Fjala Pershendetese e Kryetarit te Shoqates “Malesia e Madhe” Luke Juncaj ne Kuvendin e kesaj Shoqate te mbajtur me 9 Nandore, 2008
Te nderuar bashkeatedhetare, e nderuara kryesi dhe anetare te Shoqates Malesia e Madhe, te nderuar musafir mire dita dhe mire se takohemi ketu ne lokalet e qendres Shqipetare te Shen Palit. Deshiroj te ju pershendes perzemersisht dhe te ju beje mireseardhje ne kete tubim te rendesishem. Njekohesisht dua tju falenderoj qe ne kete dite vikendi keni lene cdo gje qe te jeni me ne dhe ta jepni kontributin tuaj per mbarevajtjen e kesaj organizate qe eshte shembull per disa vite me rradhe kur behet fjale per ndihmen dhe mbrojtjen e interesave te Shqipetareve te Malesis sone por edhe te gjithe shqipetareve nen Mal te Zi.
Jemi bashkuar sote, ne zgjedhjet e katerta me radhe te shoqates Atedhetare”Malesia e Madhe” ku shpresojm ti rifreskojm radhet e kesaj shoqate dhe ta bejme ate edhe me te forte e me te organizurr mbasi qe Malesine tone e presim sfida te shumta dhe shtigje te tjera te mbushura me kurthe rreziqe te medha e ndihma jone mbetet instrumentale ne realizimin e te drejtave te saj.
Shoqata Atedhetare Malesia e Madhe qe nga zanafidhja e saj objektive kryesore ka pase ruajtjen, asistencen dhe mekambjen e asaj Malesie te lene mbas dore dhe te diskriminuar ne gjitha sferat e jetes nga pushteti Jugosllav dje e pushteti Malazez sot. Malesia jone ishte dhe mbetet ne shenjester te vazhduar te te gjitha sistemeve sllavomadhe. Si rezultat i ketyre padrejtesive politike dhe ekonomike sote me shume Malesore jane ne Metropolin e Detroitit sesa ne vendlindjen e tyre te dashur ne Malesi te Madhe. Duke ditur kete realitet Shoqata atedhetare Malesia e Madhe pa nda eshte perpjekur te avancoj ceshtjen e vendit tone duke bere sakrifica dhe perpjekje te vazhdueshme ne sensibilizimin e gjendjes ne atedhe dhe kurtheve qe pushteti Malazez ju kurdise popullit tone ne cdo raste opportune qe te paraqitet.
Dy vitet e fundit ishin vite te gershetuara me aktivitete te shumta, te ngjyrave dhe sferave te ndryshme. Ishin vite ku malesoret ne atedhe dhe ne ne Diasfore perjetuam caste te renda por edhe cashte te gezueshme. Casti me i veshtire me siguri qe ishte burgosja me motive politike e vedhezerve tone me 9 shtator, 2006, kurse casti me i lumtur per gjithe kombin shqipetare ishte Pavaresia e Kosoves per te cilen Malesoret ne pergjithesi dhane nji kontribut shembullore dhe e pejetuan kete ngjarje te madhe historike si rastin me te gezuar kombetare ne jeten tone.
Mbas zgjedhjeve te fundit te Shoqates atedhetare “Malesia e Madhe”ne veren e 2006-s Malesia jone hapte nji faqe te re me daljen ne skene te Iniciatives Qytetare qe me sukses te pa pare per afer dy dekada qe nga koha kur ne Malesi vepronte atedhetari sy patrembur deputeti Leke Lulguri, mundi te bashkoje Malesin dhe tja shkepuste kthetrat Partise DPS-se te Gjukanoviqit qe i kishte ngulur mbi Malesine e kercenuar e te pambrojtur per vite me rradhe. Kjo renesance e Malesis, ky riorganizim i mirefidhte ishte faktori vendimtare qe sodhi 9 Shtatorin dhe sulmet makbre mbi familjet tona ne Malesi por edhe ndaj malesoreve mergimtare. Ishte ky fakte politike e jo ndoni pergaditje per sulme terroriste ne Malesi qe sodhi burgosjen e vedhezerve tone qe perjetuan tortura qe vetem sllavomedhenjte dine ti infliktojne.
Keto sulme ndaj malesoreve ishin nji shkelm ne barke per te gjithe neve per te na e marre frymen, per te na friksuar e per ti shuar kerkesat tona legjitime qe Malazezet vazhdojne te ja mohojne popullates se Malesise. Ishte kjo nji perpjekje barbare si shume perpjekje te tjera Serbo-Malazeze gjate Historise se Malesise per te ja vra asaj deshirat, endrrat dhe ardhmerine. Qe nga dita qe mixorisht gjysma e Malesise se madhe u aneksua nga Mali i Zi me ndihmen e fuqive te medha me 1913, cdo here qe ndrruan pushtetet sllave ata u versulen mbi malesore per te na treguar se ska ndryshuar gje por gjithni jemi robe ne tokat tona stergjyshore. Andaj burgosjet e 9 Shtatorit vetem ishin vazhdimesi e veprave mixore te Malazazeve ndaj Malesise se Madhe.
Burgosjet e Shtatorit 2006, vune ne levizje dhe aktivitete te vazhdueshme Shoqaten tone ne mbrojtje te burgosurve politik te fundit ne Evrope, ne mbrojtje te Malesise dhe ceshtjes shqipetare ne pergjithesi. Perpos ndihmave per familjet e te burgosurve qe u realizuan ne koordinim me komunitetin, shoqata “Malesia e Madhe” organizoi protesta ne qendrat kryesore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, beri takime zyrtare ne ShBA dhe Kosove, beri peticionin me mijera nenshkrime qe u dergua ne qendrat kryesore te te SHBA, dhe Evropes per te qite ne drite veprat e shemtuara qe Mali i Zi vazhdone te zhvidhoj ndaj popullit autoktone Shqipetare qe jeton ne troje te veta.
Shoqata ‘Malesia e Madhe” ishte organizatore apo ko-organizatore e disa protestave qe u mbajten gjate dy viteve te fundit ne Washington D.C. gjate “Lutjeve te Mengjesit” ku ishin qindra delegacione nga e gjithe bota, para shtepise se bardhe, Departmentit te Shtetit, dhe Ambasades Malazeze.: ne New York para Kombeve te Bashkuara: dhe ne Detroit para Nderteses Federale ne Downtown Detroit.
AKTIVITETE
Gjate kesaj kohe ne poashtu realizuam nje seri takimesh zyrtare me ambasada te huaja, qeveritare, Parti Politike Shqipetare, dhe organizata te ndryshme. Dua te vecoj takime qe plotesisht kishin te bejne me te borgosurit politike dhe ceshtjen e Shqipetareve nen Mal te Zi, e ato ishin:
Takim ne Departamentin e Shtetit Amerikan
Ambasaden Shqipetare ne DC
Ambasaden e Austrise
Qeverine e Kosoves
Shoqaten e vedhezerise Kosove-Malesi ne Peje
Kryetarin e komunes se Pejes
Lidhjen Demokraike- dega e Malesise
Alternativen Shqipetare
Shoqata “Malesia e Madhe” poashtu ka realizuar takime speciale me perfaqesues politike, aktiviste, prisa fetare, dhe personalitete te rendesisme nga gjithe trojet etnike:
Gjeneral Tome Berisha
Maliq-Smail Cunmulaj- kryetar I komunes Urbane te Tuzit
Vasel Sinishtaj- deputet
Nikolle Camaj- Kryetare I kuvendit te Komunes urbane te Tuzit
Kreshnik Qollaku- zevendes Ambasadore i Shqiperise ne Washington DC
Gjovalin Veshtaj- kryetare i komunes se Kastratit
Don Nosh Gjolaj
Reshat Arbana
Pale Dreshaj
Muhamed Gjokaj
Luigj Juncaj
Almir Gjokaj
E te tjere.
Shoqata atedhetare “Malesia e Madhe” poashtu ishte aktive edhe ne lemi te tjera sic ishte rasti me vepra letrare te autoreve tone Malesore. Me kenaqesi te posacme dhe me sukses te madhe beme promovimet e dy librave gjate ketyre dy viteve. Se pari ishte vepra e autorit Dr. Anton Berishaj “Ne nje Cep te Ilirise”, e mandej vepra “Nje Jete Dhuruar Malesise” e autorit te ndjere Gjergj Gjokaj.
Gjate dy viteve te fundit organizata jone ishte jashte zakonishte e ngarkuar ne lemin humanitare, ku ndihmoi financiarisht skamnoret e te semurit e Malesise, ata qe kishin nevojat me akute per operacione urgjente e mjekime precise ne qenrat me temira te Ameikes pasi qe ato ne ballkan nuk mund ti permbushinin nevojat e tyre. Poashtu ndihmuam grupe sportive, individe, parti politike, media etj.
Per skamnoret e Malesise Shoqata “Malesia e Madhe” ndau:
Dhjetor 2006 $29000.00 U ndihmuan 120 famile
Dhjetor 2007 $20000.00 U ndihmuan 90 famile
Per rastin e djaloshit Kristian Camaj, nga Hoti i Malesise kemi grumbulluar $40500.00. Akcioni filloi gjate nji takimi qe kishim ne Rochester Hills me perfaqesuesin tone ne Washington DC nga Ambasada Shqipetare pasi ne si perfaqesues dhe ambasadore tone jane vetem e vetem ata te dy shteteve tona shqipetare. Mrenda pake minutash anetaret e kryesise se Shoqates Malesia e Madhe dhe pake musafire qe ishin me ne grumbulluam 15000.00 me te ci
lin raste zoti Qollaku prononcoj se nji gjest te tidhe nuk kishte pase raste ta shifte asniher me pare. Kurimi i Kristijanit eshte ne vazhdim te siper dhe ka permiresime te vazhdueshme fizike te Kristianit te cilit i deshirojm sherim te plote e sa me te shpejte.
Shoqata jone poashtu ka siguruar nje karrike elektrike me vlere prej $4000.00 per zotin Sokol Kacaj nga komuna e Kastratit- Malesi e Madhe te cilit ja demtuan shtydhen kurrizore policet serbo-malazez ne liqenin e Shkodres nga i cili lendim ai mbeti i paralizuar ne moshe 18 vjecare.
Per Klubin e TaeKwon Do’s “Besa” nga Malesia organizata jone ka grumbullua $6700. 00 te cilat ndihmuan ne pjesmarrjen e tyre ne turnamentin prestigjioz US OPEN.
Per fushaten zgjellore ne Malesi ne vitin 2006 kemi ndihmua koalicionin LD- ASH me $3000.00.
Poashtu kemi ndihmuar SHKA gruda nga Gruda e Malesise me $2000.00 ne realizimin e projektit te tyre kulturor “Cemi 2007”
Nji ndihme modeste i eshte be femiut Mark Gecaj nga Tuzi I cili vuan nga autizmi, te cilen fushate e ndermori dhe e realizoi nen-kryetari i shoqates ‘Malesia e Madhe” Ruzhdi Gjokaj. Markut te vogej dhe familjes se tij ju be nji ndihme perj $2000.00.
Ne veren e ketij viti kemi ndihmuar klubin e futbollit per te rinj ne Bajze te Kastratit me uniforma sportive dhe mjete te tjera te trajnimit me vlere prej $2000.00.
Per faqen e internetit Malesia.Org kemi nda 1000.00.
Per rastin e Tome Bojaj pronarit te televizionit “Boin” nga Malesia jeta e te cilit ishte shume ne rrezik dhe duhej te behej operacion urgjent per ti shpetua jeten atij, me iniciativen e Marash Nucullaj, sigurimin e fondeve mbrenda pake oresh nga anetari i kryesis se Shoqates “Malesia e Madhe” Malote Ivezaj, dhe donatoreve e humanisteve te palodhur si anetari tjeter i kryesise se shoqates sone Paloke Camaj qe per kete raste beri donacion nji prej $5000.00 e keshtu operacioni shume precise u be i mundshem mbrenda pake oresh ne njerin nga spitalet me prestigjioze ne shtetin e Kalifornise dhe nga mjeku me ekspertize te nivelit me te larte. Mbas operacionit nga shqipetaret e Michiganit jane grumbulluar mbi $60000.00.
Per kongresistin Elliot Engel nga shteti NY, Shoqata dhe Komuniteti kane be nji ndihme prej $12400.00 fushate e udhehequr nga anetari I kryesis Luigj Gjokaj.
Nji projekt shume simpatike dhe i qedhuar te cilin e inicoi Dr. Prenke Ivezaj dhe e realizoj shoqata “Malesia e Madhe” ishte binakzimi i komunes se Malesis e cila shpresojm qe se shpejti do te behet komune e plote sikur se eshte qyteti moter i saj Rochester Hills. Kjo ide e ish-kryetarit te shoqates “Malesia e Madhe” u perqafua se pari nga ne e ateher nga te dy palet, pala malesore dhe ajo amerikane dhe keshtu vazhduam procesin e realizimit te ketij projekti se pari duke sigurua ardhjen ne SHBA te kryetarit te Komunes se Malesise Zotit Maliq Cunmulaj dhe kryetarit te kuvendit te komunes urbane te Malesise Zotit Nikolle Camaj. Mbas nji jave qendrimi ne Rochester Hills me majorin Barnett dhe stafin e tij, ne Mars te vitit 2007 ne lokalet e sadhes Ate Gjergj Fishta u mbajt darka ceremoniale ku moren pjese qindra shqipetare te Michiganit ku kulmi i asaj mbremje ishte firmosja e dokumentit nga kryebashkiaket Barnet e Cunmulaj keshtu duke e jetesuar aleancen SISTER-CITY ne mes ketyre dy qyteteve. Pjesa e dyte e ketij prjekti u realizua ne Gushte 2008 kur majori Barnet me bashkeshorten e tij dhe nji anetar tjeter te stafit te qytetit Rochester Hills vizituan komunen e Malesis per dhjete dite. Malesia dhe perfaqesuesit e saj i bene nji pritje madheshtore Majorit Barnet i cili kaloi dite te paharrueshme ne mesin e Malesorve. Majorit Barnett ju bashkangjiten per kete vizite nji numer i madhe i anetareve te kryesis se shoqates “Malesia e Madhe”, ata ishin: Marash Ulaj, Tome Gjokaj, Martin Ulaj, Prek Gjokaj, Paloke Camaj, Luigj Gjokaj, Pashko Gjokaj, Pjeter Berishaj dhe Luke Juncaj. Shpenzimet per kete projekt pjesen e pare dhe te dyte te tij ishin rreth $10000.00. Aktivitete te reja jane process ne mes Malesis dhe Rochester Hills.
Keto ishin aktivitetet kryesore te Shoqates “Malesia e Madhe” gjate dy viteve te fundit. Poashtu duhet cekur se kishte takime dhe kotakte te tjera te niveleve te tjera te cilat jane teper te shumta per nji raporte kaq te shkurter po do te kishin vendin ne nji raport me te gjere.
FALENDERIME
Te nderuar bashkeatedhetare,
Suksesi i kesaj organizate nuk mvaret aqe shume nga kryesia e ngushte e saj por me teper nga rrethi me i gjere i suportuesve tone qe vazhdimisht asistojne me aktivitetet tona kombetare dhe humanitare. Falenderimet me te sinqerta ju drejtoj te gjithe atyre qe kontribuan ne nji menyre apo tjeter per te miren e Malesise, te burgosurve politike, dhe ceshtjeve tona madhore ne pergjithesi.
Nji falenderim special kame per Qendren e Shen Palit ku jemi tubuar sot dhe keshillin e saj, dhe per prijesin e saj Zotin Don Anton Kqira per ndihmat e vazhdueshme financiare dhe morale ne realizimin e aktiviteteve tona.
Falenderoj organizatat “Ded Gjon Luli” dhe “Malesia” nga New Yorku per kooperim, ndihma dhe aktivitete te perbashketa.
Nji falenderim special kam per mediat e komunitetit shqipetar te Detroitit te cilat gratis per sa e sa vite lamerojn komunitetin per aktivitetet tona.
Falenderoj Televizionin Shqipetar dhe pronarin e saj Gani Vila,
Televizionin e Komunitetit Shqipetar dhe pronarin Armando Shtiza
Faqen e Internetit Malesia. Org dhe themeluesin e saj Robert Ivezaj
Nji falenderim special per Alban Ivezaj, djaloshin e ri qe eshte kujdestar i faqes sone te internetit MalesiaeMadhe.org, duke shpresua qe te kemi anetare cdo dite e me shume si ai dhe te moshes se tij e cila gje do te siguronte nji jete shume te gjate te kesaj shoqate.
Falenderime per donatoret tone te dadhuar si Pjeter Stanaj, Nua Ftoni, Ekrem Bardha etj qe ndihmuan financiarisht ne aktivitetet tona per skamnoret apo te burgosurit politike ne Mal te Zi.
Se fundi nji falenderim te sinqerte per kryesin e shoqates “Malesia e Madhe “ per perkushtimin tuaj, bujarine e pashoqe, punen e palodhur. Per gjithe ato ore e dite qe ja keni fale Shoqates “Malesia e Madhe” dhe aktiviteteve te saj per atedheun tone MALESIN NANE.
Zoti ju bekofte te gjithe ju, Ameriken mikun tone te shtrejte dhe aedheun tone te dyte, zoti i bekofte te gjithe Shqipetaret dhe miqet tone kudo ne bote.
Luke Juncaj
11/9/2008
Ne kete Kuvend u zgjodh kryesia e re e shoqates “Malesia e Madhe”
Antaret e kryesise se re jane:
Tome Gjokaj, Marash Ulaj, Gjon Gjokaj, Gjergj Ivezaj, Vilson Sinishtaj, Rrok Gjelaj, Luke Juncaj, Leke Leci, Ilir Camaj, Luigj Gjokaj, Fran Ivezaj, Pashko Gjokaj, Nua Nikollaj, Robert Ivezaj, Martin Ulaj, Ruzhdi Gjokaj, Malot Ivezaj dhe Nreke Gjolaj.