Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha, mbrriti në Uashington për të marë pjesë në Mëngjesin e 57-të Kombëtar të Lutjeve

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në darkën me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.

WASHINGTON D.C: Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha, dhe anëtari i paralamentit të Shqipërisë, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mbriitën mbrëmë në Uashington. Ata janë të ftuar special mes përfaqësuese nga 160 vende të botës, për të marrë pjesë në Mëngjesin e 57 të Lutjeve, një ceremoni zyrtare e fetare që përdoret për të promovuar kryesisht lidhjet e mira mes liderve botëror dhe atyre amerikanë deri tek takimet miqësore edhe me presidentët amerikanë dhe zyrtarë të tjerë.

Kryeministri Berisha do të marrë pjesë në Mëngjesin e 57-të Kombëtar të Lutjeve , pasi ai ka marrë pjesë prej hapjes së Shqipërisë dhe ndryshimeve të mëdha që ndodhën atje me ftesë të Komitetit Kongresional, që përbëhet nga 36 senatorë dhe anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe nga anëtarët e Kongresit Vernon J. Ehlers dhe Heath Shuler. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, vjen në këtë vizitë së bashku bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, për të marrë pjesë në Mëngjesin e 57-të Kombëtar të Lutjeve .

Kjo ceremoni do të mbahet nesër ditën e enjte, më datë 5 Shkurt, në orët e para të mëngjesit në Washington D.C, në njërin prej hoteleve më të mëdha të Ushingtonit fillon me një lutje fetare e cila drejtohet nga një prift protestantë . Në këtë mëngjes kombëtar lutjesh marrin pjesë kongresmenë, senatorë, drejtues të Kongresit dhe administratës së Presidentit Barack Obama, si dhe liderë dhe të ftuar nga 160 vende të botës.

Pjesëmarrësit në këtë ceremoni do t’i luten Zotit për të forcuar marrëdhëniet dhe për të çuar më tej frymën e bashkëpunimit dhe shpirtit të miqësisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha arriti dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Berisha e bëri vizitën e parë mbrëmë në zyrën e anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Eliot Engel, një personalitet që interesohet mjaft për çështjet e Kosovës dhe të Shqipërisë.
Në takim, zoti Engel e siguroi kryeministrin Berisha se administrata e Presidentit Obama do të ndjekë të njëjtën politikë bashkëpunimi me Shqipërinë. Kryeminstri Berisha bëri një prezantim të reformave që ka ndërmarrë vendi i tij në fusha të ndryshme.

Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në darkën me senatorë dhe kongresmenë amerikanë.
Me ftesë të organizatorëve, Senatorit Tom Coburn dhe Kongresmenit Heath Shuler, Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga Kryetari Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, mori pjesë në darkën e zgjeruar me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, mes të cilëve ish kandidati presidencial senatori Sam Brownback nga Kansas, senatorët John Thune nga Dakota e Jugut, Jim DeMint nga Karolina e Jugut, John Ensign nga Nevada, etj. dhe kongresmenët Mike Doyle, Trent Franks, Zach Wamp, Robert Aderholt, etj..

Gjatë kësaj darke një vend të veçantë iu kushtua Shqipërisë dhe reformave qeveritare. Në bashkëbisedimin e tij me senatorë dhe kongresmenë, Kryeministri Berisha bëri një ekspoze të arritjeve të qeverisë së tij në drejtim të luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, reformave ekonomike, modernizimit të sistemit të shërbimeve, investimeve, etj.. Zoti Berisha tha se ishin pikërisht sukseset e këtyre reformave, të cilat garantuan përshpejtimin e procesit të integrimit në NATO dhe në BE.
Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha njohu bashkëbiseduesit edhe me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke garantuar dhe deklaruar vullnetin e plotë të qeverisë shqiptare që këto zgjedhje të jenë të lira e të ndershme. “Jo vetëm konsensusi politik ndërmjet mazhorancës dhe opozitës për hartimin e një kuadri ligjor modern, por, mbi të gjitha, edhe përpjekjet e shumta të qeverisë për sigurimin e infrastrukturës zgjedhore si kartat e identitetit, regjistri elektronik i shtetasve etj. janë një bazë e sigurt për standardet e këtyre zgjedhjeve,” u shpreh Kryeministri.

Nga ana e tyre, senatorët dhe kongresmenët amerikanë vlerësuan punën dhe reformat e qeverisë Berisha, si dhe besimin për suksese të mëtejshme. Ata garantuan për një bashkëpunim të vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare, si dhe domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjatë darkës mbizotëroi një atmosferë shumë e ngrohtë dhe tepër miqësore.

Kryeministri Berisha pati gjithashtu një darkë zyrtare me senatorin Tom Coburn dhe u prit nga anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve Dana Rohrabacher.
Vizita e zotit Berisha përfshin edhe takime me Sekretaren e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillari Klinton, me ish kandidatin republikan për president Xhon Mekein, me organizatat shqiptaro-amerikane, me delegacionin e Kosovës dhe me përfaqësuesit diplomatikë të Prishtinës në Uashington.

BEQIR SINA, Washington D.C

KOMENTOJE