Në Nju Jork u shënua 19 – Vjetori, i themelimit të Degës së LDK -së

Viti 2008 përmbyllet me festa mëdha – LDK-ja gjatë 19 viteve ka rrugëtuar bashkë me fatin e Kosovës

BRONKS – NEW YORK : Duke shfrytëzuar koktelin e organizuar, dje nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dega e saj për tri shtetshin, me zyrë në Bronks – Nju Jork, me rastin e 19 – Vjetorit të krijimit të saj dhe festat fund vitit, së bashku me përfaqësuesit e komuniteiti, veprimtarë të dalluar, u tha se shqiptarëve të Amerikës, u delë në të ardhmen, si detyrë e lartë patriotike, të jap kontributin e saj në frocimin ekonomik e politik të shtetit të pavarur të Kosovës, dhe konsolidmin e saj, njohjen sa më shum vendeve deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Të mbështesi dhe t’i ndihmojë Shqipërisë, t’ju prijë reformave që ka nisur Qeveria e saj, për të bërë një Shqipëri me të vërtet demokratike, të qyteteruar, perendimore, anëtare në Nato dhe Bashkimin Europian.
Mërgata shqiptare, po shfrytëzon këto takime të tregojë se nuk do të pushojë së renduri, t’i ndihmojë dhe t’i bëhemi krah i fuqishëm në diasporë, popullsisë shqiptare, e cila jeton në trojet e veta në ; Maqedoni, Mal te Zi, Preshevë, Bujanovcë, Medevegje dhe në Çamëri. Ngjarja më e fundit në Preshevë, nxitën krerët e komuniteitit, duke përfituar nga ky takim të dënojnë ashpër aksionin e xhandarmërisë serbe në shtëpitë shqiptare në Luginën e Preshevës, arrestimet dhe dhunën që ka ushtruar mbi popullatën shqiptare, atje. Për këtë qëllim ata vendosën që të ngrejnë zërin në ditët e ardhshme deri në Capitol Hill – Washington, e New York, OKB-ë.
Në takim një rëndësi e madhe u tregua për të ruajtur dhe forcuar gjithmonë edhe lidhjet dhe miqësin e përjetëshme me ata miq të mëdhenjë, prej kur u krijua e fitojë përkrahjen e shtetit amerikan, Shqipëria. Prej presidentit të 28-te Woodroë Wilson(Uidrou Uillson) , që ishte një nga faktorët kryesorë që e shpëtuan Shqipërinë, nga copëtimi, e deri me presidentin Geroge H. Bush, i cili dha sinjalin e pavarësisë së Kosovës, në prag të Krishtlindjeve “Vija e Kuqe për Kosovën”, presidentin William Jefferson Clinton(Bill Klintonin), në çlirimin, e lirinë e Kosovës, dhe presidentin Bush, në pavarësinë e Kosovës dhe nënshkrimin e protokollit të anëtarsimit të Shqipërisë në Nato.
19 – Vjetori, i themelimit të LDK-së, dega e saj për tri shtetshin u festua me anë të një kokteli tradicional shtruar me rastin e festave të fund vitit, Në këtë fund javë në zyrën e degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, për Nju Jork, e rrethinë, kryesinë e kësaj dege, u mblodhën të festojnë së bashku krerët e disa shoqatave, organizatave dhe degeve të partive, veprimtarë, miq dhe dashamirë të LDK së në SHBA-së.
Koktelin tradicional , e ka hapur kryetari i dgesë së LDK-ës, zoti Ramadan Gashi, duke nënvizuar edhe një herë se vitin që lëmë pas ishte vërtetë vitë i ngjarjeve me përmasa historike, për tërë popullin tonë.
Aspirata, ëndrra shekullore e popullit të Kosovës u bë realitet; Kosova shpalli pavarësinë dhe u njohë ndërkombëtarisht nga 53 shtete, përfshirë shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme të botës, mikun e madh dhe të përjetëshëm tonin SHBA-së; Shqipëria, mori ftesën e anëtarësimit në NATO, viti në kalim na gjetë me dy shtete shqipëtare në Ballkan.

Të nderuar miq, iu drejtua pjesmarrësve zoti Gashi, Dega e LDK-së, feston edhe një datë tjetër historike; 19 – Vjetorin e formimit të saj, LDK-ja, ishte partia e parë demokratike në të gjitha trojet shqipetare, e cila programin, konceptin dhe filozofin e saj e bazohej në 3 premise kyçe; Liri, Demokraci, Pavarësi.
Ai përmendi gjithashtu; se LDK – ja, nuk ishte një parti e thjesht politike, ajo ishte inspirim, ideal, ishte mision kombëtare ishte vizion dhe filozofi e Kryetarit të saj historik Dr. Ibrahim Rugova. Programi i LDK-së dhe ideologut të saj I. Rugova, ishte projekti madhor; pavarësia, shteformimi, ruajtja e tërësisë njerëzore e teritoriale, ngritja e prestigjit ndërkombëtarë, afirmimi i vlerave më të larta morale e kombëtare, kultivimi i miqsisë së përjetëshëme me SHBA, siç thoshte gjithmon i ndjeri Rugova, por edhe me Europën dhe me tërë botën demokratike.
Në emër të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, përshëndeti anëtari i kryesisë zoti Zef Përndocaj . Presidenti i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan, zoti Martin Shkreli përshëndeti duke thënë se ” Është nder dhe kënaqësi për mua dhe kolegët e mi – të jem i pranishëm në këtë festim të 19-Vjetorit të krijimit të LDK-ës, pra të marrë pjesë së bashku me ju, të cilët për vite të tëra punuam e luftuam për çështjen kombëtare në SHBA-së, pra ky është një gëzim i shumëfishtë, për ne të gjithë”.
Më pasë ka përshëndetur edhe nën/kryetari i LDD-ës, zoti Marjan Cubi, kryetari i degës së PLL zoti Hakik Mena, anëtari i kryesisë së Vatrës, Zef Bala dhe ish kryetari i Ballit Kombëtar Kajtaz Lutani i cili nënvizojë se ardhmëria, paqja, siguria e dhe stabilteti në Ballkan, rajon e më gjërë, është vetëm bashkimi i shqiptarëve në tërsi në Ballkan, me një Shqipëri Etnike, me një Shqipëri natyrore, çka është edhe dëshirë dhe aspirata jonë kombëtare, e tashme dhe ka qënë e të parëve tanë.
Ai tha se ” Janë vite e përvejtorët, ato të cilat edhe do të bëjnë të vetën, që një ditë pas pavarësisë së Kosovës, dhe marrjes së ftesë së anëtarësimit të Shqipërisë në Nato, të vijë edhe ajo ditë kur shqiptarët të jenë së bashku në një Shqipëri natyrore – Shqipëri Etnike.”

Kur është fjala si sot, 19 vjet, tha Lutani, nga krijimi i LDK-ës, janë vitet dhe janë ata që e krijuan këtë parti të cilët më shumë sesa ne flasin vetë, janë ato vite të lidhura si “mishi me thojin”, me njëra tjetërn ashtu si 19 vjete me tërë vitin 2008 , pikërishtë me ato ngjarje që ndodhën këtë vitë.
Veprimtari i dalluar i komunitetit Harry Bajraktari, biznesmen i suksesëshëm përshëndeti duke thënë “Në tërë historinë tonë, prej kur datojmë si komb, asnjëherë nuk kemi përjetur ngjarje kaq të mëdha, prej se kur edhe u krijua shteti shqiptar – pra pavarësisë së Shqipërisë më 1912, e deri tek pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008.
Shqiptarët, po këtë vit dëshmuan edhe një herë sesa e ndershme dhe e drejtë ishte lufta për liri e pavarësinë e Kosovës me lirimi dhe pafajësin e Ramush Haradinaj. Ato janë një tjetër arritje e shqiptarëve për këtë vit, i cili me të drejtë po thirret si “Viti 2008 – Viti i Shqiptarëve”. Rruga e kombit, e cila tash po i afrohet fundit Durrës- Prishtinë, do të lidhë edhe më shumë shqiptarët, në të dy anët dhe do të hap një faqe të re në lidhjen tonë shpirtërore e fizike, në dy shtetet shqiptare në Ballkan.
Në fund përshëndeti edhe Drejtori Egzekutivë i KKSHA-së, zoti Avni Mustafaj dhe veterani i gazetarisë kosovare zoti Sinan Kamberi. “I urojë Lidhjes Demokratike të Kosovës 19- Vjetorin e themelimit, të saj, tha në përshëndetje gazetari i njohur Sinan Kamberi. Ai vijojë se unë do t’a kisha parafrazuar këtë përvjetor tuajin me thënjen e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, i cili në një studim të tijin për popujt, dhe për lirinë, thotë se : “Një gjë e tillë ndodh në historinë e njërëzve, duke u ardhë nga një herë rradha çdo populli”. Dhe kjo erdhi edhe për ne shqiptarët që këtë fund shekulli dhe Shekullin i ri na gjeti me atë “ndodhin që duhet t’i ndodhë çdo populli një herë në një mijë vjet”, na gjeti me pavarësinë e Kosovës.

BEQIR SINA, New York

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

Furra Tahiri