Dy përfaqësues të Vatrës takohen në Uashington me zyrtarët e lart të USAID

WASHINGTON D.C Ditën e mërkurë, më 29 tetor 2008, zonja Merita Bajraktari – McCormack, përfaqësuese e Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, në kryeqytetin e SHBA Washington D. C. dhe juristi Agron Alibali, anëtarë i Këshillit Drejtues i Vatrës, nga Bostoni, kanë patur javët e fundit një takim me Dr. Ken Yamashita, Senior Deputy Assistant Administrator, zyrtarët David Schroder dhe Mark Phillips nga zyrat e USAID në kryeqytetin amerikan Washington D.C.
Sipas, një deklerate për shtyp, lëshuar këto ditë nga zyra e Vatrës, në Bronks – Nju Jork, thuhet se në këtë takim janë përfshirë diskutime për programet e USAID në Shqipëri, dhe mundësitë për zgjerimin e angazhimit në të arthmen të kësaj organizate. Përfaqësuesit e Vatrës, në Washington D. C. ju kanë shprehur me këtë rastë zyrtarve të lart amerikan nga zyra e USAID – faleminderimet e kryesisë për ndihmën e tyre si dhe gatishmërinë për të ndihmuar edhe më shumë Shqipërinë, me projektet e tyre, të së arthmes.
Takimi është shfrytëzuar, që përpara tre zyrtarve të lartë të USAID, në Washington D.C. të prezantohet për herë të parë, edhe shoqata e parë dhe më e vjetër e shqiptarëve në Amerikë, VATRA, e themeluar qysh në vitin 1912-të. Kështu thuhet edhe në dekleratë teksa përmendet fakti se takimi është përqëndruar në prezantimin e Vatrës si organizatë pothuajse 100 vjeçare, dhe në atë se çfarë mund të bëjë USAID për zhvillimin ekonomik, shëndetësor dhe në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Dekelrata për shtyp e Vatrës, thekson se atmosfera e takimit ishte mjaft e përzemërt e miqësore.

BEQIR SINA

KOMENTOJE

Furra Tahiri