Tërmeti në Itali – Deri tani më shumë se 150 të vdekur

ABRUZZO- Ambasada shqiptare në Romë, konfirmoi lajmin, se në tërmetin e sotëm ka humbur jetën vogëlushja shqiptare, Elsajet Boshti, e datëlindjes 2005. Nderkohe, qe sipas kesaj ambasade, i ati eshte gjalle dhe ka qene ai qe ka identifikuar trupin e se bijes mes qindra viktimave te kesaj tragjedie. Ambasada thote se kjo ështe e vetmja viktimë nga Shqiperia, që rezulton deri tani.

Gjendet trupi i pajete i vogelueshes shqiptare

Gjendet e vdekur nën rrenoja vogelushja shqiptare. Vajza 4 vjeçare, E. Boshti, me kombesi shqiptare, është gjetur pak minuta më parë, bën të ditur karabiniera e Aquila-s. Trupi i pajetë i të mitures u gjet nën rrënoja në qytezen Paganica, rreth ores 20.00. Kjo eshte viktima e pare shqiptare e termetit tragjik ne Itali.

Kater shqiptarë nga Maqedonia te vdekur, mes tyre dy femije

Ndërkohe, 4 shqiptarë të tjerë, por me nenshtetesi maqedonase janë gjetur sot të vdekur nën rrënoja. Konfirmohet nga ambasada maqedonase ne Rome se kanë humbur jetën 44-vjeçari Refik Asani, Valbona Osmani (13 vjec) dhe Alejna Zejnulla (11vjec) dhe Nurie Abdiu, 41 vjec. Katër viktimat jetonin në qytetin italain Akuila që ka qenë edhe epiqendra e tërmetit.

Tërmeti, Berisha: 50 mijë euro për Italinë

TIRANË- Kryeministri Berisha i ka dërguar sot mesazh ngushëllimi homologut italian dhe ka premtuar një ndihmë modeste për familjet e lënduara nga tërmeti. Ai i ka shprehur ndjenjat e solidaritetit dhe simpatisë për familjet e viktimave, qeverinë dhe popullin mik italian, në këto çaste të vështira, ku një tërmet i rëndë ka goditur zonën e Abruzos dhe ka marrë shumë jetë njerëzish, ka plagosur shumë të tjerë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin, Kryeministri Berisha, përmes këtij mesazhi, shpreh gjithashtu bindjen se qeveria dhe populli mik italian do të dinë të kapërcejnë me vendosmëri pasojat e rënda të këtij tërmeti.
Gjithashtu, në këtë mesazh, Kryeministri Berisha i bën të ditur homologut të tij Silvio Berluskoni se, qeveria shqiptare ka vendosur të akordojë një shumë modeste prej 50 mijë euro, në ndihmë të familjeve të lënduara nga kjo ngjarje e rëndë natyrore.

Rritet bilanci i vdekjes, 150 vete deri ne oren 19:30

Tragjedia thellohet në Itali. Ka shkuar në 150 numri i viktimave deri në orën 19.30, ndersa kerkimet per gjetjen e trupave të tjerë veshtirësohen për shkak të errësirës. Te mbijetuarit jane strehuar neper çadra.

Të paktën 4 000 punonjës të ekipeve të shpëtimit po punojnë për nxjerrjen nga rrënojat të të mbijetuarve, deklaroi sot kryeministri italian, Silvio Berluskoni. “Puna është përqendruar tashmë në gjetjen e të mbijetuarve”, shtoi ai. Sipas kryeministrit italian numri i të plagosurve është të paktën 1 500.

Ne kerkim te familjes shqiptare

Sipas të dërguarit të gazetës italiane Corriere della Sera, F. Sarzanini, në qytezën e Paganica, fare pranë Aquila dhe epiqëndrës së tërmetit, forcat e shpëtimit po gërmojnë për të nxjerrë nga rrënojat një familje shqiptare, me një vajzë të vogël trevjeçare. Siç u njoftua edhe në fillim, një familje shqiptare, emrat e personave nuk janë bërë ende të ditura, është viktimë e këtij termeti fatal.

Janë mbi 100 të vdekur në Itali. Nga kërkimet nën gërmadha janë nxjerrë trupa të tjerë të pa jetë duke e rritur bilancin tragjik të tërmetit të sotëm në shtetin fqinj. Mediat italane raportojnë se deri në orën 17.00 janë më shume se 100 viktima dhe dyshohet edhe për 40 të tjere, që aktualisht rezultojnë të humbur, nisur nga dëshmitë e familjareve. Po kështu janë regjistruar lëkundje të lehta termeti në Abruzzo, orët e pasdites së sotme, çka e bën më alarmante situatën.

Shqiptarët emigrantë në L’Aquila, të dhëna dhe dëshmi

Ndërkohë që Italia mbulohet në zi, me qindra të vdekur, dhjetëra të humbur e mijëra të plagosur nga fatkeqësia natyrore, edhe shqiptarët përjetojne me ankth këto momente. Të shumtë janë ata që interesohen për të afermit e tyre emigrant në Itali. Duke iu referuar Agjensisë së Statistikave italiane mësojne se në zonën e goditur nga tërmeti në Aquila, jetojnë 1 325 shqiptarë rezident, ndërsa në gjithë rajonin e Abruzzos, sipas të dhenave zyrtare jane 11 500 banore me kombesi shqiptare, ose 19,3 % e gjithe popullatës. Deri tani nuk raportohen viktima nder shqiptare, por dyshimet qendrojne per nje familje me 3 persona qe sipas fqinjeve te tyre rezulton e humbur.

Dëshmitë rrënqethëse të shqiptareve në Abruzzo

“Në orën 3 e 32 minuta, një zhurmë dhe një tronditje e madhe bëri që të çoheshim të gjithë dhe të dilnim jashtë. Nga ora 3 e 30 deri në orën 5 e 30 qëndruam në një shesh të madh, së bashku me qindra qytetarë të tjerë, për tu rikthyer më pas në shtëpitë tona.” Kështu dëshmon sopranoja e njohur shqiptare Lindita Hisku, e cila jeton tashmë prej 11 vitesh në Sulmona të Italisë, rreth 55 kilometra larg epiqendrës së tërmetit. “Në Sulmona, tregon ajo, ka disa qindra familje shqiptare, por këtu nuk ka patur dëme në njerëz, vetëm dëme të lehta materiale.

Nje emigrant tjeter kosovar, Besmir Berisha, që banon në Bugnara, në provincën e Aquilas, thote se në qytetin e tij nuk ka viktima, të shtetasve shqiptarë, por vetëm dëme materiale.

Duke iu referuar burimeve zyrtare, ne kete rast ambasada shqiptare në Romë konfirmojme se nuk ka njoftime për viktima të shtetasve shqiptarë, por vetëm për dëmtime të pasurisë së tyre.

Termeti, 92 te vdekur

ora : 15: 00

Rritet bilanci i tragjedisë në Itali. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i viktimave të tërmetit ka shkuar në 92 vetë. Dyshohet se nën rrënoja ka edhe shqiptarë.
Ndërkohë që parashikimet nuk janë optimiste, pasi mendohet se shifra e të vdekurve do të rritet me kalimin e orëve. Ekipet e shpëtimit, së bashku me forcat e policisë dhe vullnetarët vazhdojnë kërkimin nën rrënoja në Abruzzo, ndërkohë që Paganica është zona që ka pësuar dëmtimet më të mëdha.
Në këtë zonë ka edhe shqiptarë dhe dyshohet se një familje shqiptare mund të jetë nën rrënoja, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Maroni: Mendohet të jenë 100-150 të vdekur

Ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni është shprehur sot se tërmeti i fuqishëm që goditi Italinë qendrore tani njoftohet se ka shkaktuar vdekjen e të paktën 70 vetëve. Sipas Ministrit të brendshëm sa vjen e rritet numri i viktimave dhe për fat të keq bilanci mund të shkojë 100-150 persona. Ndërkohë mësohet se katër shqiptarë nga Maqedonia, dy prej tyre fëmijë, janë në mesin e viktimave të tërmetit shkatërrimtar që goditi qytetin e Aquilas.

Tërmet në Itali, së paku 27 të vdekur dhe qindra të plagosur
Abruzzo–Një tërmet i fuqishëm tronditi qytetin e vjetër Aquila, në rajonin e Abruzzo-s, përfshi Romën, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Agjensite italiane të lajmeve njoftojnë se shumë njerëz kanë mbetur nën rrënoja, në Aquila. Bilanci i viktimave është në rritje. Deri tani raportohen së paku 27 persona të vdekur, mes të cilëve pesë janë evidentuar fëmijë. Shifrat e atyre që kanë hunbur jetën nën rrënoja, sipas mediave, pritet të shtohen, pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë që raportohet se qindra vetë kanë mbetur të lënduar nga plagët e marra.
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka shpallur gjenden e emergjencës, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për operacionin e kërkim-shpëtimit. Shefi i mbrojtjes civile e ka parqitur situatën me shumë se dramatike.”Eshtë tragjedia me e madhe e këtyre kohëve”- ka thënë ai.
Spitali është në gjendje alarmi, në pritje të viktimave, ndërkohë që mediat raportojnë një situatë kaotike, frikë dhe tmerr. Specialistët kanë njoftuar së nuk lejohet qarkullimi në zonën e përfshirë nga tërmeti.
Njerëzit në Romë e kanë kaluar natën jashtë, nëpër stola, në panikun e përsëritjes së lëkundjeve.
Instituti amerikan i Gjeologjisë tha se tërmeti ishte me magnitudë 6,3 ballë. Tërmeti ndodhi rreth 5 orë pasi një tërmet me magnitudë 4,6 ballë tronditi rajonin Emilia-Romagna, pranë qytetit të Ravenës.
Zyrtarët e sigurisë thanë se tërmeti kishte një thellësi të jashtëzakonshme, prej 28 kilometrash.
Në Itali tërmetet mund të jenë tepër të rrezikshme, për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, disa prej të cilave të pameremetuara.

Sizmiologu: Lajmërova për tërmetin

Sizmiologu i observatorit të Gran Sasso ka deklaruar se gjithë kjo mund të shmangej, duke thënë se ai kishte parashikuar pak ditë më parë lëkundjet. Por, kreu i Mbrojtjes Civile, Guido Bertolaso, kishte reaguar duke i quajtur budallenj persona të tillë që përhapnin lajme false.
“Tërmet
i i natës së sotme nuk ishte i parashikueshëm. E dimë që është një zonë sizmike dhe ditët e fundit janë regjistruar lëkundje. Profetët thonë se mund të parashikohej, por nuk është kështu”, deklaroi Bertolaso.
Ndërkohe alarmi ishte dhënë nga sizmiologu Giampaolo Giuliani, qe kishte njoftuar se rajoni i Abruzzos do të goditej nga një tërmet shkatërrues.
“Nuk është e vërtetë se tërmetet nuk mund të parashikohen. Ka mbi 10 vjet që ne arrijmë të shohim zhvillime të tilla sizmiologjike në një distancë prej 100-150 kilometrash. Prej tre ditësh ne shihnim një rritje të fortë të radon (terreni i lëngshëm që lidhet me lëvizjet sizmike). Rritjet sinjalizojne tërmetë të fuqishëm”, thotë Giuliani.

Qyteti i rrënuar, banorët nëpër rrugë
Qindra persona enden në mes të rrugëve, shesheve ose fushave të futbollit, dhe për fat të keq nëpër rrugë mund të shohësh edhe të viktima të mbuluar me një batanije.
Fytyrat e të mbijetuarve janë akoma të frikësuara nga tronditja e mbrëmshme. Dhe situata bëhet akoma më e vështirë kur fillojnë të ndihen ende tronditje të vogla, por të cilat arrijnë të shembin vetëm ndërtesat gjysmë të shkatërruara.
Kërkimet për gjetjen e të mbijetuarve nga tërmeti shkatërrimtar filluan që në orët e para të mëngjesit dhe ekipeve të shpëtimit u janë bashkuar edhe qytetarët e thjeshtë, që kanë mbërritur edhe nga qytete të tjera të vendit për të ndihmuar në përballin e situatës së rëndë.

Tërmeti, shumë vende i ofrojnë ndihmë Italisë
Vende të shumta i kanë ofruar ndihmë Italisë pas tërmetit që ra sot në qendër të vendit, njoftoi Agostino Miozzo, një nga shefat e mbrojtjes civile italiane.
Tani për tani, “nuk kemi nevojë për ndihmë nga vende të huaja”, deklaroi ai i cituar nga agjencia e lajmeve Ansa.
Sipas zyrtarit Miozzo, Rusia, Gjermania, Franca, Greqia, Izraeli dhe Bashkimi Evropian, kanë ofruar menjëherë ndihmë.
Rrugës që të çon nga Roma për në Aquila (në qendër), të dërguarit e posaçëm të AFP-së mundën të shihnin dhjetëra kamionë zjarrfikës dhe të mbrojtjes civile të drejtoheshin për në zonën e fatkeqësisë.
Sipas skuadrave të shpëtimit, zona në të cilën ata do të japin ndihmë është 30 kilometra nga qyteti i Aquilas, ku ishte epiqendra e tërmetit.
Sipas një bilanci ende të përkohshëm të karabinierëve italianë të paktën 27 persona kanë gjetur vdekjen nga tërmeti