Tarzan Millosheviq deklaroi se me Forcën nuk egziston Aneks marrveshje

tarzan-milosevic-profileDrejtori Politik i DPS-së Tarzan Millosheviq, deklaroi se nuk egziston asnjë llojë aneksit të marrëveshjes në mes të DPS-së dhe Forcës për ushtrimin e pushtetit në nivel shtetëror.
Me këtë aneks të supozuar përcaktohej që Komuna urbane e Tuzit do të ndërroj statusin e sajë në atë të komunës së plotë, në pranverën e vitit 2016, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

“Nuk jam i informuar për këtë gjë. Atë çfarë mund të them në këtë temë është që DPS ka thënë çdo gjë në atë moment kur në bazë të marrëveshjes me partitë shqiptare ia dërgojë Kuvendit draftin e ligjit për organizim territorial. Qëndrojmë mbas këtij draft të ligjit i cili momentalisht është në Parlament, e kur do të shqyrtohet, varet nga ajo se a do të fitojë shumicën e nevojshme apo jo”, tha për TV Vijesti drejtori politik I DPS-së Tarzan Millosheviq./MALESIA.ORG/