Ilir Zherka – Shqiptaro amerikani, që bëri presidentë Klintonin bëri edhe Barack Obamën

Ai është padyshim shqiptaro – amerikani më i suksesëshëm në politikë, në këto 10-15 vittet e fundit në SHBA

WASHINGTON DC : Bashkësia shqiptare në Amerikë, kohët e fundit, është bërë shumë më aktive se asnjëher tjeter, në sferën e politikës dhe çështjeve sociale shqiptaro – amerikane. Ajo, ka luajtur vazhdimishtë rol tejet të rëndësishëm, rreth njohjes së Administratës Amerikane dhe opinionit amerikan me çështje të ndryshme shqiptare, në Amerikë. Për këtë qëllim në SHBA-ës, pos intstitucioneve fetare – të të trija besimeve, shoqatave e organizatave shoqërore e politike, dihet se veprojn dhe lobet shqiptare . Qëllimi i këtyre lobeve, i intstitucioneve fetare – të të trija besimeve, shoqatave e organizatave shoqërore e politike, është komunikimi për së afërmi me Qeverinë Amerikane, për kauzën shqiptare.
Parë kjo në të gjitha këndëshikimet e kësaj çështjeje, për nga rëndësia, shqiptarët e Amerikës, zënë një vend të veçantë dhe të privilegjuar, jo vetëm se ata janë pjesë integrale e Amerikës, dhe se për këtë shkak edhe vetë Amerika, gëzon sot një vend të priveligjuar në botë, dhe se është vendi më i fuqishem e superfuqia e vetme. Por, për rolin dhe aktivitetin tyre historikë, sejcila prej tyre në periudha të veçanta, do të mbetet në histori për çfar na ka dhënë në të mirë të çështjeve shqiptare.
Njeri prej tyre, është edhe Ilir Zherka , djali e një emigranti shqiptarë, i cili, u largua nga vendi i tij në kërkim të një jetë më të mirë, të lirë e demokratike. Zherka vjen nga rradha atyre veprimtarve e aktivistëve të dalluar në komunitet. Prindërit e tij, gjyshi dhe të tjerët i rezistuan gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë, në Luftën e Dytë Botërore. Babai i Ilirit, Ahmet Zherka, ish punonjësi i një elevatori(pensionist) veprimtarë karismatik pjesmarrës i të gjitha veprimtarive e aktivitetve kombëtare, e veçanërishtë nga aktivitetet, të cilat mbaheshin pra OKB-së, Shtëpisë së Bardhë dhe Capitol Hill , për të drejtat e shqiptarve nën ish- Jugosllavinë e çlirimin e tyre nga okupimi serbë.
Ilir Zherka, u lind ne Krushevë të Plavës, dhe në moshën 2 vjeçare me familjen e tij e përndjekur nga rregjimi serbë, u detyrua të emigronte në Itali dhe më vonë u vendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Iliri, sot, është drejtor ekzekutiv i DC Vote, një organizatë që merret me përmirësimin e ligjit për votime në Amerikë dhe ka të bëjë direkt me Kongresin dhe Senatin Amerikan. Më parë ka punuar në Kongres, senat Shtëpinë e Bardhë si dhe ka qenë drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Kush është shqiptari, që po udhëheq sot, fushatat e kandidatëve për president të Amerikës nga partia Demokrate?

Ilir Zherka, nënpunës zyrtar i stafit presidencial në fushatën elektorale, për President të SHBA-s, nga partia Demokrate amerikane në Washington D.C.. Eshtë pikërishtë, Ilir Zherka, ai që më parë ka dhënë ndihmesen e tij, në ri-zgjedhjen për president e z/president të dyshes demokrate Clinton- Al Gore. Tash Zherka u pa të punoj në fushatën për kandidatët demokratë në distriktin e tij por edhe në mesin e komunitetit shqiptarë në SHBA-së.
Ilir Zherka, biri i një familje me tradita të vjetra shqiptare nga Tropoja, ka lindur më 1965 në Krushev të Malit të Zi. Më 1968, ai dhe familja e tij emigrojë në SHBA-së, kur Zherka ishte vetem 2 vjeç. Zherka, u rritë në një lagje të njohur emigratësh në Nju Jork-Bronks. Aty ku u edukua, dhe u shkollua më pasë duke u diplomuar në Cornell University. Ai u diplomua në univesitetin “Cornell University”, dhe u nderua me çmimin ” John F. Kennedy Award” për shërbim të shkëlqyer jashtë shkollës. Zherka, ka diplomuar dhe në drejtësi në “University of Virginia”. Ai është i martuar me z. Linda Kinney, një avokate e shtetit në zyrën “Federal Communications Commission”. Ka dy fëmijë Aleksandrin dhe Hanën.
Zherka, ka luajtur një rol të madh në proceset demokratike, hapat e para në Shqipëri pas rrëzimit të komunizimit. Si, dhe është dalluar gjatë luftës në Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë, Medvegje – Bujanovc. Ai u dallua aso kohe rreth debateve televizive, me propogadën sërbe në Amerikë, në emisonet radio televizive kombëtare amerikane, nga më prestigjozet si emisionin : “News Hour” me gazetarin e famëshëm Jim Lehrer, në CNN programin “Talk Back Live”, emisionin “One on One”, me gazetarin John McLaughlin, në rrjetin televizivë WAMU me gazetaren Diane Rehm në emisionin “Show and NPR’s All Things Considered “.
Si dhe ka drejtuar gjatë Këshillin Kombëtarë Shqiptaro -Amerikan si Drejtorë Ekzekutivë. Ai ka punuar edhe në Ministrinë e Punës “U.S. Department of Labor” prej 1997 deri më 1998. Më 1996, ai ka shërbyer si agjitator i fushatës elektorale Clinton-Gore, në termin e dytë. Duke pasë në fushatë detyrën e Drejtor Kombëtar i Grupeve Komunitare, për të mbuluar votat e amerikanëve me origjinë nga Mesdheu.

Zherka, prej 1994 deri më 1997, ka shërbyer si këshilltarë ligjistativ në zyrën e kogresmenit George Miller, Demokrat i Kalifornisë. Gjatë gjithë kohës ai shquhet për punën që ka bërë duke mbrojtur të drejtat e puntorëve , të njeriut dhe studimet e ndihmën që ka dhënë në proceset demokratike në Shqipëri, me organizatën IREX , në hartimin e procedurës ligjore kundra krimit.
Ai është padyshim shqiptaro – amerikani më i suksesëshëm në politikë, në këto 10-15 vittet e fundit. Zherka ndihmoi Klintonin e Al Goren për në Shtëpinë e Bardhë, por ndihmoi me komunitetin shqiptar tash së fundi edhe Barack Obamën
Aktualisht qëndron në detyrën drejtor ekzekutiv i DC Vote. Një organizatë, kjo që merret me përmirësimin e ligjit për votime në Amerikë, dhe ka të bëjë direkt me Kongresin dhe Senatin Amerikan. Për këtë ai thotë se” gjatë viteve të fundit ne kemi bërë punë të madhe me Kongresin. Por, sipas tij është shumë e vështirë. Uashingtoni, është një qytet që voton për demokratët. Kongresi dhe Shtëpia e Bardhë të kontrolluara deri tani nga republikanët, këto katër vjet do të kenë President, Kongres e Senat, Demokrat.” thotë Zherka.
Zherka është ai që ndihmojë Klintonin e Al Goren për në Shtëpinë e Bardhë .Ai është takuar dhe ka biseduar për çështje nga më të rëndësishmet shqiptare, në Amerikë dhe Europë, si me Presidentin Klinton, z/presidentin Al Gore, sekretarët e shtetit, Medelin Ollbriat, Colin Powell, e Kondeliza Rise, si dhe me zyrtarë të lartë amerikanë, senatorë e kongresmen, gjithmon duke shtruar çështjen shqiptare me kompetenc dhe autoritet të fort. ai dallohet për nga mënyra e të paraqiturit të këtyre çështjeve, si një mbrojtës dhe njohës i mirë i çështjeve shqiptare. E sidomos, asaj të Kosovës, shqiptarve të Preshevës, Medvegjes-Bujanovcit, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Për sa shërbeu dhe ju dedikua drejpërsëdrejti çështje shqiptare në KKSHA, ai ishte një avokat dhe zë i fuqishëm i kësaj çështje, në Amerikë.

Mirpo duke parë se në këtë vend me një mozaik të vërtetë etnish, dhe komunitetesh të ndryshme të cilat kanë qënë të preokupuar gjatë kësaj fushtae se çfarë qendrimi do të mbante secili kandidat ndaj interesave të tyre brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara. Ndërsa, siç i pamë të dy kandidatët kanë patur qendrime diametralisht të kundërta për një mori çështjesh, por ishte e çuditëshme se ata gjatë fushatës u panë se kanë shprehur disa herë të njejtin angazhim për vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.
Ilir Zherka, drejtor ekzekutiv i organizatës DC Votë, thotë se pavarësisht se kush ë
shtë tani presidenti i ardhëshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, politika amerikane në Ballkan dhe më specifikisht për Kosovën dhe Shqipërinë, mendon se nuk do të ndryshojë. Ai ka bërë fushat të madhe gjatë këtyre ditëve për demokratët, deri sa u zgjodhë Barack Obama. Ai sëbashku me një grup lobistësh shqiptar u pa të dali hapur duke i bërë thirrje me gazetat shqiptaro amerikane, si në Washington, Nju Jork, Çikago, Detroit, Boston por edhe në shtetet e tjera ku jetojnë më së shumti shqiptarët, të votonin e të jepnin para për Barack Obamën
“Lajmi i mirë është se shqiptarët në rajon dhe shqiptaro-amerikanët këtu duhet të ndjehen të sigurt dhe të dinë një gjë, se politika e Shteteve të Bashkuara ndaj Ballkanit nuk do të ndryshojë sepse u zgjodhë Obama, ashtu siç ka bindjen thotë ai sikurse nëse president zgjidhej Senatori John Mekein Politika e SHBA-së ndaj Ballkanit është e përcaktuar, mbështetja amerikane për Kosovën është shumë e fortë dhe nuk do të ndryshojë, kjo përfshin edhe ruajtjen e integritetit të saj teritorial”.
Por zoti Zherka shpreh bindjen e tij se fitorja e tiketës Obama-Bajden është më e mirë për shqiptarët si rezultat i mbështetjes së tyre për Kosovën dhe përvojës së gjatë të Senatorit Bajdën në dinamikën e Ballkanit.

nga Beqir SINA, Nju Jork

KOMENTOJE

Furra Tahiri