Greqi, Samaras: Maqedonia do te zhduket

Ministri i sapoemeruar grek i Kultures, Andonis Samaras ka deklaruar se Maqedonia do te shkaterrohet dhe nuk do te ekzistoje me si subjekt i vetem.
Ministri Samaras, qe eshte i njohur me qendrimet e tij radikale dhe nacionaliste, kete deklarate e ka bere ne nje interviste per televizionin shteteror grek ERT.
Sipas tij, Greqia nuk duhet te frikesohet nga Shqiperia e Madhe apo Bullgaria e Madhe, te cilat do te krijohen pas shkaterrimit te Maqedonise.
“Besoj se shume shpejt Shkupi nuk do te ekzistoje si subjekt i vetem. Kjo do te thote se koha eshte ne anen tone dhe praktikisht eshte ne anen tone. Kjo, pasi mendoj se ata nuk do te kene sukses qe te ruajne unitetin, i cili tani nuk ekziston”, ka pohuar Samaras.
“Greqia eshte si force ne zhvillim, me popullesi me te madhe ne numer dhe me te forte dhe nuk ka pse te trembet nga ata”, ka shtuar ai.

KOMENTOJE

Furra Tahiri