“…prifti i pa punë i pagëzon edhe edhat…”, Nik Gjeloshaj

Mungesa e njëkohësisht rrudhja deri në pakuptueshmëri e artikulimit të interesit kombëtarë që është konstant e partisë UDSH në Mal të Zi e në veçanti “liderit” të sajë, i cili është i opsesionuar me personin tim, duke bërë me gisht, në mënyrë indirekte duke me quajtur dhëndër sllav, e kështu duke fut, pa pyetje në jetën time private.
Sa për fillim dëshiroj të sqaroj lexuesit, e jo assesi ti rrëfehem Dinoshës; se, unë kam vu kurorë të shenjtë në Malësi, në kishën shqiptare Tuz, dhe kurora e shenjtë nuk është bërë në mënyrë të fshehtë, apo në gjuhë të huaj, por me bekim familjarë dhe në gjuhë shqipe ashtu siç janë kurorëzua shqiptarët në mënyrë tradicionale.
Edukata ime familjare nuk më lejon të merrem me jetën private te këtij “lideri” sepse kam aq moral, mirëpo, dëshiroj të shpaloj përshkallimin e opsesionit të këtij “lideri” që ka ndaj meje. Ai opsesion nuk është i sotëm, dhe as i djeshëm, por kjo daton që kohë. Daton që atëherë kur Malësia përfundimisht ia kthej shpinën atij dhe partisë të cilën e drejton ai, duke u drejtua ka rinia shqiptare nga ASH, u kthye nga ne që nuk e tradhtuam dhe nuk do të tradhtojmë kurrë, për dallim nga ai i cili askund dhe asnjëherë nuk bëri ndonjë gjë për “mashalla” për kombin shqiptar, filluar nga koha që ishte si dorë e djathtë e Zhivorad Igiqit në Kosovë, bashkëpunëtorit më të devotshëm të kasapit të Ballkanit Slloboda Millosheviqit, e deri sot që po na “vajton me za” për fatin e degradimit të tij përmasa shqiptare.
Për mua e as për ASH nuk munde dikush te bëjë gisht se kemi bere ndonjë vepër qe e dëmtojë popullin tonë; ne ishim për atë që fakulteti i mësuesisë të jenë në Ulqin apo në Malësi e kurrësesi në Podgoricë; ne, Malësinë nuk e kemi lënë pa komunë te plote, por atë e ka lënë Dinosha me ndihëm të partisë në psuhtet; ne nuk ja kemi lëshuar partisë ne pushtet hyrjen ne Ulqin dhe si po e shohim shitjen e tij, dhe shume te tjera “vepra”, por këto vepra i mban përmbi supe te veta “lideri” ne fjale.

Unë dhe shokët e mijë ishim “fajtorë” që nga atë botë kur e udhëheqnim shoqatën studentore e deri në formim të subjektit të ri politik. Këto janë disa nga faktet pse është kryetari I UDSH Ferhat Dinosha i opsesionuar me mua personalisht dhe subjektin ne te cilën jam, sepse çdo tradhëti që e bëri ai ne ishim ata që ia kemi qit ne pah, dhe do të ia qesim në pah. Si rezultat i rrugës sonë të drejtë në zgjedhjet e fundit, populli i Malësisë me votën e vet i mbyllë përfundimisht derën, duke i dërguar mesazh të qartë se politika që ka udhëheq dhe të cilën e udhëheq edhe sot ky “lider” nuk ka vend ne Malesi.
Prandaj, sjellja e tij me nervozizëm, në prag të kërkimit të një oferte të re për votues, shpalon mllefin e tij jo ma ndaj ASH, dhe meje, por edhe ndaj votuesit malësorë që nuk mundë ti shes më “dushk për gogla” .
Pjesa tjeter edhe me interesante dhe me shume domethënëse per mua është pranimi i kryetarit te UDSH se unë jam i përkrahur nga profesor universiteti. Po, jam dhe do te jam përkrahur dhe këta profesora, por edhe ministra aktual të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë, për fat të keq të tij, do te vazhdojnë te me përkrahin personalisht dhe subjektin qe I takoje ASH, mirëpo këta profesorë dhe ministra, do te vazhdojnë te e tregojnë te vërtetën edhe për ju edhe për mua ne simpoziume, konferenca dhe takime te ndryshme te niveleve me te larta. Pra, ASH dhe unë do te vazhdojmë te jemi afër me elitën intelektuale për te drejtuar Malësinë ashtu siç e meriton ajo, dhe siç ka vendosur populli ne zgjedhjet e fundit drejt komunës se plote, e më vonë drejt regjionalizmit si model që ka treguar rezultat politk në Evropë.
Se sa dyfytyrësi është në gjendje të gjeneroj, shifet qartë në po atë tekst lidhur me punën e komunes urbane duke kerkuare qe ajo te beje atë qe aj vete aj ia ka ndaluar(!), pra duke mos punuar për komune te plote qe te kenë kompetenca të plota për të marrë përgjegjësinë në dorë, ai me partinë në pushtet, duke e tradhtuar Malësinë edhe një herë duke na lan pa ato kompetenca, e tani dhe duke tentuar te manipuloje shtron pyetje se ku janë paret e buxhetit?, duke ditur mire aj vete qe ne marrveshje me partin ne pushtet (lexo me injoranc: nuk di si ka munde te beje marrëveshje per Malësi me sllav), Malësinë e ka lënë pa buxhet, pa te ardhura direkte ne buxhet por me plane financiare qe nuk sjellin te ardhura ne menyrë direkte por indirikte, sikur u deklarua ish kryetari i Zetes “te varur nga mëshira e Mugoshes”.
Për të dalë nga anomiziteti, dhe për të hedhur pluhur Malesisë në sy, ai bënë me gisht në buxhetin 4 milionësh i cili është realizuar vetëm 1 milion dhe duke vure paralele me komunë e cila ka kompetenca të plota, prap duke vazhduare te arsyetoje ate qe anëtaret e partisë ne pushtet e quajnë “te varur nga meshira e Mugoshes”, ku si më tragjikja e kësaj del fakti kur personi në fjalë tjirret në moral !?
Për të shpëtuar çka mundë të shpëtohet nga fytyra e zhytur e tij, Dinosha tash kërkon dhe fton për dialogë, në mënyrë identike dhe të njëjtë sikur u fute ne trenin e fundit një muaj para përfundimit te gjyqit nga aksioni famëkeq“Fluturimi i shqiponjës”.

Personalisht ne forume partiake do te jam për dialog, madje subjekti politike qe i takoje ASH tashmë i është përgjigjur UDSH ne një apel tjetër publik nga kuvendi i tyre i fundit, mirëpo edhe gati mbas një viti ne nuk kemi pergjigje a por bela keto apele publike jane forma manipulimi para dikuj tjeter, mirepo per keto ceshtja ASH eshte I qart dhe gjithmonë do te jete dhe eshte per dialog mbrenda shqiptare, mirepo per ne dialog per Komune te plot te Malesis me ata shqiptare qe kan ketu dileme, une mendoj se veshtir munde te bejme.
Mirëpo te presim, se ndoshta edhe për kete do te na dalin ndonjë “zbulim” I ri nga kryetari I UDSH, sikur disa jave me pare ku na “zbuloj” se me shume ka Boshnjak se sa shqiptare te fesë Islame ne Mal te Zi dhe u “çudit” se me shume ka nxënës Boshnjak se sa Shqiptare ne Medresenë ne Milesh, për te cilën personalisht si objekt i mësimit fetare te një bashkësia fetare autonome as qe me shkon ndërmend te polemizoje, sepse mendoj se është e drejte qe i takon secilit. Por per lokacion te saj ne përgjithësi vendosin politikanet apo pushtetmbajtësit ne te cilët bene pjese edhe ky “lider” që na qenka “zgjuar nga gjumi”.
Eksperienca nga vendet tjera lidhur me vetëqeverisje lokale eshte e mirëseardhur, e posaçërisht nga Shkupi, se do te binte ne uje edhe nje tez e juaja, qe komunat shqiptare ne Shkup janë shkrirë ne urbane për te qene pjese Shkupit, do te dilte ne drite pse është be kështu, sepse me marrëveshjen e Ohrit, 20% e popullsisë ne nje komune ka qene limit qe te jete gjuha e këtij 20% -it zyrtare ne ate komune, pra këto komuna janë shkri nga e plote ne urbane per interesa me te mëdha nacionale.

Nik Gjeloshaj

KOMENTOJE

Furra Tahiri