6 prilli – Ditë e shënuar në historin tonë mbarëkombëtare

Malësia sot, me plot të drejtë e festoi njërën nga datat më të lavdishme nga e kaluara e vet jo aq e largët.

6 prilli i vitit 1911, e njohur si dita kur u ngrit flamuri ynë kombëtarë në majën e Bratilës, paraqet njërën nga ngjarjet më madhore të historisë sonë.

Ngritjes së flamurit kuq e zi, i paraprinë kryengritja e Malësisë, e udhëhequr nga kryetrimi Dedë Gjon Luli.

Në nderë të kësaj ditë, një delegacion i LD në MZ, dhe Alternativës shqiptare, i vizituan sot pikat historike që kanë të bëjnë me kryengritjen e Malësisë, duke filluarë nga maja e Bratilës, e deri te shtepia muze e Dedë Gjon Lulit në Bardhaj të Hotit.

Në bazë të informatave që kemi, këto ishin strukturat e vetme, të cilat në shënjë respekti , vizituan këto vënde ditën e sotme.

Nderkaq , LD në MZ, dega e Malësisë, më pas vazhdoi një takim pune në restorantin “Niagara” në Cem, me një numër të madh të aktivistëve të vet nga të gjitha trevat e Malësisë.

Kryetari i degës Nikollë Camaj, vlerësoi se aktiviteti i sotëm ishte njëra nga pikat programore të LD në MZ, në shënimin e datave dhe ngjarjeve të rëndësishme nga e kaluara jonë.

Ai po ashtu veçoi se pos fitores bindore të strukturave nacionale shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 29 marsit, LD në MZ, u uron të gjithave suksesin e arritur, dhe njëkohësisht shprehet e gatshme si çdo herë më parë, në bashkëpunim maksimal me deputetët tjerë të partive nacionale shqiptare, në të mirë të popullatës shqiptare në Mal të Zi.

FOTOGRAFITË KOMENTOJE

Furra Tahiri