Shoqata “Malësia e Madhe” – New York shpallë konkursin për bursë studentore 2015-2016

1431031391I nderuar Aplikant!

Shoqata Malësia e Madhe – New York në mbledhjen e radhës solli vendimin e hapjes së
konkursit për bursë studentore për vitin akademik 2015-2016. Të drejtë burse kanë të
gjithë ata studentë të cilët përmbushin kërkesat e parashtruara nga Shoqata Malësia e
Madhe – New York.
Përparësi në përfitim të bursës kanë studentët e dalluar malësorë të cilët ligjeratat i
ndjekin në gjuhën shqipe. Aplikantët këshillohen të lexojnë me vëmendje formularin
përkatës për bursë i cili specifikon kushtet e konkurimit.
Aplikantët këshillohen që materialin e tyre aplikues ta postojnë në adresën e
Shoqatës Malësia e Madhe – New York. Një veprim i tillë përshpejton proçesin
aplikues të çdo studenti. Gjithashtu ne u bëjmë apel aplikantëve që dokumentacioni i
tyre të paraqitet sa më dinjitoz, i printuar, duke respektuar normat aplikuese.
Kërkojmë nga aplikantët që të jenë të vëmendshëm në plotësimin e dokumentacionit të
kërkuar. Vetëm aplikacjonet e plota do të merren parasysh. Jeni të këshilluar që
dokumentacjonin e pa plotësuar ta mbani te vehtja juaj deri në momentin kur të jenë i
plotë me ç’rast do ta postoni në adresë të Shoqatës. Çdo aplikim që ka vulen postare pas
1 nëntorit 2015 nuk do të merret parasysh. Për çdo informacion të mëtejshëm mund
të kontaktoni zyrën e Shoqatës Malësia e Madhe – New York si edhe sitin tonë të internetit
ku mund të pajiseni me formularin aplikues dhe të njoftoheni me kushtet dhe afatet e
konkurimit. Ndarja e bursave do të përcaktohet në mbledhjen e radhës të dhjetorit
mbasi i gjithë materiali aplikues të ketë mbërritur në zyrën tone:
Shoqata Malësia e Madhe – New York
210 Riverside Dr. #1C
New York, NY 10025 USA
Shoqata Malësia e Madhe – New York ju dëshiron sukses në proçesin aplikues!

Sinqerisht, Kryetar: Ëjllo M. Berishaj