Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët

IMG_8008Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz diskriminohet gjuha dhe flamuri shqiptar .

Sot në mënyrë solemne u përurua salla e arsimtarëve në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz.
Sponsorizuesi i këtij projekti 11 mijë eurosh, i punuar me standarde të larta, është Agjencia Turke për Zhvillim e Koordinim TIKA.
Shiriti i hapjes së kësaj salle moderne u pre nga drejtori i shkollës Nikollë Dukaj dhe përfaqësuesi i agjencisë turke.

Ishte drejtori Dukaj ai i cili injoroi gjuhën shqipe, duke e përdorë atë vetëm shkurtimisht me një përshëndetje, për ta vazhduar fjalën e rastit në gjuhën malazeze, ku foli gjerësisht për projektin, shkollën dhe planet për të ardhmen.

Në sallën e re ku dhe u zhvillua aktiviteti i përurimit, figuronte flamuri i Malit të Zi dhe Turqisë, por ashtu si dhe gjuha shqipe u injorua edhe Flamuri Shqiptar.

As fjalimi i përfaqësuesit të agjencisë turke nuk u përkthye në shqip, por vetëm gjuhën malazeze.

Një injorancë dhe diskriminim i nivelit të tillë është e papranueshme, aq më shumë se ajo është një shkollë ku shumica dërmuese e nxënësve dhe stafit janë shqiptarë, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbi të gjitha ajo shkollë gjendet në Malësi.

Drejtori i shkollës, si subjekt udhëheqës i këtij institucioni arsimor, duhet të jetë përgjegjës për këtë akt diskriminues dhe të turpshëm ndaj gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare. /MALESIA.ORG/

Nikolle Dukaj - TIKA -mahmut lekiq salla mahmut lekiq tika 2 salla mahmut lekiq tika