Intervistë me Martina Ivezaj, bukuroshën dhe modelën shqiptare nga Malësia me banim në Gjermani – Foto Ekskluzive

Bukurija shqiptare ngadhnjen në gjithë botën, edhe bukuroshja dhe modelja nga Malësia Martina Ivezaj solli kurorën të cilën me meritat e saj e fitoj në “Miss Rinora 4” në Zvicerr.

Malesia.Org – Kush është Martina dhe çka bënë?
Martina Ivezaj:
Unë jam Martina Ivezaj jam një vajzë malësore që vi ga Malësia, por lindur dhe rritur jam në Gjermani, jam nxënse e klasës 11 në gjimnaz në Augsburg, ku po përgaditem të bëj maturën dhe të studijoj.

Malesia.Org – Sa vjeçare jeni Martina?
Martina Ivezaj:
Jam 19 vjeçare.

Malesia.Org – Me qënë se ju jeni fituasja e vendit të parë në “Miss Rinora 4” në Zvicerr, si u ndjeve kur e more vëndin e parë, dhe çfarë do të thotë ky çmim për ju?
Martina Ivezaj:
Natyrisht u gëzova, thash se ndoshhta nuk kam mënduar se do të shpallem Miss rinora 4 2008 se kam shpresuar se mund të marre këtë çmim dhe u ndjeva si çdo fituese e lumtur. Ky çmim për mua ka një vlerë shumë të madhe sepse unë me këtë kurorë nderoij Malësinë e Madhe, e cila ka një bukuri të madhe, të radh e natyrale dhe ka varza të bukura që shkëlqejnë mu si natyra e Malësisë, prandaj ky çmim ka një vlerë të madhe për mua dhe Malësinë.

Malesia.Org – “Miss rinora 4” është një zgjedhje që mbahet çdo vit në Zvicerr, si ju lindi deshira që të konkuroni?
Martina Ivezaj:
Si e vogël, duke shikuar televizionin, më ka pëlqyer modelimi dhe lëvizjet elegante të varzave të bukura, kam pas dëshirë që një ditë edhe unë të provoj diçka të tillë.

Malesia.Org – Çfarë përshtypje ju la konkursi në Miss rinora 4 dhe a është kjo hera e pare që shkelni skenën për të treguar bukurinë dhe elegancën tuaj, apo keni konkuruar ndokun tjetër më parë ?
Martina Ivezaj:
Përshtypje më së shumtit më la organizimi, atmosfera, dhe mikëpritja e Kosovarve ndaj një vajze malësore. Jo nuk është hera e parë. Në vitin 2006 mora pjesë në Tuz në “Miss Malësia”, ku mora shpërblimin e dytë si pëcjellsja e parë e Missit.

Malesia.Org – Planet e Martinës për në të ardhmën?
Marti
na Ivezaj: Një herë të ju them të drejtën kam në plan shkollën për ta përfundue dhe mbasandej të studijoj, kurse në muajt në vijim jam e ftuar në Miss Kosova të konkuroj për Miss Kosova 2009.

Malesia.org – Ju jeni prezentuese e Bravos Hip Hop në Gjermani dhe markave në përgjithësi, sa jeni e kënaqur me këtë?
Martina Ivezaj:
Po jam prezentuese e muajit mars në Bravo Hip Hop special dhe jam në agenturën HUNGER UND SIMMETH në drejtime të ndryshme. Jam e kënaqur për deri këtu sa kam arrit.

Malesia.Org – A i ruani marrëdhënjet me shqiptarët nga Malësia? Dhe me kën më së shumtit?
Martina Ivezaj:
Marrëdhënjet i ruaj shumë me rinin nga Malësia dhe për at jam shumë krenare dhe kam një shoqëri shumë të ngushtë të cilët i rrespektoj dhe më rrespektojnë.

Malesia.Org – Sa i ruani traditat shqiptare në Gjermani?
Martina Ivezaj:
Traditat shqiptare i ruaj shumë dhe dua të them këtu në Gjermani kemi shoqatën tonë “LAHUTA E MALËSISË” në krye me kryetarin Gjelosh Gjokaj dhe babain tim Palok Ivezaj, ku organizojmë shumë festa të Malësisë dhe aty marrë pjesë në shumë drama dhe recitime.

Malesia.Org – Cila është fantazia juaj që nuk e keni realizuar ende?
Martina Ivezaj: Fantazia ime është një herë të vizitoj Shqipërinë e bukur.

Malesia.Org – Cilli është hobi dhe idoli juaj?
Martina Ivezaj: Hobi kam artin me të cilën merrem në kohë të lirë, kurse idolia ime e preferuar është Zana Krasniqi për të cilën jam unë dhe gjithë shqiptaria krenar me të.

Malesia.Org – Zakonisht nëpër intervista të ndryshme bukuroshet sikur ju i pyesin a jeni e dashuruar? keni të dashur nëse jo, pse? dhe çfarë prisni?
Martina Ivezaj:
Këto pyetje janë normale, mirëpo ende nuk jam e dashurueme, nuk kam ende të dashur, po e pres princin në kalë të bardhë(qesh).

Malësia.Org – Zonjusha Ivezaj, ju faleminderit për intervistën dhe kohën që na kushtuat, duke ju dëshiruar suksese dhe punë të mbarë në të ardhmën, në mënyrë që me bukurin dhe suksesin tuaj të krenohemi edhe ne në të ardhmën.
Martina Ivezaj:
Ju faleminderit juve për interesimin që patët të bisedoni me mua dhe për kohën që më kushtuat, ju përshëndes juve dhe gjithë lexuesve të www.malesia.org të cilën e frekuentoj shumë, ku lirshëm mund të them se jeni posta elektornike, më e dashur dhe më e bukur për shqiptarët edhe këtu në diasporë. Punë të mbarë në të ardhmën vetëm vazhdoni kështu si deri më tani se jeni më të mirët.

Intervistoi: Albert Camaj – Malesia.Org

KOMENTOJE

martina-ivezaj-01.jpg

martina-ivezaj-02.jpg

martina-ivezaj-03.jpg

martina-ivezaj-04.jpg

martina-ivezaj-05.jpg

martina-ivezaj-06.jpg

martina-ivezaj-07.jpg

martina-ivezaj-08.jpg

Furra Tahiri