Sytki Ndrecaj largohet nga detyra pas ndryshimeve të fundit politike

Sytki Ndrecaj

Sytki Ndrecaj

Lexoni letrën e plotë:

FALENDERIM

Të nderuar bashkëmalësorë e bashkëshqiptarë.

Si pasojë e ndryshimeve të fundit politike të ndodhura në vendin tone me datën 18.04.2013 më është komunikuar largimi nga detyra e N/Prefektit të Malësisë së Madhe.

E megjithate nuk mund të qendroja në heshtjen e këtij largimi pa falenderuar të gjithë bashkëmalësorët e bashkëshqiptarët me të cilët kam patur nderin më të madh të bashkëpunoj për të bërë më të miren e mundshme për treven time Malësi e Madhe.

* Ndaj falenderimi më i pare i përket pikërisht këtij komuniteti malësorë që pavarsisht vijes kufitare jam munduar ta heq nga termi duke përdorur kurdoherë një Malësi të Madhe pa kufinj ndarës.

* Gjithashtu deshiroj të falenderoj të gjithë ata institucione e drejtuesit e tyre në nivel qëndror e lokal me të cilët kam bashkëpunuar për nxitjen e thithjen e investimeve, hartimin e projekteve të mëdha që i kanë shërbyer e i shërbejnë pafundësisht banorëve të Malësisë së Madhe e më gjërë.

* Ashtu siç dua të falenderoj për bashkëpunimin të gjitha shoqatat, grupacionet, individ të ndryshëm me të cilët i vetmi term pune ka qënë mbrojtja e interesave të komunitetit malësorë, të trashigimisë etnokulturore, të historisë, të artit, kulturës, sportit etj. të trevës tonë Malësi e Madhe.

* Falenderoj drejtuesit e komuniteteve fetare që me prezencë personale në kultet fetare apo në takime e tubime të ndryshme të ndodhura nëpër Malësi të Madhe e kudo në mbarë treven shqiptare përçuam vlera të larta morale për bashkëjetesë ndërfetare e krahinore.

* Falenderoj mediat vizive e të shkruara qofshin ato lokale, kombëtare e ndërkombëtare si dhe portalet Malësia.org e Albdreams.net e të gjithë ata gazetarë e gazetare më të cilët kam përcjallë mesazhin e bashkimit, paqes, mirëkuptimit, tolerancës, mirëqënies ekonomiko-sociale etj.

* Falenderoj të gjithë ato organizma vendas e sidomos ata të huaj (si OSBE-ja, BE-ja etj.) të cilët me bashkëpunimin e frytshëm u munduam të sjellim risi në marëdhëniet pushtetare, funksionimin e tyre, rritjen e nivelit të administrimit të pushteteve me qëllim që ato të jenë më afër komunitetit e për komunitetin në Malësi të Madhe.

* Ashtu siç pjesmarrja ime në përkujtime datash historike për gjithë treven si përkujtimi i  Kryengritjes së Malësisë së Madhe 1911 të udhëhequr nga patrioti e luftetari Ded Gjon Luli i cili me trimat e tij me 6 Prill 1911 ngriti në Bratilë të Deçiçit pas rreth 450 vitesh flamurin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeu e ku kulminacionin e pati festimi i 100-vjetorit të kësaj Kryengritje. Pjesmarrja në pervjetorët e Muzeut të vetëm Etnografik në Lekaj të Tuzit, muze i ngritur nga etnografi dhe fotografi i njohur Shtjefen Ivezaj. Prezenca në takimet e Shoqatave të të Persekutuarve, të Veteranëve e Familjeve të Dëshmorëve të të gjitha luftrave për liri, mbrojtje të territoreve shqiptare e për Pavarsinë e Shqipërisë. E gjithashtu edhe për të rënët në mbrojtjen e demokracisë në vendin tone e kudo në botë etj. etj.. Të gjitha këto përkujtime më kanë lënë mbresa të jashtëzakonshme.

* Nuk mund të lë pa përshendetur të gjithë ato miq, shokë, dashamirës e familjarë me të cilët kemi kaluar momente gëzimesh në festa të ndryshme lokale, fetare etj. e pse jo edhe momente hidhërimesh kur vdekja largonte nga kjo botë njerëz të dashur të zemrës, intelektual me emër që me vepra të tyre të mira i kanë bërë nder vehtes, Malësisë së Madhe e gjithë Kombit Shqiptarë.

* Një falenderim deshiroj tu dërgoj gjithë diasporës malësore e shqiptare në shumë shtete të botës por në veçanti asaj në SHBA me të cilët gjatë kontakteve bashkëpunuese e komentuese kemi rritur edhe më lart vlerat e Malësisë së Madhe tashmë trevë e njohur në gjithë botën për mikpritje e bujari, burrëri e trimëri, besë e bashkëjetesë ndërfetare etj..

Gjatë gjithë periudhës mbi trevjeçare të drejtimit të Institucionit të N/Prefekturës Malësi e Madhe jam munduar të bëj më të miren e mundshme për banorët dhe treven time të dashur duke punuar me përkushtim, ndërshmëri, profesionalizem e larg ngjyrimeve politike, fetare e krahinore dhe për tri gjëra unë jam krenarë të cilët jo vetëm që ndodhen gjatë ushtrimit të detyrës së N/Prefektit Malësi e Madhe por më kryesorja kanë qënë edhe predispozicionet e mia ndër më kryesoret:

Ndërtimi i rrugës Shkodër-Hani i Hotit i sjellur në standartet më bashkëkohore duke shkurtuar jo vetëm distancat kilometrike por edhe nxitjen e bisnesit vendas e në veçanti rritjen e cilësisë së komunikimit dhe thithjen e investimeve të huaja për ti shërbyer mirëqënies së komunitetit malësorë këtu duke ndikuar patjetër edhe në standartin e jetesës edhe tek bashkëmalësorët tanë andej kufirit;

Bashkëpunimi i ngushtë me pjesën tjetër të Malësisë së Madhe andej kufirit ( që padrejtësia historiko-shekullore edhe pse në tokat e tyre amtare i vendosi me forcë nen sundimin e Malit të Zi ). Falë këtij bashkëpunimi me të gjithë aktorët politiko-pushtetarë, shoqëroro-kulturorë, historiko-etnografik, me intelektual e njerëz të artit e sportit arritem të largojmë barrierat kufitare duke bërë të mundur tashmë bashkimin e zemrave për të gjithë bashkëmalësorët.

Marrja e Urdhërit të Lartë “ Nderi i Kombit “ për Malësinë e Madhe dhënë nga Presidenti i Republikës z. Bujar Nishani me 25 Nëntor 2012 në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljës së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtarë dhe krijimit të Shtetit Shqiptarë. Ky akt do mbetët edhe momenti më i veçantë në jetën time.

Ju premtoj se puna ime nuk do të mbesi vetëm nën suazen e drejtimit të N/Prefekturës pasi kontaktet e mia me gjithë ato që unë përmenda më lartë do vijojnë edhe më pas duke ofruar mundësitë e mia mendore e fizike kurdoherë në shërbim të bashkëmalësorëve të mi e trevës time Malësi e Madhe. Ashtu siç nuk do kursej asgjë për ti parë malësorët e trevën time edhe më të lartësuar.

Zoti i bekoftë malësorët e trevën Malësi e Madhe.

Me respekt për gjithë ju. Bashkëmalësori juaj Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.

  • Ylberi

    Z,Sytki te erdhi rasti me hec ne te djathte, lere te majten nuk eshte per malsor, gjat gjith kohes qe sunduen te majtit (te kuqet) shqiptaret paten vuejtje e mjerim, e ne veçanti malsoret.
    Falenderim per çdo gje qe bere per te miren e Malsis e malsorve.

    • http://muzeu shtjefën ivezaj

      I NDERUARI Z. SYTKI NDRECAJ! KY SHKRIM FALENDERIMI MË LOLLI KURË I PAVA SE NË ÇMENYRE JENI LARGUE PREJ POSTIT TUAJ.TË GJITHË DASHAMIRËT DHE MIQT TUAJ NUKE PRITME KËTË GJE., POR JU MOS U LOLLNI FARE, SE. MALESISË SE MADHE TË NDAM ME KUFIJ, POR ME ZËMRA JEMI BASHKE, I DHAT KONTRIBUT SHUMË TË LARTE NË FUSHEN E KULTURËS , ARTIRTIT, TRASHEGIMISË.SI DHE NË PAJTIME TË NDRYSHME.NË KREJT MALESIN E MADHE.VAZHDONI PUNËN TUAJ TË SHTRËJT DHE TË SHËJT. FALEMINDERIT Z. SYTKI NDREAJ SE MA SHUMË KENI DHEN KONTRIBUT JU PER MALESIN E MADHE SE SHUMË DISA TJERË QE KAN RRAH GJOKSIN.KONTRIBUTIN QE E DHAT PËR MUZEUN E PARË TË MALESISE DO TË RUHET ME KUJDES NE MUZEUN ETNOGRAFI NË LEKAJ. FALEMINDERIT foto. shtjefën ivezaj LEKAJ MALESI E MADHE.

  • Shkurt e shqip

    Po çka ka ndoll 18.4.2013

  • KOMUNA E MALESISE

    Edhe gjer tani ke qene me LSI. Me te djathten apo me te majten, vazhdoje rrugen qe e ke patur gjar tani. Per mundesite Tuaja, ke dhene nje kontribut te papare ndaj Malesise nen Malin e ZI. Shqiperija sot eshte vendi i parafundit (pas BiH) me demokraci ne Europe. Shqiperia, vendi i fundit ne Ballkan si kandidat per BE. Sali Berisha, tere kohen i trajtoje shqipetaren nen Mal te Zi, po sikurese te ishin nje fis ne skaj te Afrikes. I dha duar te lira Gjukanovic. Pa nevoje.

  • http://www.malesia.org Robert Ivezaj

    Malësia e Madhe (brenda kufirit shtetërorë), që nga ramja e regjimit komunist kishte dhe ka udhëheqës e përfaqësues institucionesh, por që për shumicën nga ne (shqiptarëve të Malësisë së Madhe, jashtë kufirit) ishin të panjohur. Nuk ua dinim as emrat. Pasiviteti i tyre ishte shkaku që ata të jenë të pa-njohur në këtë anë të Malësisë.

    I nderuari z. Sytki Ndrecaj gjatë krejt kohës ishte prezent në çdo aktivitet në Malësi të Madhe të kësaj anë; data historike/kombëtare, kulturore/shoqërore, festime e hidhërime! Me këtë dëshmoi se për të ka vetëm një Malësi.

    Edhe përkundër heshtjes së zyrtarëve të lartë të Shqipërisë zyrtare ndaj padrejtësive dhe situatës së mjerueshme me të cilën ne (malësorët jashtë kufirit) përballemi, ai pati guxim dhe çdo herë foli realitetin kudo dhe sido kishte rastin dhe mundësinë. Ishte edhe ndërmjetësues i bashkëpunimit dhe afrimit të subjekteve politike shqiptare këtu në Tuz.

    Prania, veprimi dhe kontributi i tij, të shoqëruara me personalitetin e tij të një burri të ndershëm dhe të thjeshtë, bëri që sot emri i tij të njihet nga të gjithë ne në Malësinë e Madhe, pa dallim, brenda apo jashtë kufirit.

    Ishte nderë për malësorët që një njeri si z.Sytki Ndrecaj pranoi Urdhrin “Nderi i Kombit” për Malësinë e Madhe nga Presidenti i Rep. së Shqipërisë.

    Ishte nderë edhe për Portalin Malesia.Org të cilit iu nda Çertifikatë-Mirënjohje nga institucioni të cilin përfaqësoi z. Sytki Ndrecaj.

    Me bindje se z. Sytki Ndrecaj do të vazhdoj veprimtarin e tij, së pari si individ por edhe si zyrtarë i Malësisë së Madhe në të ardhmen, e falënderoj për korrektësinë, kujdesin dhe gjithçka që bëri për të mirën e të gjithë neve si malësorë e shqiptarë.

    Jeni shembull të cilin shpresoj se do të ndjekin shumë të tjerë, pa marrë para sysh funksionet.

    Me nderime dhe respekt,
    Miku juaj Robert Ivezaj

    • Dushiqi

      Robert , e ke than shume bukur.Te lumte!

  • pasha zotin…

    Me gjithe respektin per ju z.Ndrecaj, une ju uroj Udhe te Mbare ne Opozite. Me duket se e Majta Socio – Komuniste e pati cuar Shqiperine ne fundin e listes se shteteve ne bote…fale se djathtes sot eshte shume me lart ne ket liste, madje munde por nuk deshe te behesh pjese e Ecjes Perpara!!!…Eshte koha tju percjellim sepse e meritoni.

  • Malesia e Madhe

    Sytkia gjithmon dhe gjithkund sparit ka perfaqsua malsorin/ shqiptarin e Malesine dhe jo partin.
    e djatht e majt ska dallim ne Shqipri, thgjith jan te njejte.
    Sytki je shembull dhe ke respektin e Hotit, Gruds, Kastratit, Kelmendit, Shkrelit, Trieshit e Kojs

  • Shkurt e shqip

    Po çka asht arsyeja çi këtij i duhet me ularga.

  • Guri i kuq

    I nderuar Syrki, ky komentuasi P.Zotin eshte ketu ne Male te zi , ne koalicjen me mbeturinat e djarhta te Millosheviqit, kjo eshte aresyeja perse e sulmon te majteb. Ju garantoi qe Ky as qe e kupton cka esht e majta dhe cka esht e djarhta!
    Nese din le tna e spjegoi!
    Sytki une te deshroi cdo te mire, dhe te uroi kthimin e shpejt, si fitimtar i te majtes me 23 qershor.

  • Ylberi

    Guri
    As ti nuk po din se çka eshte e majta as e djathta,Milosheviqi i ka takua se majtes.
    Ishalla kurr mos fitoft e majta ne Shqiperi se veç te keqe na sjedh,se per nje gjysem shekullit qe e sunduen vedin pat vetem mjerim skamje e tortura qe si ka njft njerzimi me pare.
    Ti guro nuk ja dashke te miren kombit shqiptar,por ju te fdi,s e kini illull Edi Rame monstrumin.

  • Guri i kuq

    Ylbero, po ne baze te cilit fakt thua se partija e Millosheviqitka qene e majt, zotri pse e ka pas emrin socjalist, Ai ka qen ekstremist i djatht, po partit demokratike a jan te majta a te djathta, pra ne SHBA partia Demokratike eshte e majte ne Shqipri e djath.
    Edhe nji gja tjeter emri nuk percakton ideologjine, ate e bejne sjedhjet dhe veprimi.
    Zoteri nese per ty nuk eshte e mjaftuashme demokracija e perendimit , ne shumice e majte, ateher kerkoje te e djathta e lindjes,
    Lexo edhe pak ateher lajmroju!

  • http://NY Ringjallja

    Ne Evrope partit e majta kane kuptimin specifik si koministe, socialiste dhe anarkiste.
    Kurse te djathtat kane kuptimin si parti tradicionale qe duan te ruajn vlerat e verteta te vendit.
    Partia e Millosheviqit ishe parti ekstreme e majte.
    Kurse ne Amerike qendron e kunderta, partia e djathte eshte Republikanja e cila perpiqet per te ruajt e kultivue vlerat dhe traditat e vjetra Amerikane dhe ata te fortit simbolizohes me Tea Party.
    Te majtet jane Demokratet qe akuzohen prej te djathteve se po e cojne vendin drejt socializmit,ata gjithnje akuzohen edhe si liberal te dobte duke prishur imazhin amerikan.
    Edhe ne Amerike socialistet disa here kane provua te vine ne pushtet por pa sukses, e kesaj rradhe republikanet akuzojne Obamen si te tille por me emer demokrat.

  • http://NY Ringjallja

    Sytki Ndrecaj eshte dhe ndoshta (e pse jo) do te mbetet per nje kohe te gjate Figura ma e deshiruar dhe rrespektuar e malsoreve dhe Malsise se Madhe.
    Kontributi i Tij do te lene gjurme ne traditen dhe kulturen shqiptaro-malsore per jete.
    Aj vertete ishte personalitet i shquar ne detyre ofiqare jo vetem se mbante postin Nen/Prefekt por se dinte ti afroj gjithkuj maksimalitetin e moralit dhe virtytit te vete burreror.
    Aj vertete ishte Nen\Prefekt i gjithe malsoreve andej e kendej kufirit politik dhe perpiqej qe edhe problemet qe i kishim tu vinte perballe bashke me ne.
    Ky po largohet nga posti i Nen/Prefektit dhe ne na mbetet ti urojme shendet dhe suksese ne karrieren e tij politike dhe kombetare.
    Dasht Zoti qe Shqiperia te kete shume Patriote te tille si Sytki Ndrecaj.

  • Sytki Ndrecaj

    Të nderuar miq, shokë, dashamirës bashkëmalësorë. Nderët që më bëni janë të pashlyera për mua. Ndaj Sytki Ndrecaj dhe familja e tij do jetë përherë me ju në çdo situatë. Dhashtë zoti të më mbajë frymen gjallë për të mos më penguar në detyren time morale e patriotike ( pavarsisht në se do jem në pushtet ) për të qënë kurdoherë kontributor në më të miren e mundshme për bashkëmalësorët e mi e për treven time Malësi e Madhe. Sytki Ndrecaj asnjëherë nuk ka vendosur, nuk vendos e as nuk do vendosë bindjet politike, fetare apo krahinore para nderit, jetës dhe veprës së bashkëmalësorëve e trevës time Malësi e Madhe. Këtë e ka provuar me vepra, do të provojë edhe në të ardhmen se mbi çdo gjë është ideali i të qënurit malësorë i Malësisë së Madhe. Me respekt e duke u përshëndetur të gjithëve ju,…

  • Sytki Ndrecaj

    vëllai e bashkëmalësori juaj Sytki Ndrecaj familjarisht.

  • Shkurt e shqip

    Sytki po të lutem,na e trego arsynë për largimin tuej nga detyra.

  • Sytki Ndrecaj

    I nderuar shkurt e shqip. Në respekt të komentit tan po përpiqem shkurtimisht të të tregoj edhe arsyen e largimit tim nga puna. Duke qënë se jam me LSI dhe kjo forcë politike ka dalë nga kualicioni me PD atëherë vendimi për pushimin nga puna ra edhe mbi mua. Gjatë punës time si N/Prefekt i Malësisë së Madhe nuk kam drejtuar me përkatësi partiake, ndaj mendoj se ishte me vend e në moralin tim të falenderoja të gjithë bashkëmalësorët mi, drejtuesit e pushteteve e të politikës, komunitetet fetare, shoqatat, individët etj. me të cilët ushtrimi i detyrës më ka lidhë të bashkëpunoj e të bëj më të miren e mundshme për treven time Malësi e Madhe. Me respekt për ju Sytki Ndrecaj Koplik, Malësi e Madhe.