Shoqata Atdhetare “Kraja” nga Nju Jorku distancohet nga Levizja Atdheu na Bashkon

Duke u bazuar ne deklaratat e fundit të disa anëtarëve të kryesisë së Lëvizjes “Athdheu na Bashkon”, të bëra kundër subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi – “Lidhjes Demokratike” në Mal të Zi dhe liderit të saj z.Mehmet Bardhi-t, Shoqata atdhetare “Kraja” në mbledhjen e mbajtur me 24 mars 2009 vendosi siç vijon.

1. Shoqata atdhetare “Kraja” distancohet nga deklaratat e zotërinjve në fjalë , sepse kjo shoqatë i është bashkangjitur Levizjes ne fjalë me qëllimin dhe deshirën që të gjithë së bashku të përkrahim aspiratet e shqiptareve ne trojete e veta në Mal të Zi dhe të kontribojne ne zgjedhjen e drejtë të çeshtjes kombëre.

2. Që nga sot Shoqata Atdhetare “Kraja” me seli ne New York e ngrinë aktivitetin e vet në Levizjen “Atdheu na Bashkon” , duke pritur nga udheheqesit e Lëvizjes sqarimet e duhura rreth deklaratave të fundit, të cilat demtojnë rëndë interesat kombëtare të shqipatareve në Mal të Zi.

Kryesia e shoqates atdhetare “Kraja”
Nju Jork, 24 mars 2009

KOMENTOJE

Furra Tahiri