, sikur te ishte ashtu si po rreni ju ndryshe kin me qen punet, hajde met mira.

  7. Nuk kam cka ti shtoje Visitorrit. Koha per reflektim ndaj vehtes tuaj dhe gjithe demit qe i shkaktoni perditeshmerise se ketyre malesorve.
    Keni politizue njerzit e pa mundeshem per ta sigurue buken e vet,keni politizue pleq dhe femije. Keni punue per politiken sllave. Percaj shqiptaret, tr merren ata me vetveten.

  8. Tubimi qe e keni emruar Alpet Shqiptare emerim pompoz nga analfabete e politikies qorre te 3 personave Tahiri-lokatori, Ahmeti-sateliti dhe te tjeret qe shkojn si Muca mas daive. Per Tahirin dhe potencialin e tij e dim. Ka rene ne burg duke vjedh rrush te kooperativs ne Rahovec e thot se ka ren per ceshtje kombetare, dyshohet se e ka qit ne prit edhe Bahri Fazliun, vyrtyt i trashiguar nga dajet per tradheti, dhe merret me njerz te deshtuar te politikes kombtare dhe na i sjell neve ne Plave Guci per te bere reklama dhe luajt me ndjenat atedhetare te bashkekeombasve te tije. Ky tubim me kete strukture te lartepermendur ,ma mire do te quhej Tubim i organizuar nga sorrat e Plave Gucise

  9. Jeni ka e teproni djema,me cpifje te paskrupullta per njeri tjetrin.TUBIMI SHKENCOR,pamarre parasysh kush e ka organizuar e ka rendesine e vet.sepse,eshte perfshire me krejt merite Krahina e Plave-Gucise ne kremtimin e 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise.Cdo nderim profesoreve te nderuar qe kane marr mundin e kane udhetuar nga Tirana e Prishtina dhe sipas titujve temat kane qene mjafte afirmative per krahinen tone.Edhe njehere u shprehi mirenjohje kolegeve te mi,si historian e krahines ne fjale.Ketu s’ka te beje me kurrfare politike.Me kurrfare partish.Ky eshte perkujtim historik,shkencor nga ca profesor te nderuar qe jane marre dhe e njohin mjafte mire historine e Plave-Gucise me rrethine.U falem nderit per tash e per punen qe kane bere perpara ne afirmimin e punes e veprimtarise patriotike te te pareve tone.Per mendimn tim organizatori e ka bere vetem nje gabim:Se ne sesionin e lartepermendur nuk i ka thirrur shkenctaret dhe intelektualet vendas,qe do te kishin paraqitur edhe ata kumtesa nga kjq teme.Se besoj se organizetoret se dijne se me se 30 libra me keso permbajtje jane te botuara nga vendasit.Mire e keq jane nga vendasit.Profesoret qe ishin ne tubim jane t’informuar per ket.Une perveti te kisha qene i nformuar do tisha ne mesin e tyre.Pse ka ndodhur keshtu organizatori ndoshta e din.Tjeter te mete nuk shoh ketu dhe si mixhe i juaji u lutem ti nderpritni shpifjet dhe insinuatat per njeri tjetrin…Me nderime.R.Dedushaj,N.Y.

  10. Organizimi i sesioni”:Plave-Gucia nder shekuj dhe ceshtja kombetare”nga “Shoqata Alpet Shqiptare”eshte nje pune e pakrahasuar per nga niveli profesional e shkencor i pjesmarresve dhe temat qe jane paraqitur duken se historia edhe kontributi i kesaj krahine eshte pasqyruar ne te gjithe gjersine dhe thellsine e saj.Ky eshte nje rivlersim e nderim per sakrificat e popullit te kesaj krahine,per ata qe luftuan e dhane jeten per kete truall,ky eshte nje thirrje per te gjithe ata qe jane larguar qe te mos e harrojne vendin e tyre dhe rikujtim i te harruarve qe u perpoqen per kete toke.Ky eshte nje vlersim shume me imadhe sec mendojne disa ne kritikat e tyre pa asnje vlere.Ndersa akuzat qe behen pernjerin apo tjetrine eshte turpi i atij qe shkruan fshihen pas perdes me pseudonim, bejne punen eatyre qe jane kunder dalje ne drite te hitorise heroike te kesaj krahine.Une e di se kush je ti,ti e di se kush jame une,sic thote populli jemi mielli i njaj thesi.Marrja me thashe e theme me sulme e kunder sulme pengon ecjentone perpara ne duhet te ecim perpara per te realizuar te gjitha te drejtat tona pamvarsishte nga partia qe i perkasim apo mendimet qe kemi.Organizatorve te ketij sesioni ne nivel kaqe te larte akademike ju uroj suksese te me tejshme ne sherbimin e zhvillimin e kesaj kravine.Shenim:”me duket se po i apim rendesi vetes me shume sec duhet”ky shenim vetem per ne shqiptaret e Plave-Gucise .Me respekt e perzemersi percdo njanin,Avdyl Sherifi Dedushaj,NY me 8/07/2012

Lini një Përgjigje