Gjyqi për tre shqiptarët e akuzuar për komplot, duket si ia arriti fundit

Mbas 26 ditë argumente, pritet edhe vendimi për çeshtjen e të akuzuarave në “Fort Diks”

CAMDEN, NEW JERSEY: Javën e kaluar është zhvilluar në New Jersey edhe seanca e fundit e dëgjimit të deshmitarve, ndaj gjashtë personave të akuzuar për komplot, mes të cilëve katër shqiptarë nga Maqedonia. Ata u arrestuan vitin e kaluar (shtator 2007), nën akuzën se ” Planifikonin, të kryenin sulme në bazën ushtarake amerikane “Fort Diks”. Në gjyq janë paraqitur të gjashtë të arrestuarit, mes të cilëve shqiptarët Dritan Duka, 28 vjeç; Shain Duka, 26 vjeç; Elvir Duka, 23 vjeç, të tre këta vëllezër që jetonin së bashku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy të tjerët janë jo shqiptarë, njeri është me origjinë turke dhe tjetri jordaneze, të cilët në akuzë dyshohen si bashkëpunëtorë të grupit të të arrestuarve.
I arrestuar ka qenë dhe shqiptari tjetër, Agron Abdullahu, i cili është liruar duke ju dhënë një dënim i cili ishte i barabrtë me kohën sa ai kishte qëndruar në burg . Pesë të tjerët që pritetet të marrin vendimin e jurisë janë akuzuar se kanë pasur në planë “vrasje në tentativë të ushtarëve amerikanë të “Fort Diks”, akuzë kjo që mund t’i çojë, sipas gazetave amerikane edhe deri në burgim të përjetshëm.
Juria që do të japë vendimin përbëhet nga 11 veta, tetë prej të cilëve janë femra. Arrestimi i tyre u bë një vitë më parë pasi në bazë të disa provave dhe xhirimeve në videokaseta DVD, u zbulua se ishin duke stërvitur me unifroma ushtarake dhe rroba kmullfazhi.

Nesër faza e fundit argumentet :

Këtu mendohet se përfundon faza e dëshimve për Gjyqin e Fort Dix-it. Të martën më 16 dhjetor 2008, juria fillon përpjekjet e fundit për të arritur në një vendim për fatin e gjashtë të akuzuarave, mes tyre tre vëllezërve shqiptaro – amerikanë, shokë këta me tre të akuzuarit e tjerë për një komplot në një bazë ushtarake. Çështja e ngritur para pesëmbëdhjet muajave kundrejt të arrestuarve të akuzuar për komplot, duket se po vjen drejt përfundimit.
Të hënën më 15 dhjetor, mbas 26 ditësh të dëgjimit të dëshimve, pritet të mbyllet ajo fazë e gjyqit që quhet argumentet, të cilat, juria do t’i marrë në shqyrtim një ditë më pasë, pra të martën më 16 dhjetor.
Avokatët mbrojtës të tre vëllezërve Duka dhe dy të rinjëve të tjerë të akuzuar për komplot terrorist kundër bazës ushtarake që merret kryesisht me përgatitjen e rekruteve për në Irak e Afganistan, e kanë përfunduar, materailin, dhe këtë javë ata e bënë paraqitjen e tyre, para jurisë së ngritur me këtë rastë.
Avokati mbrojtës i të akuzuarve, tha sot një ditë para dorzimit të argumenteve, se të klientët e tij janë Musliman të huaj, të cilët simpatizojnë jihadin, njerëz këta që kanë folur ndërmjet njëri tjetrit, por që në realitet nuk kanë pasë ndonjë synim të vrasin kërkendin, përfshirë këtu edhe ushtarët amerikanë.
Ai tha se prokuorët e ksaj çështje duhet jenë më se të bindur se të akuzuarit, nuk kanë pasë asnjë qëllim të vrasin ushtarët amerikanë, nuk ka asnjë lloj prove që e verteton këtë plan në mënyrë specifike, konkretishtë si kohën se kur do të kryhej ky sulm ndaj bazës, ose plan sesi do të hyej në bazën ushtarake për të sulmuar ose t’ju jen gjetur amrë me të cilat do të sulmmonin bazën, për të cilën bëhet fjalë në akuzë.
Juria e zgjedhur për të gjykuar këtë çështje, është e përbër nga 11 persona të zgjedhur nga vende të ndryshme, që nuk janë gjyqtar. Ata janë zgjedhur kësaj rradhe 8 gra dhe 3 burra. Dhe siç dihet, në SHBA, anëtarët e jurisë janë sipas ligjit, njerëz të zakonëshëm, pra pa njohuri të domosdoshme juridike. Është e zakonëshme që gjyqëtarët e çështjeve më parë se të merret vendimi duhet t’i qartësojnë anëtarët e jurive për rrejdhimet ligjore të vendimeve të tyre. Me këtë rast qartësimin e tyre e mori gjykatësi i çështjes Robert Kugler, në Gjykatën e Camden-it, – Nju Jersi, ku po zhvillohet gjykimi, për t’ju shpjeguar atyre mënyrën ligjore, që po ndiqet në këtë proces të gjatë.

Çështja e të akuzuarave :

Në rastin e të pandehurve për sulmin terrorist kundër Fort Dix-it,, shpallja e tyre fajtorë mund edhe t’i çojë të akuzuarit, sipas medies amerikane, e cila i referohet ligjistacionit të vendit, deri në burgim të përjetëshëm. Por, sipas rrejdhës së zhvillimit të gjyqit, gjithçka mund të ndryshojë. Ndaj është shumë shpejt për të folur se cili do të jetë përfundimi i këtij gjyqi.
Masa konkrete e dënimit është në dorë të gjykatësit , por shpallja e tyre fajtor bëhet vetëm në se 11 anëtarët e jurisë bien dakord. Emrat e anëtarëve të jurisë nuk janë bërë të ditur për publikun.Të hënën, ata do të dëgjojnë për herë të fundit fjalën e prokurorëve të çështjes dhe të avokatëve mbrojtës. Të martën do të fillojë diskutimin e çështjes në përpjekje për të arritur një vendim. Avokatët mbrojtës tthirrën në karriken e deshimtarit dy agjentët e FBI-t, të cilët i “shoshitën” në pyetje e u përpoqën t’i kapin në kontradita.
Nga ana tjetër, ata vendosën të mos i marrin në pyetje të pandehurit. Në ditën e fundit të dëshimeve, Troy Archie, avokati i Eljvir (Sulejman) Duka, thirri si deshimtarë dy ekspertë të kompjuterëve për të kundërshtuar akuzën e prokurorëve se klienti i tij është përpjekur në shtator të vitit 2006 për të gjetur një hartë të Fort Dix-it, në internet.
Sipas avokatit Archie, Ejviri apo(Sulejmani siç e quan ai veten) ka qënë në fakt duke kërkuar për dyqan që shet pjesë makinash dhe harta e ruajtur në kompjuterin e tij, thjesht përfshijnë rastësisht bazën ushtarake.
Thomas Smith, një professor i teknologjisë në Universitetin e njohur Drexel-it në Philadelphia, tha përpara jurisë se programet e hartave në internet në mënyrë tipike përfshijnë një hapësirë më të madhe gjeografike sesa mund të dallojmë nëpërmjet ekranit , përdodruesit e internetiti.
Kështu, në rast se përdoruesi kërkon të shohë se çfarë ka në afërsi të zonës mjafton të lëvizë në një drejtim të caktuar në hartë dhe do të zbulojë objektet fqinje.”Është toerikisht e mundeshme që të ketë pjesë të hartave të marra nga interneti për të cilat përdoruesi nuk është në dijeni se ndodhen në kompjuterin e tij”, tha profesri Smith.
Mirpo, zëvendës – Prokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Fitzpatrick, thirri si deshmitar një ekspert kompjuteresh të FBI-t, i cili ra dakord me dëshminë e profesorit. Ai u tregoi anëtarëve të jurisë gjashtë harata të gjetura në kompjuterin e Duka-ës, të cilat janë fokusuar në bazën e Fort Dix-it, apo rreth sa dhe jo në dyqanin e pjesëve të këmbimit që është 13 milje larg bazës.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE

Furra Tahiri