Thaçi dhe Rama qytetarë nderi të Ulqinit

rama - thaciNë seancën solemne për Ditën e Komunës së Ulqinit, më 4 prill, me ftesë të kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka, do të marrin pjesë krerët e Malit të Zi, ambasadorët e akredituar në Podgoricë si dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, raporton portali UL-info.

Rama e Thaçi, sipas mediave malaziase, në këtë ditë festive për Ulqinin, para liderëve malazias dhe korit diplomatik, do të shpallen edhe qytetarë nderi nga kryetari i komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka. /MALESIA.ORG/