Sinishtaj: Rrugës gjyqësore deri tek mandati

1Në lidhje me çështjen “problematike” të mandatit të deputetit, funksionari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se do t’i “qëndrojë” institucioneve vendase.

“Do të dërgojë vërejtjen dhe saktë do t’i ceki përgjegjësit të cilat i morën  përsipër me mosrespektimin e marrëveshjes. Pastaj do të shkojë rrugës gjyqësore, prej momentit kur duhej të isha deputet  deri në atë moment që të lirohet vendi i deputetit. Nëse nuk lirohet – prapë asgjë. Shpresoj të vendos gjykata”, tha  Sinishtaj për gazetën “Pobjeda”.

Sipas fjalëve të tija, politikanët duhet të mësojnë që, përveç privilegjeve, kanë dhe përgjegjësi. “Duhet të jemi shembuj  të parë të shtetit ligjor. Mendoj se kjo që po ndodh krijon fotografi të keqe për vet Shqiptarët në Mal të Zi”, tha Sinishtaj.

Ai rikujton se i dërgoj letër publike Genci Nimanbegut dhe liderit të Forcës Nazif Cungut. “Ata le ta bëjnë mandatin e
tyre deri në fund. E jona është që t’i padisim. A e dini atë fjalën popullore: “Kush qeshet i fundit, qeshet më së ëmbli”,  përfundoi Sinishtaj. /MALESIA.ORG/