Ka përfunduar gjyqi kundër policëve të njësisë zë SAJ-it të akuzuar për tejkalimin e kompetencave në akcionin policor ''Fluturimi i Shqiponjës''

Begovic: Kanë rrezikuar jetën e tyre duke mbrojtur shtetin

Podgoricë – Ne fundin e senacës gjyqësore kundër pjestarëve të njësisë speciale antitetoriste prokurorija ka kërkuar të dënohen 5 pjestarët të njësisë speciale antititeroriste të akuzuar se në akcionin policor “Fluturimi i Shqiponjes”kanë tejkaluarë kompetencat e veta. Kurse mbrojtja ka kërkuar si të vetmin vëndim të drejtë nga gjyqi të jetë vendimi për lirimin e tyre.
Përfaqësuesi ligjor i familjës së dëmtuar avokati Kolë Camaj propozoj një vendim si kompromis,që pjestarët e njësitit SAJ-it të lirohen, me kushtë që po i njëjti vëndim të jetë edhe për të dënuarit “për pergaditjen per sulme teroriste ne rajonin e Malesisë” në Shtatorë të vitit 2006. Këtë propozim e mbron me qëndrimin se në të dy raste si të dënuarit për “Terorizëm”si në rastin e pjestarëve të policisë,janë viktima të Politikës. Komandani i SAJ-it Marko Kalleziq në fjalën e tij të fundit thot se denimi eventual do të jetë nga shkaku i presioneve te ndryshme mbi neve dhe do të thotë edhe denimin e vetë e sigurisë së çdo qytetari në Mal të Zi.në të kundertën në cilën mënyrë të motivojmë në raste tjera që pjestarët e njësive të rrezikojnë jetën e tyrë për mbrojtjen e paqës dhe qetësisë të qytetarëve të këtij shteti,pa dallimë nacionale -thot Kalleziq.
Aj ka përsëritur se njësija speciale ka shfrytëzuar vëtëm minimumin e kompetencave ligjore edhe pse kan marrur detyrën nga organet policore për arrestimin e të pandehurve për sulme teroriste në rajonin e Malësisë.

Një ditë më vonë e kam kuptuarë se ka qene duke ndodhur diçka vertet serioze,kur një pjesë e njësisë është angazhuar për ruajtjen e objekteve fetare (xhamitë)dhe shtëpinë e kryetarit të Unionit demokratik të Shqiptarëve,vetëm për arsye se aj nuk e ka prënuar idenë e çmendur për kryengritje dhe shkëputjen e një pjesë të teritorit të Malit të zi-shprehet Kalleziq.
Në favor tëkonstatimi është thirrur edhe në fjalët e fundit nga procesi gjyqësorë të njërit nga të dënuarit për terorizëm, Viktorit Sinishtaj i cili para gjykatës së lartë ka thënë: Përseri jam të atij mëndimi se e vetmja mënyrë që të zgjidhet çështja shqiptare në Mal të zi është fitimi i Autonomisë,kurse dënimin do ta kryej si hero.
Gjykatësi Isad Jashareviq ka reaguar duke thëne se ajo ka të bëj me bindjet personale të Sinishtaj, e se çdo kushë mundet të kerkoj autonomi, por për ato raste vëndos shteti.
Të pandehurit tjerë poashtu kanë theksuarë se punën e tyre e kan kryer me krenari dhe nderë,duke respektuar kompetencat që kanë poseduar dhe as kush në këtë akcion nuk ka vepruar jashtë ligjit.
Për Zëvendës prokurorin Velko Rutoviq është e qarte se padyshim në këtë proces është vertetua se të vetmit që kan qenë në dhomen e Pjetrit Sinishtaj kanë qenë pjestrët e njësisë speciale SAJ-it.
Rutoviq është thirur në deklaratat e familjes së Pjetrit dhe analizat e mjekëve në bazë të së cilave, është “vertetuar se i dëmtuari plaget dhe lëndimet nuk i ka fituar duke u vetëlenduar, por nga veprimet e dhunes me goditje”.
Aj ka kërkuar që pjestarët e policisë në bazë të tëgjithë fakteve të dënohen për tejkalimin e kompetencave dhe se vepra është kryer me “paramendim të perbashket në bashkëpunim”.

Mbrojtësi i pjestarëve të njësisë speciale avokati Zdravko Begoviq duke u thirë po në të njëjtat fakte thot se nukë është vertetuar fajësia e klijetnave të tij dhe se propozim akuza e prokurorisë nuk është bindëse. Këtë qendrim e bazoj në analizat e plagëve,në deklaratate antonit sinishtaj dhe të ndjerit Pjetër sinishtaj,si në faktin se për shkak të veshjes së Maskuar të cilën e kan mbajtur pjestarët e policisë ,nuk mundet të vertetohet se kush nga pjesmarësit në këtë akcion ka lenduar dhe ka goditur Pjetrin sinishtaj.
Në atë moment kurë kanë hyrë brënda në shtëpi në thonjëza teroriste ka qenë mundesia të çohen në ajër.
Pjestarët e SAJ-it kanë vurë në pikë pyetje jetën e vetë duke mbrojtur rëndin e drejtesinë të shtetit të tyre. Perfaqësuesi ligjor i tyre ka kerkuar që të lirohen se janë viktimë e politkës dhe e vetmi vëndim i mundëshëm është vendimi për lirimine tyre,-është shpreh Begoviq.Në rastë të kundërt klijentët e tij do të jenë demi kolateral të akteve politike si dhe presioneve të organizatve të huaja. Sipas Gjykatësit Jashareviq Vendimi do të bihet të Ejntën.

Camaj: shtyrja e formimit të komunës së Tuzit, avokati Camaj mëndon se vëtë klima dhe ambijenti në të cilën zhvillohet ky proces nuk mundësojnë plotësimin e të drejtës as për Antonin dhe Babain e tij Pjetrin.në fjalën e fundit në procesin gjyqësorë kundër Antonit sinishtaj unë kam konstatuar se nuk ka kushte optimale për gjykim të drejte dhe se vetë objekti dhe subjektet e torturës ne akcionin policorë “Fluturimi i shqiponjës”janë viktimë e politikës dhe urdhënësve të keti akcioni. Akcioni është llogaritur që të shtyjë formimin e komunës së Tuzit,ashtu që dalje nga kjo situatë të jetë që gjyqi ti bjenë vendimin e denimit për subjektin e torturës ashtu si do bëhet edhe me objektin e që të dyja viktima të bihen ne një rafsh të barabart.Vendimaresve politikë u mbetet që të vlerësoj rëndësinë e vëndimit të vetë ashtu që sëbashku do ti cilësojë të dyja dhe ti liroj dy palët.
Çferë ka deklaruar Pjeter Sinishtaj avokati Begoviq ka lexuar deklaratën që ka dhanë nëntëdhjetë vjeçari Pjetër sinishtaj para zyrtarëve të policisë, ashtu që aj nuk mundet me u kujta saktësisht se çferë a ndodhur në atë mengjes të 9 shtatorit.
Më ka zgjuar një policë i maskuar dhe në mua ka kthyer pushken dhe ashtu më ka mbajtur. Më ka terhiqur për doret dhe meka rrëzuar në dyshëme, ku më pas mi ka vëndosur çizmet në gjoks-lexoi Begoviqi deklaraten dhe shtoi se kjo është e verteta e keqtrajtimit të sinishtaj,kurse çdo gjë tjeter do të jetë keqtrajtim i të mbrojturve të tij.
Begoviq ka kërkuar nga gjykatësi të ja sqaroj për se pjestarët e njësisë specaile kishin interes të keqtrajtojnë plakun njëqindë vjeçarë,kurë djemtë e tije të cilët ishin të shenuar si teroristë janë arrestuar,ashtu qe askush nuk i ka lënduar.

Përkthyer nga e përditshmja Vijesti

Avokati Kolë Camaj – Argumenti Përmbyllës parashtruar në proces

“Kërkesa e përfaqësiuesit ligjor të personit të damtuem të shuem – për mos me marrë pjesë ma tej në këtë proces, edhe pse ashtë palë e interesueme drejtpërdrejtë për te – tregon se klima dhe ambienti i këtij procesi nuk shtrijnë mundësi për kënaqjen e drejtësisë, as për te, as për t’atin e tij, tash të shuem.

Si përfqësuesit të tij fuqiplotë, edhe mue më mbetet konkluzioni se nuk ka kushte për përfundim të drejtë të këtij procesi, e kjo gja simbas mejet duhet të jetë objektivi dhe qëllimi i tij.

Në Argumentin Përmbyllës, në procesin kundër përfaqësuesit ligjor të t’damtuemit dhe të akuzuemve tjerë pas akcionit policor “Fluturimi i Shqypes”, kam konstatue se nuk ka kushte për gjykim të ndershëm dhe të drejtë dhe se, edhe personat që i janë nënshtrue torturës edhe ata që kanë krye torturën, janë viktima të politikës dhe urdhëndhanësve për zbatimin e atij akcionit.

Akcioni ishte i kalkuluem për shtymjen e formimit të Komunës MALËSIA / Tuz, me anë të kriminalizimit të diskursit laik për të Drejtën e Bashkësisë Malësia në Vet-Qeverisje Lokale.

Në dalje nga kjo situatë, Gjykata duhet t’u shqiptojë dënimet edhe ushtruesve të torturës, njisoj siç ashtë veprue në procesin tjetër kundrejt atzne që i janë nënshtrue torturës, dhe kështu të dy palët të sidhen në pozicion të barabartë, si viktima të akcionit të përmendun.

Urdhëndhanësit politik të akcionit policor i mbetet të vleftësojë oportunitetin e vendimit të vet të gabuem dhe së bashku t’i shqyrtojë e t’i lirojë si viktima të dy palët.

Në emën të familjes së damtueme, i bashkohem kërkesës për ndjekjen penale të personave të akuzuem, dhe rezervoj të drejtën e familjes së damtueme për kompensimin e damit në procedurë gjyqësore.

KOMENTOJE

Furra Tahiri