ShBA bombardon “sërish” Serbinë

usa basketDhe Kupa e Botës në Basketboll ka përfunduar, teksa në Madrid, kombëtarja amerikane ka shpartalluar atë serbe, duke fituar 129 me 92, dhe duke ruajtur fronin botëror. Që nga fillimi i sfidës gjithçka dukej e vendosur, teksa të shtyrë nga trepikëshat e Irving, ShBA, me një seri 60-22, përmbysi avantazhin fillestar të serbëve 15-7, për të përfunduar periodën e dytë 62 me 51. Pas pushimit nuk pati më histori, pasi të udhëhequr nga Irving, Harden e Rose, SHBA thelloi shkëputjen me 23 pikë në fund të periodës së tretë, duke e mbyllur gjithë sfidën me 37 pikë diferencë. Lojtari i ndeshjes u shpall pikërisht Kyrie Irving me 26 pikë.

Në finalen e vogël, Franca mundi në një finale emocionuese 95-93 Lituaninë, për të marrë medaljen e bronztë. Tani kombëtarja amerikane do ti ketë sytë drejt lojrave Olimpikë në Brazil 2016, ku mbase dhe disa armë të mëdha si Lebron James, Carmelo Anthony apo Chris Paul do të dëshirojnë të kthehen, pasi refuzuan të merrnin pjesë në këtë kampionat botëror.

Për shkak të mungesave të shumë lojtarë të rangut më të lartë,  analistët sportiv amerikan kombëtaren amerikane e quanin si ekipi C (nga renditja A,B,C) i kësaj kombetare. /aSport/MALESIA.ORG/