URIME FESTËN E BAJRAMIT

MALESIA.ORG

Portali MALESIA.ORG uron gjithë shqiptarët e fesë islame gëzuar festen e Bajramit të Madh.
Shëndeti, gëzimi, mirëkuptimi dhe toleranca mbizotërofshin në familjet tuaja.

_____________________________

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi 

Me  rastin e  festës së  Bajramit të Madh, Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, uron të gjithë besimtarët  e fesë Islame, shqiptarët kudo që jetojnë dhe punojnë.

Urojmë që   kjo  festë e madhe, e cila vjen pas Muajit të shejtë e të bekuar  të Ramazanit,muajit të sakrificës, vetëpërmbajtjes, faljes, lutjes dhe përkushtimit ndaj Zotit Krijues, të na udhëheqë në çdo ditë të jetës sonë, në familje,në punë, e në shoqëri, gjithmonë në të mirë të kombit.

Le të jetë kjo festë,moment i unitetit dhe mirëkuptimit  edhe ma të madh me njëri tjetrin, si  një vlerë e domosdoshme  edhe sot aktuale për ne shqiptarët, për të  punuar e vepruar për një të ardhme sa më të mirë të  brezave që vijnë  duke vënë interesin e përgjithshëm   mbi intertesat përsonale.

Dhashtë  Zoti, që  Festa e  Bajramit, të stolisë  familjet  tona  me  gëzim,  dashuri,  mirëkuptim  e  solidaritet  të  ndërsjellë  mes njerëzve.

Gëzuar festën e Bajramit,  për  jetë e  mot !

Kryetari,
Tahir TAHIRI

 

19 Comments

  1. Gezuare festen e bajramit te gjithe vellezerve shqipetare te fese islame.

  2. Gezuar te gjitheve e posacerisht per egzuar te dashures sime “mufit “!

  3. Është kënaqësi e madhe e imja që në këto ditë të gëzueshme të Fiter Bajramit t’u dërgoj përshëndetjet dhe urimet më të sinqerta e më të ngrohta gjithë besimtarëve mysliman për më shumë dashuri, paqe, lumturi e harmoni jo vetëm brenda komunitetit mysliman por edhe brenda gjithë malësorëve e shqiptarëve kudo që janë pa dallim feje, ideologjie e krahine. Le të jenë këto ditë bashkimi zemrash e lutjesh ndaj zotit për tu sjellë malësorëve e shqiptarëve në Mal të Zi e kudo të drejtat e shënjta të ligjërueme dhe aq shumë të pritura nga të gjithë. Le të kujtojmë se ky Bajram vjen pas sakrificave të medha që besimtarët mysliman paten gjatë Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit ashtu siç jam i bindur se për çdo malësorë e shqiptarë u lehtësohet kjo sakrificë kur dihet se ky Bajram vjen në një vit jubilar siç është 100-vjetori i Shpalljes së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtar e krijimit të Shtetit Shqiptar. Edhe njëherë Gëzuar Fiter Bajramin e kurdoherë me zemër të bardhë u luttë kudo ndër malësorë e shqiptarë. Me respekt dhe pranë çdo votre malësore e shqiptare Sytki Ndrecaj N/Prefekt Malësi e Madhe.

    • EDHE UN shtjefën ivezaj NGA MALESIA E MADHE E TUZIIT MALI I ZI. PO U SHOQROHEM ME KËTO FJALË:TË GJITHË BESIMTARË SI DHE JU TË TJERËT, PRANONI URIMET TONA MË TË SINQERTA PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT. ZOTI U BËKOFTË…PO JU DREJTOHEM ME KËTË KOMENT I NDERUARI Z. SYTKI NDRECAJ N/ PREFEKTI IMALËSISË SË MADHE.UN JAM SHUM I VOGEL ME BA KOMËNTE PËR JU,PËR KETO FJALË QE SOT NË NADJE KURE E PAVA KOMENTIN TUAJ KAQ TË BUKUR PËR URIMIN E FESTES SË BAJRAMIT MË LA PERSHTYPJET MA TË MLLAJA SE JU ME ZËMËR E SHPIRT TAMA MALSOR I NDERSHËM,GJITHMON I NDIHMUET DHE NDIHMONI NË MENYRAT MË NJERZORE MALËSISË SË MADHE, SI ANDEJ KUFIRIT SI DHE MALËSISË SË MADHE KËNDEJ KUFIRIT TË TUZIT MALI I ZI. KONTRIBUTI I JUAJ ËSHT SHUM MË RANDËSI PËR MALËSIN E MADHE.

  4. Edhe prej mejet urime për festën e Bajramit. Interesant asht çi për Zojën e Grudës nuk ka çua kurrkush urime as prej Malsia Org as prej KNSH

  5. urime bajramin.
    dod kshtellat, pashkt per katolik e 2 bajrama per musliman jan festat kryesore per tan ne.
    festa familjare e fisnore i kem edhe jaj 10

  6. askund en bot nuk urohen zyrtarisht festat fisnore e familjare se kishin me tej to me urua cdo jav kaj fest

    • Z.Lulgjuraj,

      Nuk e di se sa ini te informuom me festa zyrtare katolike dhe festa fisit a por tjera…
      1.Festa e Zojes se Grudes (si i thone ne Malesi), nuk eshte fest vetem e vetem e Grudjaneve, por e gjith Katolikve ne bote,asaj i thone ZOJA E MADHE, ashtu qe gjith e meritojne me jau urua e jo vetem grudjanet.

      2. Shnjoni a po Shen Gjon Pagezuosi (te na e lusin Hotjanet), gjithashtu asht fest e krejt katolicizmit…

      3.Zoja e Trijeshit a po ne bot e njoftun si Zoja e Vogel a po Zoja Rruzare (me gjithse trijeshjanet e lusin ne shtunen e pare ne Tetor,per rreth miqve obligimeve etj etj), gjithashtu fest ne tan bot.

      4.Shen`Kolli, dita e udhetareve, kurrkun ne bot ne ket dit nuk udhetojne anijet!!!!!

      Keto te na jane festa familjare, por edhe festa te medha ne shum e shum shtete te Botes….

      Kish me pas tjera e tjera e tjera, por sesht as vendi per kto komente, as koha….

      Urime Bajramin besimtaret e Fes Islame…

    • Tan Europa e feston Zojën e Madhe e nuk asht veç festa e Grudës i neruoshimi Lulgjuraj.Malsija Org asht portali i Malësis e asht kên g’jasa me urua Zojën e Grudë,ose belda kujton se jo.

  7. zyrtarisht urohen psh te muslimant 2 bajramat e te katolikt kshtellat e pashkt.
    hala nuk pach ne asnji shtet se zyrtarisht urohen festat si shenkolli, shnjoni, zoja etj

    • Ka gjasa e ke trnua êmnin,e vrteta, se jâshtû m’kan dvet edhe te Malësia Forum çi pom dhêpet se hupi.Po i kam kullot,berret, thît,pulat edhe besa qênit i kam dhan me hâgër e nuk trypnohej kurr katunarit si ju çi i kini marua sdhkollat ën Kosov e kini harrua se ini Malësor,por aj asht problemi i juoj e jo êmi. Nuk dij çka don me tha ” NDOPAK”,por ka g’jasa ke dasht mer tha:”A i ke kullot berret “APAK” s jâshtû thom na katunart “anallfabeta”.Kur dal vet prej temet ater Stafi ma pëshi postimin por ka g’jasa nuk jan rregullat përgjithkan isoj..A asht e vrtet a jo port vet nuk pshehej pas kurrkuj e kallzoj hakun sado çi i râd asht.Shum t’mirtat për ty.

  8. SHqipetare se bashku te festojme pashke e bajrame
    kemi nje gjake e kemi nje vatane.

Comments are closed.