Ermelinda Lajçaj me albumin e parë dëshmoi talentin e saj

Kush është Ermelinda Lajçaj?

Ermelinda Lajçaj është një femër e thjeshtë, modeste e cila mbi të gjitha e do familjen, këngën, popullin dhe vendlindjen e saj. U linda në Malësinë e Madhe ku edhe kalova një pjesë të fëmijërisë. As familja ime nuk i shpëtoi valës së mërgimit. Edhe ne sikur një pjesë e madhe e familjeve shqiptare në Malin e Zi shkuam në kurbet në Gjermani. Pra, unë si vogëlushe e përjetova në shpirtin tim këtë plagë të rëndë të familjes shqiptare dhe tani e kuptova se sa i fuqishëm është malli për vendlindje.

Diçka për fillimet tuaja sa i përket fushës së këndimit ?

Në Gjermani, siç thash, erdha si vogëlushe. Që atëherë tek unë filloi të zgjohet dashuria ndaj vendlindjes dhe vlerat e saj. Sepse ato në radhë të parë i njeh vetëm ai i cili e kalon një pjesë të jetës në mërgim, ku të merrë malli jo vetëm për familjarët, shokët, shoqet e fëmijërisë, të afërmit, por madje edhe për gurët e malit. Megjithë vështirësive dhe vujtjeve mërgimtare, babai e gjente rastin dhe kohën që të na e afroj sadopak vendlindjen dhe traditën tonë. Ai këtë për mua e bënte më së miri me tingujt e bukur të çiftelisë. Kështu përmes tingujve të këtij instrumenti muzikor fillova hapat e parë të këngës dhe melosit tonë. Me tingujt e çiftelisë babai dëshronte që familjes dhe vetes t`ia largonte mërzin që ndjente për vendlindjen. Për mua kjo ishte diçka e madhe, diçka që dita ditës mu thellua në shpirtin tim dhe u bë pjesë e jetës sime. Tani jam e gëzuar dhe e lumtur që familja më plotësoi dhe mundësoi dëshirën që të merrem me muzikë.

Me cilën lloj muzike e keni filluar karrierën tuaj si këngëtare?

Fillimisht kam realizaur një baladë me titull ” Si për herë” kushtuar mërgimit. Qëllimi i realizimit të kësaj kënge ishte që të rikujtojmë të gjithë kurbetxhinjtë shqiptarë të cilët kurrë nuk harruan vendlindjen, por gjithmonë , edhe pse larg, ishin me zemër e shpirt me bashkëfamiljarët dhe të afërmit të cilët ruajnë me besnikëri tokën dhe vatrën e të parëve tanë në trojet tona stërgjyshore.
Para pak kohe keni përfunduar inçizimin e CD-së së parë me titull “Bardhë e zi ” . Na thoni diçka konkretisht për këngët e këtij albumi dhe për ekipin realizues?
Albumi ” Bardhë e zi” që e përfunduam para pak kohe numëron tetë këngë. Ai ka një stil të perzier, si nga stili i muzikës ashtu edhe nga llojet e këngëve. Me një fjalë kemi tentuar të ofrojmë diçka për të gjitha gjeneratat dhe rajonet.
Punën e albumit në përgjithësi ia kemi besuar Grupit Agi styl, Mr MP. Tekstet kryesisht i ka shkruar Arif Arifi,i cili njëherazi edhe i ka komponuar këngët në bashkpunin me Daniel Bartik. Me këtë rast dëshiroj t`i falenderoj të gjithë ata që punuan në këtë album për një punë të bukur e profesinale që kanë bërë, për respekt dhe mirkuptim gjatë gjithë punës tonë.Poashtu falenderojmë perzemërsisht bashkëvendasin tonë të nderuar, akademik Gjelosh Gjokaj i cili enkas për këtë album ka punuar një pikturë.

Sa kohë u është dashur për ta realizuar këtë album?

Studioja ku kam punuar albumin ka qenë pak larg nga vendbanimi im. Prandaj më është dashurë një kohë goxha e gjatë.

Sa jeni e kënqaur përgjithësisht me relaizimin e këtij albumi?

Në pergjithësi jam shumë e kënaqur. Shpresoj që edhe publiku dhe adhuruesit e këngës sime të jenë po aq të kënaqur sa edhe unë.

Si ndihesh tani që ke hyrë në tregun muzikor?

Sa i përket tregut muzikor si treg as që e mendoj. Për mua e rëndësishme është që të shpalos talentin, kapacitetin tim. Megjithëse kjo nuk varet vetëm prej këngëtarit apo këngëtares. Në këtë punë rol jashtëzakonisht të madh ka edhe kompozitori, respektivisht aftësia e tij për përzgjedhjen e tekstit, muzikës dhe thithjen e gjithë potencilait muzikor të këngëtarit. Unë ndihem shumë mirë sepse kam pasur fat të bashkëpunoj me një staf profesionistësh, të cilët mua më mundësoi të japë maksimumin e mundshëm.

Çfarë ka ndryshuar te ju pas daljes së albumit?

Dedikimi dhe puna e pandarë ndaj muzikës dhe familjes.

Përveç këngës çfarë pëlqeni tjetër?

Për së tepërmi më pëlqen tenisi. Me këtë sport jamë marrë që në moshën 8 vjeçare dhe kam qenë shumë e sukseshme.Në moshën 14 vjeçare kam luajt Challenger turnire. Në atë kohë u kuvalifikova për turnire profesionale në Francë. Kjo ishte një ngarkesë e madhe për prindërit. Sepse do të ishte e veshtirë të më vinin mbas, çka është e kuptushme sidomos në vendin e huaj. Për fat të keq mu desht reketin e tenisit ta vari në gozhdën e hobit. Megjithatë kjo për mua është një eksperiencë pozitive , pasi më çeli rrugën e muzikës, të cilën e dua më shumë sesa tenisin. Veç kësaj e dua shumë natyrën, bukuritë e saj magjepse. Në veçanti e dua shumë Malësinë , sidomos liqenin e Shkodrës dhe bregdetin shqiptar. Por mbi të gjitha dua familjen time, bashkëshortin dhe djalin.

Cilat janë mundësitë e afirmimit të këngëtareve shqiptare në Gjermani?

Mendoj se sot është e vështirë të afirmohesh si këngtare shqiptare në nivele profesionale, sidomos në mërgim. Njerëzit që kanë mundësi financiare nuk janë aq përkrahës , sidomos ndaj talentëve të ri. Megjithatë pritet një e ardhme më mirë.

A keni menduar ndoshta të promovoni albumin tuaj para publikut në Malësi ?

Normalisht se njëra prej planeve të mija është edhe promovimi i albumit në vendlindjen time që e dua aq shumë . Pastaj kam ndërmend të punoj një videoklip dhe të inçizoj edhe ndonjë këngë të re.

Intervistoi: Gjeke Gjonaj

Furra Tahiri