SHBA, spitali me mbishkrime shqip

spitali jakobi ny - Copy (2)Emigrantët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë respekt dhe të drejta.

Edhe pse emigrantë, në një shtet siç janë SHBA-të, ku jetojnë popujt nga çdo pjesë e botës, shqiptarët gëzojnë respektin dhe të drejtat.  Shembull që më së miri e vërteton atë, janë shërbimet shëndetësore, përkatësisht spitalet.

Në spitalet amerikane, përpos faktit që pacientëve shqiptarë iu sigurohet përkthyesi (në rast se nuk e flasin anglishten), Spitali Publik Jacobi në Bronx të Nju Jorkut, përdorë gjuhën shqipe edhe në mbishkrimet (e orientimit) në spital.

spitali jakobi nyJa si shkrua prof. Gjokë Gojçaj i cili ka publikuar dhe fotografi nga mbishkrimet e këtij spitali:
“Nje shembull demokracie dhe qytetnimi amerikan. Gjate nje vizite te rastit ne Spitalin Publik Jakobi, ne Bronx. Gjuha Shqipe, gjuhe e trete zyrtare ne kete spital!
– Nje mesim i shkelqyer ky per KKSH dhe 11 partite shqiptare te 40 mije shqiptareve autoktone ne Mal te Zi!
A duhet me shume koment ketu?!”, shkruan Gojçaj në faqen e tij të facebook-ut.

spitali jakobi ny - CopyA mund të krahasohet një situatë e tillë me spitalet në Mal të Zi, emigrantët shqiptarë në SHBA me shqiptarët autokton në Mal të Zi? Sigurisht se jo, por këtë le ta vlerësojnë lexuesit.

Në spitalin qendror në Podgoricë jo se nuk do të shikosh mbishkrime në gjuhën shqipe, por është i panjohur sigurimi i përkthyesit, i cili sigurisht se do të ishte i domosdoshëm, pasi ka mjaft pacientë, sidomos të moshuar, të cilët nuk njohin gjuhën sllave.
Në fakt, një pacient i cili nuk flet gjuhën sllave, apo atë nuk e zoton mirë, jo rrallë mund të përballet me nënçmim e ofendime!  /MALESIA.ORG/