Cërvenkovski: Maqedonia mund të ndahet

Shqiptarët mund të kërkojnë ndarjen e Maqedonisë, nëse kjo e fundit nuk heq dorë nga beteja e saj rreth Maqedonisë antike, duke rrezikuar kështu procesin e integrimeve euroatlantike, deklaroi presidenti i këtij vendi, Branko Cërvenkovski.

“Në një moment, përfaqësuesit e partive politike shqiptare mund të dalin me qëndrimin se, ne nuk duam ta rrezikojmë të ardhmen tonë evropiane ose euroatlantike për shkak të betejave tuaja rreth Maqedonisë antike, kjo betejë është juaja, kjo është një betejë që ne nuk dëshirojmë të marrin pjesë dhe nuk duam ta paguajmë çmimin për të”, deklaroi për televizionin A1, presidenti i Maqedonisë.

Ai tha se nuk e dëshiron këtë, dhe nuk pajtohet me këtë qëndrim, mirëpo qëllimi i tij është të paralajmërojë se një rrezik i tillë ekziston. /INA/

KOMENTOJE

Furra Tahiri