28 nëntorit – Ditës së Flamurit, Vatra në Nju Jork, së bashku me miqtë e tyre shqiptarë e amerikanë, kanë festuar me solemnitet 96 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Viti i Shqiptarëve : 96- vjetori i Shpalljes se Pavarësis – Dita e Flamurit, Pavarësia e Kosovës
dhe ftesa për Anëtarsimin në NATO, të Shqipërisë,

Eastwod Manor – Bronks – NY : Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në qytetet ku më së shumti vitet e fundit janë të përqendruar më tepër shqiptarët, në këto dy tre ditët e fundit, të javës që lamë pas në lokalet shqiptare dhe vendet e zgjedhur për të festuar, së bashku me
familjet, miqtë e tyre shqiptarë e amerikanë, kanë festuar me solemnitet 96 – Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që është edhe festa më madhore që i bashkon të gjithë shqiptarët nga të gjitha krahinat e trojeve të tyre në Ballkan prej nga vijnë.
Por, për dallim nga vitet e tjera, këtë vit tek shqiptaro-amerikanët, ishte një ditë edhe më e shënuar se heret e tjera.
Për gjithë kombin shqiptar, ajo u festua me fjalime patriotike, duartrokitje, brohoritje e këngë e valle nga të gjitha trevat tona. Kjo festë për dallim nga heret e tjera u festua si viti i Shqiptarëve; Pavarësia e Kosovës, e cila që me të drejt së bashku me ftesën për Anëtarsimin në NATO, të Shqipërisë, janë quajtur viti më i rëndësishme në historinë e shqiptarëve pas 28 nëntorit të vitit 1912.
Një manifestim qëndror dhe ai që i bashkoi të gjithë shqiptarët u mbajt nga shoqata PanShqiptare e Amerikës Vatra në NewYork, ku rreth 20 grupime, shoqata, kisha e xhamia, organizata të tjera politike dhe krahinore, kanë organizuar mbrëmjen madhështore, në shenjë të përvjetorit 96-të, të Pavarësisë së Shqipërisë. 28 Nëntori i shënuar si Ditë e Pavarësisë – si Ditë e Flamurit, nga shqiptarët e Shqipërisë të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, këtë vit e ka domethënien e posaçme sepse shënohet në vitin e parë historik të ekzistencës së dy shteteve shqiptare në Ballkan, ajo do të shënohej së bashku me ftesën për Anëtarsimin në NATO, të Shqipërisë.

Të premten 28 Nëntor, në lokalin “The Eastwod Manor” ne Bronks- Nju Jork, rreth 400 shqiptarë, edhe kësaj rradhe, ashtu si vitet e fundit, nuk munguan të mblidhen përsëri nën organizmin e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, për të festuar të bashkuar, “Ditën e Flamurit – 96- Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë”. Shqiptarët e Amerikës.
Kremtimi i solemn dhe që është padyshim më i madhi i Shqiptarëve në disaporë, Dita e Flamurit – 96 Vjetori i Shpalljes së Pavaresise se Shqiperise, të premten u festua së bashku me shoqata e organizata , entetet fetare, : – Qendra Islame Shqiptaro – Amerikane per Nju Jork, e Nju Jersi, Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike “Zoja e Shkodres”, Kisha Orthodokse Shqiptare ne Amerike “Shen Kolli”, Liga Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Partia Levizja e Legalitetit, Bloku Kombetar Independet, Keshilli Kombetar Shqiptaro – Amerikan, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Lidhja Demokratike e Kosoves ne Amerike, Organizata e Grave shqiptare ne Amerike”Motrat Qiriazi”, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Liberale e Kosoves, Shoqata Atdhetare Dibrane, Shoqata Atdhetare “Peja” Grupimi Shqiptaro Amerikanet per Demokraci dhe për herë të parë ka marrë pjesë edhe shoqata më e re, e komunietit; Shoqata “Rugova”, shoqat e cila përfaqëson e ruan kulturën, folklorike të krahinës së Rugovës në Kosovë, me Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova”.
Festën e flamurit e hapi kryetari i Vatrës, zoti Agim Karagjozi, i cili tha se Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është një simbol i indentitetit dhe bashkimit të gjithë shqiptarëve, simbol i krenarisë kombëtare dhe i dashurisë për Atdheun. Kjo ditë e veçantë mbledh se bashku të gjithë Shqiptarët dhe miqtë e tanë, kudo që jemi në nder dhe respekt të thellë për Kombin Shqiptar dhe atdheun e tonë. Po, qe se nuk do të kishte qënë kjo ditë, tha Karagjozi, edhe pavarësia e shejtë e Kosovës besoj se nuk do të kishin qënë”.
Lutjen fetare e kreu sipas traditës se kesaj feste – i perndershmi Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike “Zoja e Shkodres”.
Hymnet kombetare të Shteteve të Bashkuara Amerikës dhe Republikës së Shqipërisë, u kënduan nga këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Merita Halili, shoqëruar prej orkestres së drejtuar nga mjeshtri i firzamonikës Raif Hyseni. Më pasë me një minutë heshtje, për të nderuar kujtimin e dëshmoreve të kombit shqiptar, dhe për ushtarët amerikanë të rënë në luftërat për liri, paqe e demokraci, si dhe kundër terrorisimit ndërkombetar, u shoqëruan nga të pranishmit me qëndrim në këmbë, në shenjë nderi e respekti.

Përfaqësuesja e Vatrës në Washington D.C, znj. Merita Bajraktari McCormack, udhëhoqi programin festiv. Ajo tha se kam nderin t’ju njoh me mysafirët e nderit, si zotin Lublin Dilja, diplomat i shquar shqiptar, i cili gëzon respektin e vatranëve dhe të diasporas në përgjithësi. Përvç të përndershmit Dom Pjeter Popaj dhe zotit ambasador Lublin Dilja me zonjën, me lejoni të përmend, vijojë ajo edhe disa nga mysafirët tjerë që na nderojnë me prezencën e tyre në këtë festim: I nderuari Imam Jusuf Balaj, i Bashkësisë Islame Shqiptare në New York., intelektuali i nderuar Imam Eldin Gjoni
Ish kongresmenin republikan. Joseph DioGuardi, presidenti i LQSHA, Shirley Cloyes-DioGuardi, këshilltare e çështjeve Ballkanike. Ambassadori i shtetit të ri të Kosovës në Washington, zoti Avni Spahiu.
Nga Ambasada e Shqipërisë në Washington, z/v Ambasadori , z. Kreshnik Çollaku. Konsulli i Shqipërisë në New York, dr. Albert Jerasi me zonjën. Nga Shqipëria: Drejtori i Institutit për Diasporën pranë Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë z. Flamur Gashi. Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim, z. Tahir Muhedini. Sekretar i PD-së në Lezhë dhe Kryetar i Agjensisë për këthimin dhe kompensimin e pronave në Qarkun e Lezhës, z. Gjergj Ivanaj,
Sakaq, nga Kosova: Dr. Jusuf Bajratktari, Drejtor i Institutit të Historisë të Kosovës.Dr. Naser Rugova, antar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtar i kryesisë së Partisë Lidhja Demokratike e Dardanisë. Përfaqësues e familjes së presidentit Rugova – emër i shtrenjtë dhe i dashur për të gjithë ne. Ish z/v ministër i Bujqësisë . a. Tom Hajdaraj dhe anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Dardanisë, nga Kalifornia, kryetari i Shoqërisë për të Drejtat e Njeriut “Çamëria”, z. Ahmet Xhaffo. Dhe nga Detrotit Vera Gjata si dhe zoti Agron Alibali përfaqësues i Vatrës në Boston.
Nderkaq, fjalimin kryesor e mbajti përfaqësuesi i shtetit shqiptar ambasadori Lublin Dilja, i cili theksojë është kënaqësi e veçantë të ndodhem sonte në këtë darkë përkujtimore për t’ju uruar në emër të Misionit e të qeverisë shqiptare “Gëzuar Festën e Flamurit”, “Përjetësi 28 Nëntorit”, kesaj dite të shënuar që do të mbetet e gdhendur me shkronja të arta në memorialin e historisë tonë. Festën e përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Washington, shkelqësia e Tij zoti Avni Spahiu, zoti Tahir Muhedini , Kryetar i PDI ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti
i LQSHA, drejtori i Institutit të Diasporës në Ministrinë e Jashtëme të Shqipërisë, zoti Flamur Gashi. Më pasë përshëndeti prof.dr. Jusuf Bajraktari, i Institutit të Historisë nga Kosova, Nasër Rugova anëtari parlamentit të Kosovës, dhe kryesisësë LDD-së, përfaqësuesi i familjes së presidentit të parë të Kosovës dr Ibrahim Rugova,

Recitues special të mbrëmjes festive 96- vjetori i Shpalljes se Pavarësis – Dita e Flamurit, ishte edhe poeti i njohur në komunitet, poeti anti-komunist z. Tahir Hysa. Paraqitëseja e festës, zonjusha Merita Bajraktari McCormack , përfaqësuesja e Vatrës në Washington, lexoi edhe përshendetjen e kancelarit të Kishës Ortodokse Shqiptare të Bostonit, At. Artur Liolini, drejtuar Vatranëve dhe gjithë komunitetit shqiptarë me rastin e Festës Kombëtare – 28 Nentorit, me urimin – Gëzuar Festën tonë Kombëtare, Ditën e Flamurit!
Valle, kenge e melodi nga te gjitha trevat, kane vijuar per gjate gjithe mbremjes nen argetimin e hareshem te grupit muzikor, drejtuar prej muzikanit mjeshtrit të firsamonikës Raif Hysenit, dhe këngëtares së mirënjohur të muzikës popullore shqiptare Merita Halili, si dhe këngëtari Mithat Salihu (Kino-Gara). Kjo atmosfer festive shoqëroi entuziasmin e pjesmarresve, deri në orët e vona me valle nga të gjitha trevat . Vlenë të përpendet se në darkë festive tek Vatra, në këtë kremte madhështore, morën pjesë bashkëatdhetarët tanë nga të gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Çamëris martire, Kosovës, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nën Mal të Zi, atyre në Presheve, Medvegje e Bujanovc, Shqiperia e tjer.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË