Shqipëria kërcënon Maqedoninë (IRMJ-në) me NATO

Edi RamaShqipëria vendos veto Maqedonisë: Jo pjesë e NATO-s pa garantuar marrëveshjen e “Ohrit”.

Deklarata e fortë u bë këtë mëngjes nga kryeministri Edi Rama gjatë ditës së dytë të samitit rajonal kundër terrorizmit ku marrin pjesë ministrat e Brendshëm të rajonit.

Kryeministri Rama në fjalën e tij tha se ngjarjet e fundit të ndodhura në Kumanovë janë përdorur për të ngatërruar termin shqiptar me atë terrorist e për këtë arsye kjo është e papranueshme për shtetin shqiptar.

Për këtë arsye sipas kryeministrit pavarësisht dëshirës së mirë për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat e NATO-s kjo do të jetë e pamundur për sa kohë nuk garantohet respektimi i marrëveshjes së Ohrit që garanton liritë e shqiptarëve në trojet e veta në Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. /MALESIA.ORG/