Sulmohet ambasada Shqiptare në Podgoricë

ambasada_shqiptare_podgoriceSot, rreth orës 10:30, persona të paidentifikuar kanë gjuajtur me gurë ndërtesën e ambasadës shqiptare, njofton agjencia MINA.

Breshëria e gurëve e gjuajtur në ambasadën shqiptare thyen xhamat por nuk ka njoftim për ndonjë të lënduar.

Incidente të ngjashme kundër ambasadës shqiptare pati dhe në vitin 2011 dhe 2013.

Subjektet politike shqiptare deri me sot nuk kanë reaguar ndaj ngjarjeve të fundit; kërkesës absurde të Radulovic dhe Labudovic që të zbulohet dhe dënohen organizatorët e tifozëve shqiptare në Tuz-Malësi, Ulqin dhe Plavë; incidenteve në gjimnazin e Tuzit dhe përdorimi i dhunës së policisë ndaj nxënësve shqiptarë; si dhe sulmi në ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.

/MALESIA.ORG/