Teatri “Dodona” nga Prishtina, shfaqë komedinë “Në mbrojtje të njeriut të shpellës” në QKI Malësia

komedia-caveman

QKI Malësia ju fton në shfaqjen e komedisë së TEATRIT „DODONA“ nga Prishtina
„NË MBROJTJE TË NJERIUT TË SHPELLËS“
Regjia: Agim Selimi
Aktorë: Veton Osmani

E enjte, 17.04.2014, ora 20:00 – HYRJA FALAS

Ky realizim është bërë në bashkëpunim mes TEATRIT “DODONA” dhe kompanisë së njohur të produksionit teatral, “Theater Mogul”.
Kritikët amerikanë për këtë realizim thonë: “Njeriu i shpellës” është për të qeshur deri në histeri” apo “Fytyra të dhemb nga të qeshurat me zë”.
Kjo shfaqje është përkthyer në 18 gjuhë të botës, është dhënë në 45 shtete, 150 qytete, para hiç më pak se tetë milionë shikuesve. Një rekord botëror. Në Broadway-në e famshëm premiera e saj jepet më 1995, për të mos u ndalë kurrë reprizat e saj, deri në ditët e sotme. Kështu arriti të futet edhe në librin e rekordeve si monodrama më jetëgjatë në historinë e Broadway-t.