Urime Vitin e Ri 2013

Të gjithë qytetarëve të Malësisë si dhe gjithë shqiptarëve në mbarë botë, urime festën e Vitit të Ri 2013.

Viti që po lëmë pas, ashtu si dhe vitet e mëparshme, për ne qytetarët e Malësisë nuk dalloi për rezultate pozitive. Në vitin 2013 po hyjmë me shumë çështje të pazgjedhura kombëtare, politike e ekonomike me dëshirë dhe shpresë që në këtë vit të shohim hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore.

Urime Vitin e Ri 2013, shëndet, paqe dhe harmoni familjare. Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne!
Gëzuar!

Stafi i portalit Malesia.Org

_____________________________________________________________

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PREFEKTURA E QARKUT SHKODËR
N/PREFEKTURA MALËSI E MADHE “ NDERI I KOMBIT “

URIM PËR VITIN E RI 2013

Të dashtun vëllezër e motra, bashkëmalësorë e bashkëmalësore të Malësisë së Madhe këndej e andej kufirit e kudo që jeni!
Edhe pak çaste na ndajnë nga ardhja e vitit 2013 ndaj është nder dhe krenari për mua që në herët më të para t’Ju uroj me gjithë zemër GËZUAR VITIN E RI 2013.
Ne po lëmë pas vitin 2012 që më së shumti na bashkoi në festimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe krijimin e Shtetit Shqiptar, ashtu siç ne malësorëve na bëri më krenarë e më të respektuar se kurrë kur siç dihet me 25 Nëntor 2012 Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani i akordoi Urdhërin e Lartë “ Nderi i Kombit “ Malësisë së Madhe për meritat e saj në historinë e vendit tonë në shekuj.
Por jo çdo gjë mund të themi se është arrirë në fusha të tjera që kanë për mision standartizimin e jetesës në gjithë parametrat e saj duke përfshi edhe lirinë e të drejtat e njeriut sidomos për shqiptarët autokton në Mal të Zi e sidomos ato për malësorët shqiptarë në Malësinë andej kufirit duke mos gjetur zgjidhje akoma e drejta për Komunë të plotë me qëndër në Tuz apo mospasja e të drejtës për përdorimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar.
Ndaj besoj dhe mendoj se një nga urimet e mia për Vitin 2013 është plotësimi i këtyre të drejtave themelore për malësorët e Malësisë së Madhe dhe për gjithë Shqiptarët në Mal të Zi. Për këtë unë do jem në mbështetje pa rezerva për arritjen e këtyre të drejtave.
Duke mos dashur të zgjatem më shumë dëshiroj edhe një herë për gjithë bashkëmalësorët e bashkëmalësoret pa dasi kufiri apo kudo që janë Gëzuar Vitin e Ri 2013 e sjelltë kurdoherë në familjet Tuaja vetëm paqe, gëzim, lumturi e begati. U plotësofshin dëshirat Tuaja në të mirë të individit, familjes, shoqërisë e kombit shqiptar.

Me respekt për gjithë Ju
Bashkëmalësori i Juaj
SYTKI NDRECAJ N/Prefekt Malësi e Madhe

_____________________________________________________________

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

URIM PËR Vitin e Ri
Kam nderin e veçantë që në emrin tim personal si dhe në emrin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, të Ju uroj të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi dhe të gjith shqiptarëve kudo që janë Vitin e Ri 2013 duke Ju uruar të gjithëve, shëndet, mbarësi dhe përparin përsonal e familjarë.
Viti 2013 qoft viti i unifikimit të faktorit politik shqiptarë dhe i realizimit të të gjitha të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi,.

Urime të gjithëve dhe gëzuar!

KRYETARI
Tahir Tahiri