“Shqiptarët nuk i frikësohen e luftës, por kjo nuk është rruga qe e kanë zgjedhur”. Kështu i është përgjigjur Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërise Edmond Panariti presidentit të Serbisë Tomislav Nikolic për thirrjet e tij për luftë për Kosovën.
Komentet lidhur me këtë cështje Panariti i bëri gjatë homazheve në Prekaz ku u takua me përfaqësuesin e familjes Jashari, Muratin. “Nuk ka kërcënim që mund t’i frikësojë shqiptarët, por kjo nuk është rruga që mund të zgjidhen problemet. Shqiptarët edhe në luftë kanë treguar se janë popull paqedashës që dëshiron të bashkëjetojë me fqinjët dhe asnjëherë nuk kanë qenë agresor, ndaj dëshirojmë të vazhdojmë këtë frymë”, tha kryediplomati shqiptar në Prekaz.
Panariti është pritur edhe nga Kryeparlamentari kosovar Jakup Krasniqi, dhe dy zëvendëskryeministrat e qeverisë së Kosovës, Behxhet Pacolli e Sllobodan Petroviç. Në këto takime është diskutuar për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit reciprok, sidomos në zhvillimin ekonomik.
Sic njofton zyra e kryetarit Krasniqi, Panariti i ka oftruar mbështetje të plotë funksionalizimit të zyrës administrative në veri. Ndërkaq në takimin me zëvendëskryeministrin Pacolli, është folur edhe për tarifën e çimentos. Pacolli e ka arsyetuar vendimin duke thënë se nuk është ndërmarrë kundër eksportit shqiptar, por për mbrojtjen e tregut vendor nga monopoli. /Top Channel/








27/07/2012 at 04:30
Ju nuk i tremebeni Serbise se jan Amerikanet aty..se perndryshe “lesh” na kishin ba ashtu sic na e ben shume here ne te kaluaren..
Pyetje: Atehere zoti minister pse 40 % te trojeve shqiptare jan nen okpimin sllav-malazezo-serbo-maqedonas??
Ju lutem mos nn thoni peralla se nuk i duhen kujt gje???!!
Tung
27/07/2012 at 09:09
Panariti nuk ka than se ne tkaluemen e as te tashmen se e kena ose kishim me e fitua ne luft serbin. aj vec ka than se nuk i trembena lufts.
27/07/2012 at 19:00
Paska vojt puna si puna e gomarit ka e hate ujku e ateher thoshte gomari
ishadha jam anderr se kjo smundet me u ba sa ti kem keta lider ci kem sot serbija ka me ba si te don vet tung.
30/07/2012 at 02:31
Panariti e din mire se nuk duhet me ju tremb luftes me serbi, per nje arsye……
ahahahaha……. se shqipnia eshte ne NATO. kurse ju e dini si reagon NATO- ja. nje shtet antare ne lufte krejt NATO eshte ne Lufte……… per ate arsye shqipnia strembet ma kujt…… mbahu nene mos ki frike se e ke mike ate amerike……… se perndryshe kishte me hi serbia deri ne Mat.
31/07/2012 at 15:16
serbia ka qen e fort se ka marr tan pasunin e ish yugoslavis e ka ble arm se kosova ti kite vetem gjymse e armve te serbise ekishte marr elle beogradin