Sonte ndeshja e madhe Zvicër – Shqipëri (shiko online)

Ndeshja luhet sonte (marte) me fillim në ora 20:30 (ora lokale) dhe transmetohet drejtpërsëdrejti në TVSH dhe SuperSport të DigitAlb. Për të gjithë ata që jetojnë në mërgim dhe nuk kanë mundësi të shikojnë këto kanale, do të përpiqemi të gjejmë ndonjë lidhje që ndeshjen ta shikoni përmes kompjuterit. Na vizitoni gjatë ditës për lidhjet që do të publikohen këtu.
Shikoni njërën nga lidhjet më poshtë: 

Link 1
Link 2
Link3
Link 4 

Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, pritet që ta nisë ndeshjen e sotme me një sulmues dhe me shumë mundësi ai do të jetë Erjon Bogdani, autori i golit të mrekullueshëm në sfidën me Qipron. 

Fakti që kombëtarja zvicerane është një skuadër më superiore se e jona duket se e ka detyruar trajnerin tonë të nxjerrë në fushë një formacion me një mesfushë të blinduar. Italiani kërkon që nëpërmjet repartit të mesfushës të thyejë çdo tentative të zviceranëve për sulm.

Pritet që në portë të jetë sërish portieri i Palermos, Samir Ujkani. Mbrojtja nuk do të preket dhe do të jenë sërish ata 4 futbollistë që luajtën kundër Qipros:  Dallku, Cana, Mavraj dhe Lila.

Në mesfushë, përkrah Bulkut, Vilës dhe Kukelitpritet të rikthehet Ansi Agolli. Ndërkohë Meha do të jetë një sulmues i fshehtë përkrah Erjon Bogdanit.

De Biasi: Duam pikë ndaj Zvicrës 

Skuadra jonë kombëtare do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit E të eliminatoreve të Botërorit 2014 me Zvicrën. Pas fitores me Qipron 3-1 në Tiranë skuadra e De Biasi do të kërkojë të marrë pikë edhe në Luzernë ndaj skuadrës zvicerane, që shihet si favoritja në këtë përballje.

De Biasi nuk e la jashtë vëmendjes faktin që në përfaqësuesen zvicerane luajnë disa futbollistë me origjinë shqiptare.

‘Shumë futbollistë shqiptarë luajnë për skuadra të federatave të tjera dhe kjo është dicka për të cilën më vjen keq-vijoi De Biasi-gjithsesi ka ende futbollistë shqiptarë të talentuar që janë nëpër botë dhe që kanë një interes për skuadrën kombëtare’

Cana: Shqiptaro-zviceranët sot janë kundërshtarë

Lorik Cana thotë se pavarësisht se janë shqiptarë të Kosovës, lojtarët të cilët aktivizohen për Zvicër sot për sot janë kundërshtarë dhe jo miq.

“Sigurisht, do të doja që ata lojtarë të ishin pjesë e ekipit tonë, por tani i kemi kundërshtarë dhe nuk mund t’i quajmë ndryshe. Në këto kushte, kosovarët që luajnë për Zvicrën i shikojmë thjesht si kundërshtarë, prandaj do të përpiqemi që të mos ndikohemi nga zgjedhja e tyre”.

“Ndeshjen nuk mund ta shikojmë si hakmarrje ndaj këtyre futbollistëve, por do të luajmë dhe do mundohemi t’i mposhtim ata. Ajo çfarë është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se në Luzern do të kemi mbështetjen e tifozerisë, e cila parashikohet të jetë e shumtë”, ka thënëCana, përcjellin mediat shqiptare.

Në vijimCanai ka bërë thirrje skuadrës që të angazhohet 100% për këtë ndeshje.

“Duhet të jemi gjatë gjithë 90 minutave të kujdesshëm, pasi kundërshtari është i një niveli të lartë dhe mund të na ndëshkojë atëherë kur nuk e presim. Pavarësisht se Zvicra është një skuadër e madhe, ne kemi besim se do të luajmë një ndeshje dinjitoze. Do të bëjmë të pamundurën për të marrë një rezultat pozitiv”, ka shtuar kapiteni i kuqezinjve. /Telegrafi/

Kukeli: Zvicra favorite

Kosovari më i ri i përfaqësueses kuqezi në futboll, Burim Kukeli, thotë se Zvicra do të jetë favorite për ta fituar takimin e sotëm, por edhe grupin.

Shqipëria sonte udhëton në Luzern për t’u përballur me Zvicrën në kuadër të grupit D kualifikues për Botërorin 2014.

“Zvicra është favorite për të fituar jo vetëm këtë ndeshje, por në përgjithësi në këtë grup. Ne jemi të vetëdijshëm se në Luzern do të jetë një betejë e vështirë. Por le të shikojmë me besim dhe pasion në lojë sepse me zemër mund të mposhtim çdo kundërshtar të këtij grupi”, ka thënë Kukeli.

Futbollisti kosovar, i cili debutoi në fitoren 3-1 ndaj Qipros, është shprehur i ngazëllyer që ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi, edhe pse është rritur në Zvicër, dhe më shumë se katër vite ka luajtur pikërisht në Luzern, ku do të zhvillohet takimi i sotëm.

“Ka shumë lojtarë të kombeve të ndryshme që kanë bërë të tilla zgjedhje. Zgjedhja e kombëtares së Zvicrës ishte e drejtë e tyre, andaj duhet të pranohet dhe respektohet”, ka shtuar mesfushori i Zurichut. /Telegrafi/

Xhaka: Shqiptarët janë krenar me ne

Granit Xhaka thotë se shumë shqiptarë janë krenar me futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, edhe pse ka të tillë që nuk i duan.

Nëpër forume dhe faqe në internet, shumë persona i kanë cilësuar si tradhtarë shqiptarët që mbrojnë ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës.

Luftës “psikologjike” kundër kosovarëve që luajnë për Zvicrën së fundi iu bashkua edhe kreu i federatës shqiptare të futbollit, Armando Duka. Ai tha se “Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon të shënojë kundër Shqipërisë”.

Por ylli i Borussia Monchengladbach thotë se një pjesë e madhe e shqiptarëve në fakt ndjehen ndryshe dhe janë krenar për suksesin e tyre.

“Në Shqipëri njerëzit më konsiderojnë si zviceran, ndërsa këtu në Zvicër më thotë se jam shqiptar. Ndoshta disa na shohin si tradhtar, por unë e di se shumë shqiptar janë krenar për ne, edhe pse luajmë për Zvicrën”, ka thënë Xhaka gjatë një interviste për mediat zvicerane. /Telegrafi/

Shaqiri: Zemra ime është me “kuqezinjtë”

“Shumë e kom vështirë të luaj ndeshjen që do të vjen me kombin tim me Shqipërinë, edhe nëse fitojmë dhe nëse humbim prap zemra ime osht kuq e zi”.

Këto janë fjalët që tregojnë respektin dhe dashurinë ndaj kombit shqiptar që e ndjen ky djalosh shqiptar me nënshtetësi zvicerane, i cili padyshim është lojtari qe do të lë gjurmë në futbollin europian gjatë viteve e ardhshme.

I cilësuar si “tradhtarë” bashke me koleget tjerë si: Vll. Xhaka, Behrami, Xhemaili nga një pjesë e madhe e tifozëve “kuq e zinj”, ai përsëri nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ tregon madhështinë e tij prej futbollisti dhe njëherazi edhe ndjenjat e tij për kombëtaren tonë duke theksuar se çdoherë ai do jetë “kuq e zinj”, pa marr parasysh rezultatin e takimit emocionues, Zvicër vs Shqipëri, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kjo ndeshje do ketë një domethënie të veçantë për gjysmën e ekipit helvetik pasiqë 11-shja startuese përbëhet nga 5 shqiptarë dhe njëherazi edhe emra të mëdhenj në futbollin europian.

Mllefi i adhuruesve të futbollit shqiptar është i madh pasi këto djelmosha nuk janë pjesë e kombëtares por duhet theksuar se secila palë e ka arsyetimin e vet: Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) deklaron se ka dërguar ftesa në adresë të tyre ndërsa futbollistët demantojnë një gjë të tillë dhe fajtori ende mbetet jetim.

Sidoqoftë duhet të tregojmë maturi dhe respekt për këto lojtarë të cilët edhe pse luajnë për Zvicrën etiketohen si shqiptarë dhe origjinën e tyre nuk do mund t’ua mohojë askush.

Xherdan Shaqiri: Do këndoj dy himne

Shqipëria është një magnet në ndeshjen me Zvicrën. Ka disa ditë që të gjitha biletat për ndeshje janë shitur. 15,600 fansa do të jenë të pranishëm në stadiumin, Lucerene Svvisspor-kur më së paku 6,000 prej tyre do të jenë shqiptarë.
Ky është shkrimi i gazetës më të madhe zvicerane “Blick”. Sipas saj, Shqipëria do t’i sjellë probleme Zvicrës, më shumë sesa Sllovenia.
“Blick” sjell edhe deklaratën e trajnerit zviceran, Ottmar Hitzfeld i cili ka thënë: “Shqiptarët do të përbëjnë pothuajse gjysmën e stadiumit. Por shpresojmë që fansat tonë nga Zvicra të ngrenë zërin për ne”.
Pesë lojtarët shqiptarë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi, do të jenë në fokusin e të gjithëve.
“Mendoj se audienca do të na provokojë”, ka paralajmëruar Granit Xhaka. “Ne jemi me fat që nuk kemi luajtur në Bazel por në Lucern. Padyshim 30.000 shqiptarë do të kishin ardhur në stadium”, shtoi ai.
Edhe për yllin e Bayernit, Xherdan Shaqiri loja do të jetë shumë e veçantë. “Kam dy himne për t’i kënduar. Është shumë emocionuese”, ka thënë ai.

Blerim Xhemaili po mundohet që lojën ta marrë me qetësi. “Për ne shqiptarët do të jetë një lojë si në shtëpinë tonë. Është e rëndësishme që ne të harrojmë gjithçka që na rrethon në stadium”, ka thënë ai.
Valon Berami i cili ka një tatuazh me shqiponjën dy krenare në pulpën e këmbës ka thënë: “Ne nuk duhet të shpërqendrohemi në fushë”.
Behrami do të festoj nëse shënon gol, por pa e ekzagjeruar. Edhe mediat zvicerane e nxehin atmosferën para kësaj ndeshje të cilat shkruajnë: “Tre lojtarët zviceran me prejardhje shqiptare padyshim se do të provokohen jo vetëm nga audienca, por edhe nga kundërshtarët e tyre”, thekson “Blick”.