Urime Vitin e Ri 2014

2014Gjithë qytetarëve të Malësisë dhe gjithë shqiptarëve kudo gjinden në botë, Urime Vitin e Ri 2014.

Për ne qytetarët e Malësisë edhe viti që po lejmë pas, ashtu si dhe vitet e mëparshme, ishte vit me shumë dështime e më pak arritje. Me shumë çështje të pazgjedhura, probleme të vjetra e të reja, në mungesë të bashkëpunimit e unifikimit për çështjet tona madhore njerëzore e kombëtare. Edhe një vit i lëkundjeve politike, sociale e ekonomike, pa Komunë si një ndër të drejtat themelore qytetare, papunësi e përballje me asimilimin.

Me shpresë se Viti 2014 do të dallohet për hapa pozitiv në të gjitha segmentet e jetës shoqërore, kombëtare e politike, me më shumë mirëkuptim e tolerancë për njëri-tjetrin, bashkëpunim e unifikim si në rrethin shoqëror edhe në atë politik, ju dëshirojmë të gjithë shqiptarëve Urime Vitin 2014.

Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ne. Gëzuar!

Portali MALESIA.ORG

_________________________________________________________________________

GËZUAR VITIN E RI 2014

Shoqata Patriotike “ Malësia e Madhe-Nderi i Kombit “ uron të gjithë  shqiptarët e në veçanti malësorët kudo që janë në Shqipëri, në trojet tona etnike, në Europë, SHBA etj. Gëzuar Vitin e Ri 2014.
Qoftë ky vit sa më i mbarë për të gjithë duke mbushur sofrat tona me paqe e dashuri, gëzime e lumturi, bashkëpunim e harmoni, mirëkuptim e tolerancë, përparim ekonomik e social e për më tepër realizim të ëndrrës tonë të përbashkët për Komunë të Plotë të Malësisë si dhe unifikim të qendrimëve mbarëshqiptare nën Mal të Zi për të cilat është shumë e domosdoshme në arritjen e të drejtave ligjitime të sanksionuar këto në të Drejtat Ndërkombëtare.
Edhe njëherë: GËZUAR VITIN E RI 2014.

Me respekt
SYTKI NDRECAJ
PRESIDENT I SHOQATËS
________________________________________________________