Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

fule-twittZyrtarisht Shqipëria është vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. 28 vendet anëtare të BE-së kanë votuar pro gjatë mbledhjes së Këshillit Europian për kandidaturën e Shqipërisë.

Vendimi i marrë nga Ministrat e Jashtëm është zyrtarizuar formalisht. Menjëherë pas kësaj vendimi është përshëndetur nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, përmes një postimi në faqen e tij në Twitter.

“Urime Shqipërisë për statusin! Njohje e përpjekjeve për reforma; nxitje për më shumë”, shkruan Fyle.

Një ndër të parët që ka mësuar vendimin në Shqipëri ka qenë Kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale ai Statusi Sot vendoset për statusin Vendimi për statusin e Shqipërisë Një ditë para vendimit për statusin përshëndeti vendimin.

“Sa fola me Stefan Fulen e jam krenar që ia dolëm të gjithë bashke e sigurisht PS-LSI: Flm e mirënjohje për gjithë ju”, shkruan Rama.

Vendet kryesore të BE-së, Gjermania, Anglia, Franca, Holanda, ndryshe nga qëndrimi i dhjetorit këtë herë treguan qasje pozitive për kandidaturën e Shqipërisë dhe rekomandimit të Komisionit Europian. Së bashku me miratimin e statusit, Këshilli Europian do të miratojë edhe konkluzionet për Shqipërinë, ku përfshihen edhe kriteret për hapin tjetër drejt BE-së, hapjen e negociatave.

Kjo është hera e tretë që Këshilli Europian shqyrton kandidaturën e Shqipërisë. Pas refuzimit dy vjet më parë, shtyrjes së tij në dhjetor, në këtë përpjekje të tretë Shqipëria arriti të marrë statusin e vendit kandidat. Vendimi pritet të ratifikohet edhe nga kreret e qeverive të 28 vendeve anëtare./Top Channel/