Sinishtaj: Nuk mund të besojë çka bënë Forca

sinishtaj-nimanbegu-bardhi-gjeloshajLideri i Iniciativës Qytetare (IQ) Vasel Sinishtaj, sqaroi se prej 6 nëntorit do të duhej që ai ta kishte zëvendësuar në postin e deputetit Genci Nimanbegun nga Forca e Re Demokratike. Sinishtaj ka deklaruar se nuk mund të besojë çfarë po bënë Forca.

“Ishte e mjaftueshme të ulemi, të arrihet marrëveshje, shtrihet dora dhe kjo të aminohet. Kjo shtyrje nga ana e Forcës, mendoj që do të lejë pasoja dhe do të krijojë mosbesim në mes nesh për koalicionet e ardhshme. Nëse qëllimi i tyre përfundimtar ishte që mashtrojnë, lirisht, nuk na ndjen shumë, por përsërisë se tek ne Shqiptarët fjala ishte më e rëndë se çdo lloj kushtetute dhe ligji”, tha Sinishtaj për “Dnevne novine”, raporton portali Ul-info.

Megjithatë Sinishtaj tha se shpreson se do të mbizotërojë arsyeja, gjë e cila është pritje edhe e liderit të Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi i cili në Kuvendin malazez duhet të kishte zëvendësuar Nik Gjeloshajn nga Alternativa Shqiptare. Për këtë, siç mëson UL-info, sot drejtuesit e Partisë Demokratike të Fatmir Gjekës do të bisedojnë me Gjeloshajn.

“Ai që guxon të mos e respektojë marrëveshjen e cila është në fuqi, do të jetë përgjegjës”, shtoi Bardhi.