Sinishtaj: Do nënshkruaja peticionin për krijimin e “Shqipërisë Natyrale”

20130821-102611.jpg
Kryetari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, ka deklaruar se do të nënshkruante peticionin për krijimin e “Shqipërisë Natyrale”, lajmëron portali ‘’RTCG’’.

Gazeta e Beogradit ‘’Novosti’’, kanë lajmëruar se Drejtori i Institutit të parashikimeve rajonale nga Tirana, Koço Danaj, ka nisur një peticion për të arritur këtë qellim, në të cilin nënshkrimin e kane vënë deputetët edhe në parlamente ku shqiptarët janë të përfaqësuar.

Vasel Sinishtaj, ka deklaruar se ai nuk e ka nënshkruar këtë iniciativë, duke deklaruar se shënohet përvjetori i njëqindtë i pavarësisë së Shqipërisë dhe se historiani Danaj, është historian me shumë përvojë dhe një njeri i cili ishte këshilltar në Shërbimin e Jashtëm.

‘’Unë ati i jap të drejtën. Ai mendon se kjo është mënyra më e mirë që të anulohen disa vendime, por ne do të shohim se sa do të ketë sukses. Ka shumë njerëz që mendojnë në këtë mënyrë. Plotësisht i jap atij të drejtën për të lëvizur në atë drejtim, por a do të ketë sukses ne do të shohim “, deklaroi Sinishtaj, duke deklaruar se ai nuk ishte konsultuar për këtë çështje.

I pyetur nëse ai do të nënshkruajë një peticion të tillë, Sinishaj deklaroi: “Sigurisht që unë do ta nënshkruajë atë. Pse jo? Peticioni është peticion”.

Ai, megjithatë, tha se projekte të tilla nuk kanë hasur në mirëkuptim në të kaluarën.
“Ndryshe nga të tjerët të cilët kanë kërkuar, për shembull, krijimi i disa ideve të mëdha kombëtare, të tilla si Serbia e madhe , këto janë projekte që kanë pasur një rrugë të ndryshme në krahasim me këtë. Dikush ka shkuar duke menduar se mundet me luftë nxitëse … kjo është rruga që e lejon bashkësia ndërkombëtare, dhe kjo është një çështje e provës në gjykatë.

Ai shkon ka gjykata, se a do të ketë sukses, unë nuk e di. Për këtë unë them se i japë atij të drejtën si njeri, si shqiptar dhe politikan, “deklaroi Sinishtaj.
Sinishtaj, deklaroi se shqiptarët në Mal të Zi janë duke luftuar në fitimin e një komune.

Nga ana tjetër, deputeti Forcës Genci Nimanbegu, deklaroi se ai nuk e ka nënshkruar peticionin e Koço Danaj, për krijimin e “Shqipërisë Natyrale”, duke deklaruar se këtë nuk do ta kishte bërë. Danai, sipas shkrimit të ‘’Novosti’’ , ka deklaruar se disa deputetë shqiptarë në vendet e rajonit i kanë dhenë nënshkrim përkrahjeje kësaj iniciativë.

Deputeti i koalicionit te Forcës për Bashkim Genci Nimanbegu , për portalin “RTCG” deklaroi se nuk është në dijeni të raporteve të shtypit rreth peticionit, duke shpjeguar se ai është në pushime dhe nuk ndodhet në Mal të Zi. Ai mendon se është në pyetje një shpërqendrim nga problemet reale.
“Koço Danaj nuk është politikan, por një historian. Ata e kanë këtë luks që të mos kenë përgjegjësi për qytetarët”, deklaroi Nimanbegu.

I pyetur nga Portali i ‘’ RTCG’’ se a do të nënshkruante peticionin, deputeti i Forcës deklaroi se kjo pyetje është e tepërt.
“Pyetja nuk është me vend. Nga komentet e mia është e qartë se nuk do ta nënshkruaja “, ka deklaruar Nimanbegu.

Peticione siç e paralajmërojnë lajmet e Beogradit “Novosti” e nënshkruajnëdeputetet në Evropën perëndimore dhe në paraqitjet mediale Danaj, sqaron se me këtë ata “duan të vënë presion mbi komunitetin ndërkombëtar për të arritur qëllimin që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet.”
Danaj për „Dnevnik“ të Shkupit shpjegoi se shumë do të jenë të befasuar me rezultatet mbështetëse të cilat do të publikohen më 28 Nëntor në ditën e flamurit shqiptar.
Në një konferencë për shtyp në Minhen, ai vazhdoi duke thënë se deri atëherë me siguri do të mblidhen një milion nënshkrime të shqiptarëve në diasporë. Peticioni, siç tha ai, ndër të tjera, do të dorëzohet në qeveritë e Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Austrisë.
Danaj: Peticionin e kanë nënshkruar 40 deputetë të rajonit
Ai lajmërojë se nënshkrimin e peticionit në fjalë deri me tani e kanë vendosur rreth 40 deputet shqiptar nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova dhe parlamenti i Maqedonisë.

Sinishtaj rrezikon burgim

Gazeta ”Dan” shkruan se Vasel Sinishtaj rrezikon burgim nga tre deri në 15 vjet, nëse Prokuroria reagon në njoftimin se do të nënshkruante peticionin për krijimin e Shqipërisë Natyrale.

Prokuroria, e cila dje nuk u prononcua rreth deklaratës së Sinishtaj, mund të inicojë procedurën për rrezikimin e integritetit territorial të Malit të Zi.

“Kushdo që me dhunë apo me përpjekjet e tjera antikushtetuese provon të shkëpusim një pjesë të territorit të Malit të Zi apo pjesë të territorit të një shteti tjetër, dënohet me burgim prej tre deri në 15 vjet”, të përfshira në nenin 359 të Kodit Penal të Malit të Zi.

Albert Camaj