Vendimi për shembjen e Funeralit të Malësisë (e plotësuar)

funerali malesia 26 qershor 2014Tuz, Malësi (26/06/2014) – Punonjësit inspektoratit për ndërtimtari u pritën nga disa qindra qytetar të cilët ishin bashkuar në mbrojtje të Funeralit të Malësisë në Vuksanlekaj.

Edhe pse sipas informatave të publikuara në medie, ishte pru vendimi për shembjen e objektit, kjo nuk ndodhi.

Punonjësit e inspektoratit për ndërtimtari sqaruan se ky vendim për shembjen e objektit, që gjendet në fazën e parë të punimeve, është pru në bazë të mungesës së dokumentacionit, gjegjësisht lejes për ndërtim.
Ata sqaruan se nuk ishin në dijeni se është në proces legalizimi i objektit.

Në anën tjetër nga Këshilli për ndërtimin e funeralit sqarojnë se dokumentacioni i pronësisë dhe i lejes për ndërtim do të jetë i dorëzuar në përputhje me ligjin dhe se ky objekt do të përfundohet në interesin e gjithë Malësisë.

Megjithatë, inspektorët kërkuan që punimet mos të vazhdojnë derisa të zgjedhën çështjet administrative.

funerali i malesise

funerali i malesise - muretNdërtesa e Funeralit të Malësisë në Vuksanlekaj, ndërtimi i të cilës ka nisur që disa javë, mund të rrëzohet.

Tuz, Malësi (25/06/2014) – Gazeta Dan ka shkruar se Drejtoria e inspektoratit për ndërtimtari me 20 qershor ka dhënë urdhrin për ndalimin e punimeve, kurse për nesër me 26 qershor në ora nëntë kanë planifikuar shembjen e objektit në punim.

Punimet e funeralit të Malësisë, i cili do të ishte objekt funerali për të gjitha konfesionet, janë nisur në fshatin Vuksanlekaj, në tokën e vëllazërisë të vuksanlekajve.

Nga kjo vëllazëri konstatojnë se kanë të gjitha dokumentet e pronësisë, por që tash e tutje kjo do të jetë e gjithë Malësisë, pa dallim feje dhe se qytetarët e Malësisë janë investuesit e funeralit.

Edhe përkundër premtimeve shumëvjeçare nga ana e shtetit për ndërtimin e një funerali dhe varrezave publike, Malësia ende nuk ka një funeral ku në mungesë të tij ceremonialet mortore kryhen nëpër shtëpi private apo livadhe. /MALESIA.ORG/