Shkolla fillore “Mahmut Lekiq”-Tuz prezantoi projektin afarist “E punuar me dashuri”

IMG_7177Sot në ambientet e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” të Tuzit u bë prezantimi I projektit afarist “E punuar me dashuri” nga lënda e re ndërmarrja …/ afarizmi dhe ekspozita shitëse e Vitit të Ri të prodhimeve të afaristeve të rinj të shkollës. Kjo lënde ka filluar që të aplikohet në procesin mësimor nga fillimi i vitit shkollorë në të gjitha lëndët mësimore. Fëmijët përmes kësaj lëndë kanë mundësi të jenë vetë krijues dhe të shpalosin talentin e tyre.Për herë të parë në shkollën fillore Mahmut Lekiq të Tuzit u paraqit rasti për blerjen e punimeve nga vete dora e nxënësve, ku me dashuri e përpjekje të madhe kanë punuar rreth 200 djem e vajza të udhëhequr nga mësimdhënësit e tyre.

Kjo ditë është hapi i parë i ndërmarrësve të ardhshëm ku me punën që kanë bërë prezantojnë krijimtarinë e tyre që do të jetë shembull për gjeneratat e reja kreative dhe krijuese.
Lidhur me ketë projekt dhe me këtë lëndë të re Drejtori i shkollës “Mahmut Lekiq” Nikollë Dukaj shprehet :
Për këtë ditë ishin të përgatitura prezantime të shumta ku së pari u prezantua sfilata e modës të fustaneve dhe këmishave të punuara nga material të riciklueshme, nga plastika, letra dhe metali. Gjithashtu në këtë sfilate nuk mungoi as prezantimi I kapelave, zbukurimeve për flokë, llambave dhe çantave që janë punuar edhe këto nga material që mund të riciklohen….

Pas prezantimit të punës kreativo-krijuese përmes sfilates pasoi prezantimi i punimeve të tjera në sallën sportive të shkollës ku kemi:
Kuzhinën Italiane ku nga makarona të ndryshme kanë punuar zbukurime.
Zbukurime për tryezën e fundvitit, punime dore unikate të punuara me mjeshtëri të gjitha nga letra, brumi, qeramika dhe materiale të tjera.
Piktura e punime me guralecë.
Ushqime të shëndetshme dhe lëngje të shëndetshme, si dhe shumë e shumë prezantime të tjera interesante për të vegjël dhe të rritur.
Të gjitha të hollat e fituar nga shitja e punimeve apo nga donacionet do tu mbesin nxënësve.
TV BOIN
IMG_7172 IMG_7177 IMG_7181 IMG_7184 IMG_7189 IMG_7190 IMG_7192 IMG_7196 IMG_7199 IMG_7205 IMG_7209 IMG_7230 IMG_7246 IMG_7255 IMG_7256 IMG_7261 IMG_7270 IMG_7272 IMG_7287 IMG_7293 IMG_7296 IMG_7297 IMG_7298