Shqiptarët në Mal të Zi, vazhdojnë të trajtohen si qytetarëtë rendit të dytë

albert ramadaniShkruan: Albert Ramadani

Me gjithë ca nismave që janë ndërmarrë për të përmirësuar pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, ata vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe të jenë të privuar nga liritë dhe të drejtat kolektive kombëtare.

E kaluara e shqiptarëve në këto troje ishte e hidhur, po sikurse që mbetet denigruese pozita e tashme e tyre kushtetuese e juridike, ndërkohë që pushteti malazias shtihet i shurdhër për shumë kërkesa legale dhe të ligjshme  ë shqiptarëve për emancipimin qytetar e kombëtar të tyre, kështu që ata përherë ndihen të  diskriminuar në raport me malaziasit.

Përfaqësimi i shqiptarëve në pushtet dhe në jetën publike përgjithësisht është fare i pakonsiderueshëm.
Duke u nisur nga fakti se ata jetojnë në trojet e veta etnike, në një rrip të pandërprerë territorial me shqiptarët e tjerë në Ballkan, nuk mund të injorohet kërkesa e vazhdueshme e tyre për ndryshimin e statusit kushtetues të tyre në mbarë republikën, veçanërisht për zgjerimin dhe forcimin e pushtetit lokal në trevat ku përbëjnë shumicën e popullsisë, po sikurse që nuk mund të injorohet as e drejta e tyre për vetëvendosje, në kushtet dhe rrethanat, që mund t’i krijojë e ardhmja e Ballkanit dhe e popujve që jetojnë në të.

Autori, Hulumtues i Krizave Ndër-etnike në Ballkan