Tërhiqet ligji për simbole nacionale

kuvendi i Malit të ZiMinistria për të drejtat e njeriut dhe pakicave ka tërhequr nga procedura parlamentare propozim-ligjin mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.

Nga kjo ministri sqarojnë se tërheqja u bë si shkak i numrit të madh i amendamenteve të depozituara rreth këtij projekt-ligji.
Këtë e ka njoftuar ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave Suad Numanovic në seancën e Këshillit Legjislativ.

Ky propozim-ligj ishte e paraparë për votim në parlamentin e Malit të Zi për ditën e neserme.

Deputetët shqiptar Genci Nimanbegu dhe Nik Gjeloshaj kishin dorëzuar 5 amendamente rreth propozim ligjit mbi zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.

Deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj për Tv Boin tha se ndjehet i zhgënjyer nga vendimi i kësaj ministri. Ai u shprehë se ky ligj ishte paraparë që nesër të votohet në Kuvendin e Malit të Zi, prandaj dhe tërheqja e tij nga ana e ministrit Suad Numanovic është jokorrekte.

“Këtë e kemi pritë që 10 vjet, dhe zvarritja e këtij ligji, një ditë para se do duhej të votohet në Kuvend, nuk është aspak korrekte nga ana e ministrit Numanovic”, shprehët Gjeloshaj.

Ai paralajmëroi se amendamentet do ti propozojnë në parlamentin e Malit të Zi.

Amendamentet e deputetëve shqiptar parashikojnë përdorimin e simboleve kombëtare në një formë më të gjerë nga ajo që është e paraparë sipas propozim-ligjit në fjalë. /MALESIA.ORG/